Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ilir Beqaj i drejtohet Gjykatës së Lartë: Askush s’mund të deklarohet fajtor nga të dhënat e mbledhura në mënyrë të paligjshme!
Aktualitet

Ilir Beqaj i drejtohet Gjykatës së Lartë: Askush s’mund të deklarohet fajtor nga të dhënat e mbledhura në mënyrë të paligjshme!

• 3 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka publikuar nëpërmjet avokatit të tij, Ermal yzeiraj, një letër që ja ka dërguar Gjykatës së Lartë ku thekson se të dhënat digjitale që mbështetet akuza ndaj tij janë marrë në mënyrë të paligjshme.

***

Administrimi i paligjshëm i provave digjitale

(Letër publike drejtuar Gjykatës së Lartë)

E nderuar Gjykatë e Lartë,

Po ju drejtohem publikisht për një çështje që prek drejtpërdrejt të drejtat e qytetarëve dhe rregullsinë e procesit penal në Shqipëri: mënyrën se si mblidhen, sekuestrohen, administrohen dhe ekzaminohen provat digjitale.

Neni 32, pika 2, i Kushtetutës sanksionon: “2. Askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme.”

Ekziston një opinion i gjithëpranuar se nenet 208/a dhe 209 të Kodit të Procedurës Penale nuk i përgjigjen më si duhet realitetit të sotëm teknologjik. E ka shprehur GJK në arsyetimin e saj me vendimin për çështjen E. Qyno (prill 2025). E deklaroi edhe kreu i SPAK në raportimin vjetor në KLP para pak ditësh.

Shqetësues është edhe fakti se standardet e Konventës së Budapestit (ratifikuar me ligjin 8888), sidomos ato që lidhen me masat procedurale për provat digjitale, nuk po zbatohen në praktikën e drejtësisë penale. Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar nga Kuvendi prevalon edhe ndaj KPrP-së.

Read more (ilir beqaj):Gjyqi për dosjen ‘SASPAC’, GJKKO rrëzon kërkesën e Beqajt për të dalë nga kafazi

Edhe vendimi njësues i dhjetorit 2021 i Gjykatës suaj për çështjen Lapsi.al nuk duket se po respektohet si standard i qartë orientues. Ndërkohë, dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2025, në çështjet E. Qyno dhe O. Ymeraj, nuk e kanë zgjidhur plotësisht këtë problem.

Ja si po e zbaton SPAK vendimin 44/2025 të GJK-së (në vijim pjesë nga një kërkesë):

________________________________________

“Nga analizimi i të dhënave të ruajtura në këto pajisje të sekuestruara vlerësohet se mund të gjenden të dhëna si më poshtë:

• Të dhëna në lidhje me aktivitetin e përdoruesit në internet (historia e navigimit në internet, shkarkime nga interneti, logime në internet, kërkime të kryera në internet, kërkime të kryera në hartat Google etj.);

• Postime/komente/statuse në rrjetin social Facebook;

• Komunikime në aplikacione të ndryshme të instaluara në aparatet;

Read more (Google):A keni një Fitbit? Bëjeni këtë deri më 19 maj ose do t'i humbisni të dhënat tuaja përgjithmonë.

• Skedarë multimedia (audio, fotografi dhe video);

• Të dhëna nga posta elektronike (e-maile) të plota dhe në formë të pjesshme dhe skedarë (multimedia dhe dokumente) të shkëmbyer si skedarë bashkëngjitur (attachments) e-maileve;

• Dokumente të formateve të njohura si Excel, PowerPoint, Word (Open Office), PDF etj.;

• Artefakte të aktivitetit të përdoruesit në kompjuter (si pajisjet USB/hard disk/CD/DVD të lidhura me kompjuterin, historiku i skedarëve dhe dokumenteve të hapura apo të aksesuara në kompjuter, programet e instaluara dhe përdorimi i tyre etj.).”

“Në lidhje me materialin që duhet kërkuar dhe përzgjedhur për këqyrjen e të dhënave, Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj nr. 44, datë 29.07.2025, ka vendosur një standard të ndryshëm nga ai që është zbatuar deri më sot, në lidhje me kërkimin dhe analizimin e të dhënave të gjetura në pajisjet kompjuterike.”

“Ndër fjalët e kërkimit mund të përdoren, por pa u kufizuar në to, janë:”

“Gjithashtu, në rast se gjatë kërkimit si më sipër do të merret njoftim në mënyrë rastësore mbi fakte penale të tjera, që nuk i shërbejnë objektivave të hetimit në kuadër të procedimit penal xxxx, që mund të japin njoftim mbi fakte dhe rrethana që lidhen me ndonjë vepër tjetër penale, të ndryshme nga ato që po hetohen në kuadër të procedimit xxxx, kërkojmë gjithashtu vijimin e mbajtjes nën sekuestro, duke u urdhëruar ruajtja kompjuterike nëpërmjet kopjimit në një pajisje të veçantë dhe ruajtja dokumentare e këtyre të dhënave kompjuterike, duke u dokumentuar ky evidentim në procesverbalin përkatës.”

Read more (Facebook):“Si të bëj djalë?”: Tregu i këshillave, miteve dhe boshllëqeve ligjore në Kosovë

________________________________________

Së fundi, kreu i SPAK, në raportimin vjetor në KLP, deklaroi se “prokuroria ka ngritur edhe një grup pune të posaçëm për të bërë një Udhëzim të Përgjithshëm me qëllim për të rregulluar nga ana juridike situatën se si ne duhet t’i bëjmë veprimet, por edhe për të unifikuar veprimet e prokurorëve.”

Një udhëzim i përgjithshëm i drejtuesit të SPAK nuk ka sesi të jetë mbi KPrP-në apo një vendim njësues/unifikues të GJL-së. Është mëse normale që, përtej vullnetit të mirë, prokuroria të jetë jo e paanshme në udhëzimin e saj.

Në praktikën penale, vazhdojnë të miratohen masa kontrolli, sekuestrimi dhe ekspertimi me formulime tepër të gjera, të cilat lejojnë ndërhyrje të thellë në jetën private të njerëzve, madje edhe kur bëhet fjalë për persona që nuk kanë asnjë status të veçantë procedural. Deri më sot, nuk shihet një reagim institucional i mjaftueshëm që t’i japë fund kësaj praktike.

KLGJ, KLP dhe ILD nuk kanë arritur të frenojnë procesin e parregullt ligjor lidhur me administrimin e provave digjitale. Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka trajtuar këtë çështje në raportimet vjetore të institucioneve të pavarura të drejtësisë. Avokati i Popullit duket se, për momentin, ka agjendë të ngjeshur ndërkombëtare.

Po sjell një rast konkret. Në një vendim për kontroll banese dhe personi, thuhet se lejohet sekuestrimi i: “Pajisje elektronike, si kompjuter, laptop, hard disqe, USB, servera për pamje filmike, aparate telefoni, pavarësisht nëse iu përkasin personave që kontrollohen, familjarëve apo personave të tjerë”.

Ky formulim është tepër i gjerë. Ai nuk bën dallim të qartë midis personit që hetohet, familjarëve të tij dhe personave të tretë. Praktikisht, ai hap rrugën që të sekuestrohen pajisje që përmbajnë të dhëna private të njerëzve që nuk janë fare palë në procedim. Dhe kur një vendim i tillë nuk ka mjet ankimi, pyetja është e thjeshtë: kush i vendos kufi kërkesave të tilla të prokurorit dhe miratimeve të tilla të gjyqtarit?

Read more (gjykata kushtetuese):3 Maji, AGK alarmon: Presione dhe gjuhë denigruese ndaj mediave në Kosovë

Shqetësimi bëhet edhe më i madh në fazën e ekspertimit. Sipas raportit publik të SPAK, në faqen 77, thuhet se në katër vitet e fundit janë ekzaminuar rreth 2000 pajisje digjitale. Ky është një numër shumë i madh. Pikërisht për këtë arsye, publiku duhet të dijë se cilat garanci ligjore dhe teknike zbatohen gjatë këtij procesi. Nga sa bëhet e ditur, këto ekzaminime kryhen nga laboratori i ekspertizës i SPAK. Në këto kushte, lind natyrshëm nevoja për transparencë të plotë, standarde të verifikueshme dhe mundësi reale kontrolli nga mbrojtja dhe nga personat e prekur.

Sot nuk ka informacion publik të mjaftueshëm për një çështje thelbësore: a është i akredituar laboratori i ekspertizës i SPAK dhe cilat standarde ISO të “digital forensic” zbaton?

