Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarri përfshiu hotelin në Vlorë, Albin Kurti reagon për kosovarët e lënduar: Jemi të tronditur!
Kronikë

Zjarri përfshiu hotelin në Vlorë, Albin Kurti reagon për kosovarët e lënduar: Jemi të tronditur!

• 16 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zjarri në hotelin në Vlorë ka sjellë reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se autoritetet po e monitorojnë nga afër gjendjen e qytetarëve kosovarë të lënduar dhe janë në komunikim me institucionet shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shkruan se katër shtetas të Kosovës janë lënduar nga zjarri, tre prej të cilëve po trajtohen në Tiranë dhe një në Vlorë.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë. Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruan Kurti.

Read more:Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, 7 të lënduar në spital! 5 pacientë dërgohen në Tiranë, 2 prej tyre te ‘Trauma’ (VIDEO)

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit në hotelin “Brooklyn” në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas policisë, flakët dyshohet se u shkaktuan nga djegia e prizës së një frigoriferi në restorantin e hotelit dhe më pas u përhapën në godinë. Gjashtë persona mbetën të lënduar, mes tyre pesë shtetas të Kosovës dhe një nga Rrësheni. Pesë të plagosur u transportuan për mjekim në Tiranë, ndërsa një vajzë ndodhet në gjendje shumë të rëndë, me djegie në pjesën më të madhe të trupit. Disa prej pushuesve u detyruan të hidhen nga ballkonet për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit.

Lajmi kryesor:

Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:03

Zjarri me 6 të plagosur në hotelin në Vlorë, kryebashkiakja Mersini: Në kontakt me familjarët e të dëmtuarve! Do vendosim zjarrfikëse të vogla në pika të ndryshme të qytetit

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka reaguar për zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu restorantin dhe më pas hotel ‘Brooklyn’ në Lungomare të Vlorës, ku u plagosën 6 persona.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mersini njoftoi se pas ngjarjes, sëbashku me drejtuesin e operatorëve turistikë, Vasil Bedinin u mblodhën për të diskutuar se çfarë duhet bërë më mirë dhe më shpejtë në situata të tilla.

Read more:Kurti godet Ramën, nderon ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtari i paepur i lirisë

Mersini paralajmëroi gjithashtu krijimin e disa ministracioneve të vogla për forcat zjarrfikëse, duke lënë mjete të vogla zjarrfikëse në të gjithë qytetin.

“Do lëmë zjarrfikëse të vogla në disa pika të qytetit. Mund të lëmë një ministacion përshembull në qendër të lungomares”, tha mes të tjerash Mersini gjatë mbledhjes.

Në përfundim Mersini theksoi se është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët dhe qendrat spitalore ku secili prej të plagosurve nga zjarri në hotel Brooklyn po merr kujdesin mjekësor.

Read more:“Socialistët po djegin teserat e partisë së krimit”/ Berisha: Kërcënimet e Ramës dhe as temperaturat e larta s’i ndalin protestat

Reagimi i Mersinit:

Pas situatës së vështirë të krijuar nga zjarri në Vlorë, shqetësimi ynë i parë mbetet shëndeti dhe siguria e çdo qytetari e pushuesi të prekur.

Sot, me ekipin e Bashkisë, së bashku me drejtuesin e operatorëve turistikë, Vasil Bedinin dhe Anisën, si përfaqësuese e biznesit, u mblodhëm për të diskutuar me përgjegjësi çfarë duhet të bëjmë më mirë dhe më shpejt në përballimin e situatave të tilla.

Read more:S680 Guard është një Mercedes luksoz i blinduar me stil dhe motor V12

Së pari si mjeke, si nënë e pastaj me të gjitha përgjegjësitë e kryetarit të bashkisë, jam në kontakt të vazhdueshëm me familjarët dhe qendrat spitalore ku secili prej tyre po merr kujdesin mjekësor.

Uroj me gjithë zemër që çdonjëri prej të prekurve të ketë shëndet të plotë dhe që situata të tilla të mos përsëriten, por kur përballemi me to, duhet të jemi pranë njerëzve dhe të reagojmë menjëherë, të gjithë bashkë.

Lexo edhe
Kronikë

Banorët e Marinzës kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë për qiratë e tokave! Bufi premton negociatat me ‘Bankers’

Kronikë

I riu përplas me taksi në trotuar 66-vjeçarin në Durrës, i moshuari ndërron jetë! Shpëtojnë mrekullisht 4 persona të tjerë (EMRAT+VIDEO)

Tags: #Albin kurti #Brunilda Mersini #djegie #Frigoriferi #hotel brooklyn #Komunikim #kontakt #Vlore #zjarr

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Banorët e Marinzës kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë për qiratë e tokave! Bufi premton negociatat me ‘Bankers’
  • I riu përplas me taksi në trotuar 66-vjeçarin në Durrës, i moshuari ndërron jetë! Shpëtojnë mrekullisht 4 persona të tjerë (EMRAT+VIDEO)
  • Lejoi ndërtimin pa leje të ‘Copacabana’ nën dyshimet për ryshfet, Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllarin!
  • Zjarret/ Nga Dajti në Gurë-Lurë të Dibrës, ende 7 vatra aktive! Vijon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve
  • Zjarret/ Nga Dajti në Gurë-Lurë të Dibrës, ende 7 vatra aktive! Vijon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarri në hotelin në Vlorë vë në lëvizje institucionet, shtohen kontrollet në hotele! Në fokus sistemet e sigurisë dhe masat kundër zjarrit, Gonxhja: Siguria e pushuesve, prioritet absolut!
  • Lejoi ndërtimin pa leje të ‘Copacabana’ nën dyshimet për ryshfet, Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllarin!
  • Zjarret/ Nga Dajti në Gurë-Lurë të Dibrës, ende 7 vatra aktive! Vijon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve
  • Zjarret/ Nga Dajti në Gurë-Lurë të Dibrës, ende 7 vatra aktive! Vijon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve
  • Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë nga Italia brenda ditës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 46 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 15 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje antisistem/ Diaspora vijon marshimin drejt Kryeministrisë, ironi me deputetët socialistë, thirrje Ramës të japë dorëheqjen 9 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Banorët e Marinzës kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë për qiratë e tokave! Bufi premton negociatat me ‘Bankers’

ROSKOVEC – Përplasja mes banorëve të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë dhe kompanisë Bankers Petroleum për pagesën e qirave të…

• 60 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

I riu përplas me taksi në trotuar 66-vjeçarin në Durrës, i moshuari ndërron jetë! Shpëtojnë mrekullisht 4 persona të tjerë (EMRAT+VIDEO)

Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e sotme në Durrës, ku një 26-vjeçar ka përplasur me një…

• 60 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Lejoi ndërtimin pa leje të ‘Copacabana’ nën dyshimet për ryshfet, Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllarin!

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by