Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së për arkivimin e ankesave ndaj prokurorit Dado! Kërkon fillimin e hetimit disiplinor ndaj tij
Kronikë

Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së për arkivimin e ankesave ndaj prokurorit Dado! Kërkon fillimin e hetimit disiplinor ndaj tij

• 19 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë vendimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesave ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, duke kërkuar “shfuqizimin e vendimit dhe fillimin e hetimit disiplinor”.

Sipas ankimit, ILD ka zbatuar një standard të gabuar ligjor. Veliaj pretendon se, në vend që të vlerësonte nëse ekzistonte “dyshim i arsyeshëm për fillimin e hetimit”, ILD i ka kërkuar praktikisht atij të provojë që në këtë fazë përgjegjësinë përfundimtare të prokurorit.

Read more:‘Demokratët Europianë’: Qëndrimi në paraburgim i Veliajt, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti i masës së sigurisë, në raport me mandatin e tij si kryebashkiak

Në qendër të ankimit është pretendimi për një konflikt interesi të prokurorit Ols Dado. Sipas Veliajt, Dado dyshohet se ka pasur interesa si bashkëpronar/përfitues në një zhvillim ndërtimor të miratuar nga Bashkia Tiranë dhe se ka komunikuar me kryebashkiakun në periudhën përkatëse, përpara se të bëhej pjesë e grupit që hetoi Veliajn. Në ankim argumentohet se ILD nuk ka analizuar në mënyrë të mjaftueshme mundësinë e një konflikti interesi, si dhe çështjen nëse prokurori kishte detyrimin të deklaronte interesin apo të hiqte dorë nga çështja.

Veliaj ngre gjithashtu dyshime mbi ligjshmërinë e emërimit fillestar të Ols Dados si prokuror. Sipas ankimit, ILD nuk ka administruar disa prova që pala i konsideron thelbësore dhe që pretendon se institucioni kishte kompetencë t’i siguronte vetë, mes tyre dosjen e plotë të lejes së ndërtimit, aktet e pronësisë, deklarimet e interesave, komunikimet dhe dokumentacionin mbi emërimin dhe statusin e magjistratit.

Read more:Vendimi i Administratives për Dadon, Veliaj: Padia jonë nuk u rrëzua, ajo nuk u lejua të shqyrtohej! Gjykata nuk hyri në themelin e pretendimeve tona, mohoi aksesin efektiv

Në ankim ngrihet gjithashtu pretendimi për konflikt interesi të vetë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Sipas Veliajt, në vitin 2008, Metani, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Prokurorisë dhe përfaqësuesit të Presidentit, ka marrë pjesë në procedurë institucionale që lidhej me emërimin e Dados. Sipas ankimit, Metani është vendosur kështu në pozitën për të kontrolluar sot ligjshmërinë e një procedure në të cilën kishte marrë pjesë vetë.

Read more:Ilir Beqaj i drejtohet Gjykatës së Lartë: Askush s’mund të deklarohet fajtor nga të dhënat e mbledhura në mënyrë të paligjshme!

Erion Veliaj kishte kërkuar edhe në Gjykatë Administrative pavlefshmërinë e dekretit të emërimit të prokurorit Ols Dado, sot hetuesi i posaçëm që ka në dorë çështjen penale ndaj tij. Por, Gjykata nuk pranoi shqyrtimin e padisë, ndërsa mbrojtja e kryebashkiakut tashmë e ka ankimuar vendimin në Apelin Administrativ.

Lexo edhe
Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Tags: #arrestimi i erion veliajt #artur metani #erion veliaj #Gjykata #ild #KLP #Mbrojtja #ols dado

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
Nga të njëjtat tag-e
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 6 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Partia Demokratike priti deri ditën e 12 të protestave të dhunshme në Tiranë për të dalë hapur si…

• 16 orë më parë • 25 min lexim
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 11-të, ndonëse me tkurrje të ndjeshme të numrit të qytetarëve…

• 2 ditë më parë • 8 min lexim
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin