Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika
Sociale

Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika

• 15 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sot kalendari i krishterë ndalet në një nga ditët më të shenjta për besimtarët, Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari. Një ditë që kujton fjetjen, ngjalljes dhe lavdërimin e Virgjëreshës, e cila njihet ndryshe si “Pashka e verës” apo “Pashka e vogël.”

Fortlumturia e Tij, Joan, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, mori pjesë në meshën e veçantë të mbajtur në Kishën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses, në fshatin malor Agriadi në ishullin e Imbros. Në këtë ceremoni, ishte edhe Tërëshenjtëria e Tij, Bartholomeu, Patriarku Ekumenik.

Për këtë festë, nuk munguan as urimet nga politika përmes rrjeteve sociale.

“Festë të bekuar”, uroi kryeministri Rama për besimtarët dhe ngjashëm me të, edhe presidenti Begaj.

Kishat dhe manastiret kushtuar Hyjlindëses Mari gjatë kësaj dite janë kthyer në vende lutjeje, adhurimi dhe pelegrinazhi.

Read more:Besimtarët Orthodhoksë kremtojnë nesër ‘Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari’, festë me Shërbesa të Shenjta dhe Liturgji Hyjnore në të gjitha Mitropolitë shqiptare

Kjo ka ndodhur edhe në Manastirin e Zvërnecit ku besimtarë nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe qytetarë e pushues ndezën qirinj dhe u lutën për paqe e mbarësi.

Edhe në Apoloni, Imzot Nikolla u kujtoi të gjithëve se nuk jemi vetëm në sfidat e përditshme ndërsa u bëri thirrje edhe politikanëve për të reflektuar e bërë më të mirën.

“Ajo na mbush me gëzim dhe shpresë se në sfidat dhe vështirësitë tona nuk jemi vetëm”, tha Imzot Nikolla.

Një nga traditat e kësaj feste është edhe marrja në shtëpi e degëve të dafinës, si shenjë bekimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:19

Manastiri i Apolonisë grumbullon besimtarët për Fjetjen e Shën Mërisë, Imzot Nikolla: Nuk jemi vetëm në sfidat tona

Festa e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari është kremtuar edhe në Manastirin e Apolonisë, ku kanë mbërritur besimtarë të shumtë. Mesha e shenjtë u drejtua nga Hirësia e Tij, Imzot Nikolla, i cili e cilësoi këtë ditë si një festë të gëzueshme për mbarë besimtarët ortodoksë, të njohur ndryshe edhe si “Pashka e Verës”.

Read more:“Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin

“Festa e Hyjlindëses është festë shumë e gëzueshme për mbarë botën e krishterë ortodokse. Quhet ndryshe edhe Pashka e Verës. Ajo na mbush me gëzim dhe shpresë se në sfidat dhe vështirësitë tona nuk jemi vetëm”, tha Imzot Nikolla.

Gjatë liturgjisë u lut edhe për udhëheqësit e vendit, me thirrjen që ata të kenë urtësi dhe të veprojnë në të mirë të qytetarëve.

“Zoti t’i ndriçojë udhëheqësit tanë me urtësinë e Tij, që të bëjnë veprat e duhura për të mirën e kombit dhe qytetarëve tanë”, tha Imzot Nikolla.

Besimtarët ndoqën shërbesat, ndezën qirinj dhe uruan njëri-tjetrin për shëndet, paqe e harmoni në familje. Kjo ditë bashkon besimtarët ortodoksë në lutje dhe adhurim.

Ora 12:11

‘Festë të bekuar’, kryeministri Rama uron besimtarët për Fjetjen e Shën Mërisë

Kryeministri Edi Rama u ka uruar besimtarëve të krishterë Festën e Fjetjes së Shën Mërisë. “Festë të bekuar” shprehet ai në postimin e tij në rrjetet sociale.

