Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e sotme në Durrës, ku një 26-vjeçar ka përplasur për vdekje një 66-vjeçar.
Ngjarja është regjistruar në lagjen 13, rreth orës 10:30.
Pas aksidentit 66-vjeçari me inicialet Fezi Dine u transportua drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Read more:Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës
Drejtuesi i automjetit, Aldi Talelli është shoqëruar në Komisariat, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë




