Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Rama publikon guidën turistike për Nepravishtën, 8 arsye pse duhet vizituar fshati i bukur i Libohovës (FOTO)
Sociale

Rama publikon guidën turistike për Nepravishtën, 8 arsye pse duhet vizituar fshati i bukur i Libohovës (FOTO)

• 16 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nepravishta, një prej fshatrave karakteristikë të zonës së Libohovës, 20 kilometra nga Gjirokastra, është destinacioni i radhës që promovon kryeministri Edi Rama nga Shqipëria turistike. Përmes një guide vizuale të publikuar këtë të dielë në rrjetet sociale, ai prezanton tetë ndalesa që ndërthurin historinë, natyrën, traditën dhe mikpritjen vendase.

Në postimin e tij, Rama fton vizitorët të zbulojnë fshatin jo vetëm përmes monumenteve dhe peizazheve, por edhe përmes përvojave që lidhen me jetën e përditshme të banorëve.

“Aty ku çdo shteg të çon te një xhami e vjetër, te një oborr prodhuesi vaji ulliri, patjetër në tavolinën e një familjeje, edhe një ecje në kodrat e Buretos me shijimin e mjaltit dhe natyrës”, shkruan ai.

Read more:LIVE- Revoltë kundër të gjithë klasës politike! “Rama në burg, Berisha në burg”, protestë mbarëkombëtare: Edi Rama jep dorëheqjen

Guida nis nga Ballkoni i Fshatit, pika panoramike që ofron pamje mbi Nepravishtën, Luginën e Drinos dhe vargmalet përreth. Më pas itinerari vazhdon me një përvojë kulinarie në një familje vendase, ku vizitorët mund të provojnë gatime tradicionale, përfshirë lakrorin me thërrime, një nga recetat karakteristike të zonës.

Një tjetër ndalesë është Hadrianopoli, ku ruhen gjurmët e qytetit antik, ndërsa më tej guida sugjeron një vizitë në një bletari familjare për t’u njohur me prodhimin e mjaltit dhe traditën që e shoqëron.

Read more:Tre arinj hyjnë në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit

Itinerari vijon te Teqeja e Melanit, mes selvive dhe kopshteve të saj, më pas në livadhet e Revanit, të njohura për shtigjet panoramike, dhe në Lagjen e Poshtme të Nepravishtës, ku shtëpitë prej guri dhe oborret me trëndafila ruajnë arkitekturën tradicionale të fshatit.

Ndalesa e fundit është mali i Buretos, ku ecja në natyrë shpërblehet me pamje të gjera mbi gjithë zonën, duke e mbyllur itinerarin me një nga pikat më panoramike të Nepravishtës.

Read more:Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë

Përmes kësaj guide, Nepravishta prezantohet si një destinacion ku vizita nuk kufizohet vetëm te peizazhi apo monumentet. Çdo ndalesë lidhet me një përvojë, qoftë një shëtitje në natyrë, një takim me prodhues vendas apo një vakt në një familje të zonës, duke i dhënë vizitorëve mundësinë të njohin nga afër traditat dhe jetën e përditshme të këtij fshati në jug të vendit.

Lexo edhe
Sociale

Temperatura deri në 35 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Sociale

Lezhë/ Radhë të gjata automjetesh në zonën e ‘Ranës së Hedhun’, mijëra pushues të bllokuar prej orësh (VIDEO)

Tags: #Edi Rama #Familje #Foto #Gjirokaster #Guri #Libohove #Mali #NEPRAVISHTE #Oborr

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Temperatura deri në 35 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Lezhë/ Radhë të gjata automjetesh në zonën e ‘Ranës së Hedhun’, mijëra pushues të bllokuar prej orësh (VIDEO)
  • Bijtë e Kryeziut rikthehen në festën e fshatit të Gjeçovit, kryebashkiaku Curri: Të mos lejojmë shkrirjen e bashkisë!
  • Të moshuarit e vetmuar, ndër banorët e paktë të fshatrave të Veriut! Lulash Nika nuk e braktis vendlindjen, fshatin Qebik të Fushë-Arrëzit
  • Mbi 100 notarë sfiduan njëri-tjetrin në Pogradec, përfundon maratona ‘Agron Ruvina’, ja fituesit e këtij edicioni (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Gjyqi që mund të tronditë Metën, Instagram dhe Facebook përballen me ndryshime të mëdha
  • Protesta e 79-të/ Qytetarët të vendosur, kërkohet dorëheqja e Ramës
  • Dorëheqja e Ramës e panegociueshme! 4 orë revoltë/ Mbyllet dita e 78-të e protestave kundër klasës politike, diaspora mbushi sheshet dhe rrugët e kryeqytetit
  • “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale
  • “Nesër më shumë”, mbyllen fjalimet e protestës së 78/ Mijëra qytetarë në shesh nisin marshimin me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 14 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 11 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 11 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Temperatura deri në 35 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe…

• 24 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Lezhë/ Radhë të gjata automjetesh në zonën e ‘Ranës së Hedhun’, mijëra pushues të bllokuar prej orësh (VIDEO)

Mijëra pushues e turistë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.…

• 58 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Bijtë e Kryeziut rikthehen në festën e fshatit të Gjeçovit, kryebashkiaku Curri: Të mos lejojmë shkrirjen e bashkisë!

Shumë fshatra në veri të Shqipërisë kanë nisur organizimin e festave që synojnë rikthimin në vendlindje të të…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by