Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, 7 të lënduar në spital! 5 pacientë dërgohen në Tiranë, 2 prej tyre te ‘Trauma’ (VIDEO)
Kronikë

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, 7 të lënduar në spital! 5 pacientë dërgohen në Tiranë, 2 prej tyre te ‘Trauma’ (VIDEO)

• 16 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një zjarr ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhet edhe një hotel. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht në lokalin në katin e parë të godinës, dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku ndodhej hoteli, si dhe në fasadën e pallatit.

Burimi kanë qenë dy frigoriferët në hyrje të lokalit që dyshohet se kanë pësuar defekt në qarkun elektrik.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Ndërkohë, godina fillimisht është evakuuar për shkak të rrezikut.

Read more:“Rama iku me gushtin!”, aktivisti Edison Lika nga protesta: Shtatori do të bëjë gati valixhet e kryeministrit për largim nga pushteti

Si pasojë e zjarrit, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Sipas të dhënave paraprake, 7 persona janë transportuar në spital, nga të cilët 3 prej tyre janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Katër të tjerë ndodhen në sallën e operacionit. Mësohet se këta të fundit janë në gjendje të qëndrueshme, ndonëse me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjashtë prej të lënduarve janë shqiptarë të Kosovës, ndërsa një tjetër është nga Rrësheni. Veç tyre, kishte edhe turistë të huaj nga Polonia e Ukraina.

Read more:11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, një pjesë e personave që ndodheshin në godinë kanë dalë nga dritaret, duke u hedhur prej tyre.

E gjithë godina është shkrumbuar thuajse plotësisht. Shërbimet e Policisë dhe strukturat përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 07:46

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura

Një pushues nga Polonia ka treguar si e kuptuan që në hotelin Brooklyn në Lungomaren e Vlorës ku po qëndronin, kishte rënë zjarr.

Read more:Aksident në Malin e Tomorrit, makina del nga rruga, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja dërgohen te ‘Trauma’ (VIDEO)

“U zgjuam natën, nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura. U hodhëm nga dritarja, thirrëm për ndihmë. Kaq. Jam nga Polonia. Ora ishte rreth 4 e mëngjesit”, thotë djali.

Ora 07:42

Zjarri në hotelin në Vlorë, Report Tv siguron momentin kur pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar (VIDEO)

Report Tv ka siguruar momentin kur pushuesit brenda hotel Brooklyn në Lungomaren e Vlorës që mori flakë këtë mëngjes, përpiqen të shpëtojnë. Kamera e sigurisë konfirmon dëshminë e tyre se për të shpëtuar janë hedhur nga ballkoni. Nga ndërtesa del tym i dendur, ndërsa ata kalojnë bordurat mbrojtëse të ballkoneve dhe hidhen.

Read more:Po zbriste mjetin lundrues nga karroceria, shpërthimi i tubit të gazit lë të plagosur 39-vjeçarin në Velipojë

Ora 07:37

Zjarri te hoteli në Lungomare, shefi i reanimacionit në Vlorë: 3 pacientë me djegie i dërguam në Tiranë, 2 te Trauma! Një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)

Nga personat e dëmtuar në zjarrin që përfshiu hotelin në Lungomare të Vlorës, gjashtë kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, nga të cilët pesë prej tyre janë dërguar për trajtim më të specializuar në Tiranë. Dy persona janë nisur drejt ‘Traumës’, tre në departamentin e djegieve në QSUT, ndërsa njëri prej të dëmtuarve po trajtohet në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Vlorës. Në gjendje të rëndë shëndetësore është një vajzë, e cila ka pësuar djegie në pothuajse 100% të sipërfaqes së trupit.

“Ishte situatë shumë emergjente, ishin 6 pacientë të dëmtuar nga ekspozimi. Ishin në katin e dytë. 3 ishin të djegur rëndë dhe 2 ishin hedhur nga kati i dytë, kishin pësuar fraktura të kolonës. Dy prej tyre i nisëm në qendrën e Traumës sepse s’kishin djegie dhe 3 në repartin e djegieve. Patëm lajmërim të të gjithë ekipit, ishin të gjithë në gatishmëri. Kanë mbërritur rreth orës 4 e gjysmë. Një paciente që rrezikon jetën ishte djegur pothuajse 100%, një 50%. Ishin mosha të reja, 25-30 vjeç. Ishin nga Prishtina, Lipjani dhe njëri pacient nga Rrësheni”, thotë shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj.

Read more:Dhunoi kunatën, nipi e kërcënon me armë! Arrestohet xhaxhai, në kërkim 19-vjeçari, 3 nën hetim

Ora 07:08

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova rrëfen ngjarjen: Ishim në gjumë, pamë tym në korridor! Kërcyem nga ballkoni (VIDEO)

Një prej pushuesve nga Kosova që ndodhej në hotelin i cili mori flakë në orët e para të mëngjesit rrëfen nga barela ku ndodhet në spital momentin e parë që kuptuan se kishte rënë zjarr.

“Ishim në gjumë në orën 4 të mëngjesit, nuk e di. Dolëm në korridor, pamë shumë tym. Mbyllëm derën, shkuam në ballkon, flakë. Kërcyem nga ballkoni, kam rënë në beton a nuk e di”, thotë i riu.

Lexo edhe
Kronikë

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 7 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)

Kronikë

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 7 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)

Tags: #defekt #djali #djegie #flakë #Kamera #Kosova #Lipjani #Vlore #zjarr

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 7 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 7 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, 7 të lënduar në spital! 5 pacientë dërgohen në Tiranë, 2 prej tyre te ‘Trauma’ (VIDEO)
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, 7 të lënduar në spital! 4 në sallë operacioni, 3 dërgohen drejt Tiranës (VIDEO)
  • Mesazhet mashtruese, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta, synojnë marrjen e të dhënave bankare dhe personale
Nga të njëjtat tag-e
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 7 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 7 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, 7 të lënduar në spital! 4 në sallë operacioni, 3 dërgohen drejt Tiranës (VIDEO)
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 19 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 15 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 12 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 7 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhet edhe një hotel. Sipas…

• 16 minuta më parë • 7 min lexim
Kronikë

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 7 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhet edhe një hotel. Sipas…

• 47 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, 7 të lënduar në spital! 5 pacientë dërgohen në Tiranë, 2 prej tyre te ‘Trauma’ (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhet edhe një hotel. Sipas…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by