DURRËS-Një aksident tragjik u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku tre të rinj humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manëz.
Sipas policisë, 25-vjeçari Kleo Vrioni humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe u përplas me një bordurë betoni. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e mjetit dhe dy pasagjerët, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, shtetase italiane, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç, të cilët humbën jetën në vendngjarje. Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli ishin martuar këtë të dielë, por humbën jetën tragjikisht nga përplasja.
Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 26 vjeç, dhe një 16-vjeçar me inicialet K. D. Të dy u transportuan drejt Tiranës për mjekim të specializuar, ndërsa 16-vjeçari Vrijoni mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve, të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në zonën e Maminasit, ndërsa paraprakisht dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi.
Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë përmasat e rënda të aksidentit. Automjeti është shkatërruar plotësisht nga përplasja, ndërsa në vendngjarje kanë mbetur të shpërndara pjesë të tij. Makina është larguar më pas me karrotrec, ndërsa policia vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.
Njfoftimi i policisë
Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
FOTO-LAJM/ Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, ky është çifti i të rinjve që u martuan të dielën

Foto: Sara Brugentelli dhe Kleo Vrioni
Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Kleo Vrioni, Sara Brugentelli dhe 3 të tjerë ishin duke u kthyer nga një lokal nate kur i riu 25-vjeçar humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një bordurë betoni.
Ndërruan jetë pas aksidentit tragjik, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh (VIDEO)
Kleo Vrioni, drejtuesi i mjetit që ndërroi jetë pas aksidentit tragjik ishte martuar vetëm disa ditë më parë (të dielën) me të renë italiane me Sara Brugentelli, e cila gjithashtu ndërroi jetë.
Sipas informacioneve paraprake të rinjtë kishin qenë në një lokal nate në Maminas dhe po ktheheshin.
Ndërkohë dyshohet se 25-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi.




