Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë shkaktuar tharjen e liqenit të Vërmicës, i ndodhur në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Hapësira e shteruar e liqenit është shndërruar në livadh ku kullosin bagëtitë.
Në shtratin e liqenit pranë pikës doganore të Morinës, dallohen qartë gjurmë që zakonisht mbulohen nga uji, mes të cilave Dogana e rruga e vjetër e kufirit.
Read more:Flakët përpijnë banesën në Lushnje, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
Për tharjen e Liqenit ka ndikuar edhe shfrytëzimi i ujit për prodhimin e energjisë elektrike në Hidrocentralin e Fierzës. Edhe niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënie të ndjeshme. Nga kuota maksimale prej 296 metrash, niveli i ujit aktualisht është rreth 279 metra.