“ISO/IEC 27037 (collection/preservation), ISO/IEC 27042 (analysis/interpretation), and ISO/IEC 17025 (laboratory competence)”

Nga korriku 2025 deri në janar 2026, mbrojtja ime ligjore i ka drejtuar SPAK katër kërkesa për informacion mbi akreditimin dhe standardet ISO, por deri më sot nuk ka marrë përgjigje. Kjo heshtje e përligj edhe më shumë shqetësimin.

Problemi nuk qëndron vetëm te mungesa e transparencës. Problemi qëndron edhe te vetë përmbajtja e vendimeve të ekspertimit. Në një vendim të tillë caktimi eksperti urdhërohet:

“Nga aparati celular i markës ‘IPHONE 14 Pro Max’ i sekuestruar, përshkruar më hollësisht në pjesën konstatuese, të nxirren të gjitha të dhënat si numra të regjistruar në aparat, thirrjet hyrëse dhe dalëse, SMS apo MMS, mesazhet nga aplikacionet e ndryshme, fotografitë, videot, regjistrimet audio, dokumente në formate të ndryshme etj. Të dhënat që disponohen në këtë aparat, si dhe ato të fshira, nëse mund të rikuperohen”.

Në thelb, ky është një urdhër për të marrë gjithçka. Nuk ka kufij të qartë. Nuk ka ndarje sipas periudhës kohore. Nuk ka kufizim sipas objektit të hetimit. Nuk ka filtër për të dhënat e personave të tretë. Dhe kur një vendim i tillë nuk i njoftohet personit të interesuar, ky i fundit mbetet praktikisht pa asnjë mjet efektiv kundërshtimi.

Read more (Gjykata):Ekstradohet nga Spanja shqiptari i akuzuar për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve narkotike

Në epokën digjitale, telefoni, kompjuteri apo hard disku nuk janë thjesht sende. Ato përmbajnë komunikime, fotografi, dokumente, marrëdhënie personale, kujtime familjare dhe sekrete profesionale. Prandaj, sekuestrimi i një pajisjeje nuk mund të kuptohet automatikisht si leje për të hyrë pa kufi në të gjithë përmbajtjen e tij.

Mund të jetë e nevojshme edhe ndërhyrja e ligjvënësit për të përmirësuar Kodin e Procedurës Penale.

Por deri atëherë, në përmbushje të rolit të saj për unifikimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë do të duhet të japë një standard të qartë. Ky standard do të duhet të sqarojë, pa ekuivok, kur lejohet sekuestrimi i pajisjeve të personave të tretë, nëse sekuestrimi i pajisjes lejon automatikisht kontrollin e plotë të përmbajtjes së saj, cilët janë kufijtë e ligjshëm të një urdhri ekspertimi për të dhënat digjitale dhe si garantohet njoftimi dhe e drejta e kundërshtimit për çdo person të prekur.

Sa më gjatë të vazhdojë kjo paqartësi, aq më shumë procese penale do të zhvillohen mbi prova të marra në kushte të dyshimta ligjore.

Sa më shumë të vonohet vendosja e standardeve të qarta, aq më i madh bëhet rreziku për të drejtat themelore të qytetarëve. Për këtë arsye, mendoj se është koha që Gjykata e Lartë të ndërhyjë me një vendim të ri unifikues apo njësues, ose të plotësojë standardet e vendimit të saj të dhjetorit 2021 në çështjen Lapsi.al.

Një ndërhyrje e tillë do t’u shërbente jo vetëm palëve në procese konkrete, por sigurisë juridike në Shqipëri.

Me konsideratë,

Ilir Beqaj

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Avokati i popullit #Facebook #Gjykata #gjykata e larte #gjykata kushtetuese #Google #ild #ilir beqaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Arresti me burg’ për Veliajn u kthye nga Kushtetuesja, caktohet relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë
  • Protesta e 40 kundër qeverisë/ “Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar”, revolta e qytetares: Të dalim të gjithë në shesh derisa ta rrëzojmë: Rama, Belinda në burg
  • Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
  • Revista franceze: Skandal në Shqipëri, Rama jep 4 mln euro para publike për koncertin e Kanye West. Këngëtari admiron Hitlerin
  • U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 14 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by