Read more:“Biznesi që paguan çdo taksë, kontrollohet për çdo presje!”/ Genti Progni: Kemi normalizuar anormalen, drejtësia s’mund të jetë privilegj, dorëheqje qeverisë!

“Dita e shenjtë e Festës së Fjetjes së Shën Mërisë. Për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë, një festë të bekuar”, shkruan Rama.

Ora 11:36

Besimtarët festojnë për Shën Mërinë në Manastirin e Zvërnecit, urojnë njëri-tjetrin për ‘Pashkën e verës’

Besimtarë të shumtë nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe qytetarë e pushues, u mblodhën këtë 15 gusht në Manastirin e Zvërnecit për të kremtuar fjetjen e Shën Mërisë, një prej festave më të rëndësishme të kalendarit të krishterë.

Qirinjtë e ndezur, lutjet për shëndet, paqe e mbarësi shoqëruan pelegrinazhin në një prej monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore e fetare në jug të vendit.

“Lavdi Perëndisë dhe sivjet na dha mundësinë Perëndia të festojmë së bashku, siç i themi në gjuhën tonë popullore, Pashkën e Vogël ose Pashkën e Verës. Dhe pse themi Pashkë? Sepse fjala Pashkë në kuptimin e vet është kalim. Sot festojmë ndryshimin e jetës së Shën Mërisë, kalimin e saj nga kjo botë në qiell, pranë Birit të saj dhe Perëndisë”, thotë At Jani Tereziu.

Një tjetër traditë e kësaj dite është marrja e degëve të dafinës nga manastiri.

Read more:LIVE- Diaspora mbush Bulevardin! Mbyllen fjalimet, nis marshimi masiv i qytetarëve. Oshëtijnë thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen!

“Dafina në Kishën Ortodokse ka kuptimin e saj në të Dielën e Dafinave, për hyrjen triumfale të Zotit Jezu Krisht në Jerusalem. Por sot nuk ka ndonjë kuptim të veçantë fetar. Është një traditë popullore e fshatrave përreth, që e marrin si bekim nga manastiri, por edhe e përdorin si zahire për dimër”, shpjegon ai.

Për shumë prej besimtarëve, kjo ditë është një moment i veçantë lutjeje dhe falënderimi.

“Shën Mëria është e të gjithëve. Dafinën e mora si shenjë për Shën Mërinë.”

“Unë erdha nga Greqia, por shtëpinë e kam këtu. Vij një herë në vit, kur është kjo ditë.”

“Është dita e nënës së të gjithëve. E gjithë botës është nëna.”

Read more:Besimtarët festojnë për Shën Mërinë në Manastirin e Zvërnecit, urojnë njëri-tjetrin për ‘Pashkën e verës’

Në fund të ceremonisë, besimtarët u larguar nga manastiri me degët e dafinës dhe urimet për njëri-tjetrin, duke e mbyllur këtë ditë feste me shpresë për ditë më të mira.

Ora 10:35

Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë

1786783065_begaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, një nga të kremtet më të rëndësishme të kalendarit ortodoks.

“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë në mbarë vendin: Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari!”, shkruan ai krah një fotoje duke ndezur qirinj.

Kjo ditë përkujton fjetjen, ngjalljen dhe lavdërimin e “Nënës” së Zotit, Jezu Krisht, ndërsa konsiderohet si “Pashka e verës” dhe paraprihet nga një periudhë kreshme.

Lexo edhe
Sociale

Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)

Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

Tags: #at jani tereziu #Bajram begaj #Dafina #Edi Rama #Familje #feste #Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari #fjetja e shen merise #kryepeshkop Joani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
Nga të njëjtat tag-e
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 8 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 1 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 1 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 1 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), sëmundja fatale që prek bagëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

Bashkia e Tiranës ka rinisur prej disa javësh procesin e evidentimit të objekteve të palegalizuara, duke u bërë…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në vendin, duke e çuar në dy numrin…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by