Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Pustec/ Në aktivitetin ku ishte dhe kryeministri maqedonas Mickoski, nuk ekzekutohet himni Kombëtar shqiptar! (VIDEO)
Sociale

Pustec/ Në aktivitetin ku ishte dhe kryeministri maqedonas Mickoski, nuk ekzekutohet himni Kombëtar shqiptar! (VIDEO)

• 21 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Hapja e Festivalit folklorik maqedonas në Pustec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe kryebashkiaku Pali Kolefski, u shoqërua me një incident. Ceremonia nisi vetëm me himinin maqedonas, duke mos ekzekutuar himnin kombëtar shqiptar. Gjithashtu si Mickoski, ashtu edhe Kolefski, gjatë fjalimeve të tyre shmangën përmendjen e emrit zyrtar Maqedoni e Veriut, duke përdorur thjesht termin Maqedoni.

Sipas protokollit, në aktivitete të tilla ku përfaqësohen të dyja palët, fillimisht ekzekutohet himni kombëtar i vendit pritës, dhe pastaj himni i shtetit tjetër.

Kryebashkiaku Kolefski u shfajësua më pas duke thënë se nuk ishte ai organizatori i aktivitetit, por shoqata VMRO-Shqipëri. Megjithatë ai shtoi se kishte kërkuar paraprakisht që të luheshin të dy himnet, gjë e cila nuk ndodhi.

Read more:Pustec/ Në aktivitetin ku ishte dhe kryeministri maqedonas Mickoski, nuk ekzekutohet himni Kombëtar shqiptar!

“I kam kërkuar programin zyrtar ku më kanë thënë që ka këngë e valle tradicionale maqedonase dhe do hapet me himnin maqedonas. Ja kam kërkuar që në momentin që do ekzekutohet himni maqedonas, duhet të jetë patjetër edhe himni shqiptar sepse është në çdo protokoll, në çdo pritje zyrtare ose hapje të ceremonive zyrtare. Duhet patjetër të jetë dhe himni i shtetit sepse ne jemi shtetas shqiptarë, jetojmë këtu dhe duhet të respektohet himni. Kërkoj ndjesë vërtet pavarësisht se nuk më takon mua sepse s’kam qenë organizator si bashki e Pustecit, si organizatore e këtij aktiviteti”, u shpreh Kolefski.

Kryebashkiaku i Pustecit, tha se kjo situatë nuk ishte pritur mirë as nga kryeministri Mickoski.

Read more:Nga Kërçova, Mickoski shuan dilemat për raportet me Fatmir Limanin

“Kam folur me kryeministrin maqedonas, ishte shumë i shqetësuar në ato momente sepse edhe unë u ndjeva shumë keq. Por ishte një moment që s’mund të reagoja fare”, theksoi Kolefski.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:09

Mickoski dhe Kolefksi nuk përdorin termin zyrtar, përmendin vetëm Maqedoni

1787253044_dtycuopp.JPG

Përtej incidentit me himnin shqiptar, si kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, ashtu dhe kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski u bënë protagonist të një tjetër shfaqjeje të përsëritur dhe nga autoritetet e tjera të larta të Shkupit. Që të dy në fjalimet e tyre, shmangën përmendjen e emrit zyrtar Maqedoni e Veriut, duke përdorur thjesht termin Maqedoni.

Read more:U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri, përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec

Në fjalën e tij Kolefksi, iu referua Mickoskit si “Kryetarit i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë” e po kështu sa herë përmendte “qeverinë e Maqedonisë”.

Mickoski po ashtu gjatë gjithë përshëndetjes së tij, duke ju drejtuar banorëve të Pustecit, pjesë e minoritetit maqedonas në Shqipëri, iu referua vetëm termit Maqedoni dhe qeveria e Maqedonisë.

Read more:Ministri belg i Mbrojtjes zgjedh Shqipërinë për pushimet verore! Theo Francken luan padel në Berat: Është bukur këtu (VIDEO)

Që kur VRMO erdhi në pushtet, pavarësisht se në dokumentat zyrtare përdoret emri Maqedoni e Veriut, në fjalimet publike zyrtarët më të lartë të Shkupit, përfshirë dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, i referohen shtetit të tyre thjesht si Maqedoni. Një zgjedhje që ka krijuar shpesh dhe përplasje diplomatike me Greqinë e cila ka kërkuar respektimin e Marrëveshjes së Prespës, se qershorit 2018, ku pala maqedonase ra dakort të ndryshojë emrin e shtetit e të pranojë variantin Maqedoni e Veriut. Falë kësaj marrëveshjeje, Greqi hoqi bllokadën e gjatë ndaj anëtarësimit të Shkupit në NATO, dhe përparimit të vendit fqinj në procesin e integrimit evropian.

Lexo edhe
Sociale

Ditë e nxehtë dhe me vranësira…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Sociale

Shkolla ‘Gjergj Fishta’ në Lezhë bëhet gati për vitin e ri shkollor, do të presë 530 nxënës dhe mësues, Rama: Kushte dinjitoze për të mësuar dhe zhvilluar talentet!

Tags: #Aktivitete #Aktiviteti #Ceremonia #festivali folklorik maqedonas #Gordana siljanovska-davkova #Himni Kombetar #Hristijan mickoski #Korce #Maqedonia e Veriut #Pali Kolefski #pustec

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ditë e nxehtë dhe me vranësira…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Shkolla ‘Gjergj Fishta’ në Lezhë bëhet gati për vitin e ri shkollor, do të presë 530 nxënës dhe mësues, Rama: Kushte dinjitoze për të mësuar dhe zhvilluar talentet!
  • Pustec/ Në aktivitetin ku ishte dhe kryeministri maqedonas Mickoski, nuk ekzekutohet himni Kombëtar shqiptar!
  • Fier/ Shembet ‘oxhaku’ gjigand në zonën e ish-Azotikut, Report Tv siguron pamjet kur hidhet në erë me tritol (VIDEO)
  • Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare ‘Pano Nikolla Meniko’ në Himarë, gati për të pritur 115 nxënës në shtator
Nga të njëjtat tag-e
  • Incident me simbolet kombëtare në Pustec – Salianji: E papranueshme mosvendosja e Himnit Shqiptar, shteti nuk negociohet
  • Shkolla ‘Gjergj Fishta’ në Lezhë bëhet gati për vitin e ri shkollor, do të presë 530 nxënës dhe mësues, Rama: Kushte dinjitoze për të mësuar dhe zhvilluar talentet!
  • Pustec/ Në aktivitetin ku ishte dhe kryeministri maqedonas Mickoski, nuk ekzekutohet himni Kombëtar shqiptar!
  • Festivali në Pustec, mungon sërish himni shqiptar/ Kryeministri Mickoski: Mbështetje për maqedonasit në Shqipëri
  • Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare ‘Pano Nikolla Meniko’ në Himarë, gati për të pritur 115 nxënës në shtator
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Balluku rrezikon mbi 30 vite burg, paratë e vjedhura janë transferuar jashtë” – Poli Hoxha: Ka ardhur koha që Edi Rama të thirret nga drejtësia 19 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë “PPP-të 35-vjeçare po grabisin të ardhmen!” – Pano Soko para Kryeministrisë: “Ramizmi” është halli më i madh! Ecin me modelin KÇK 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO) 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protesta prej 80 ditësh kundër Ramës, aktivisti Alimadhi: Kjo revoltë një moment historik për të treguar dashurinë ndaj Atdheut! 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine 8 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Ditë e nxehtë dhe me vranësira…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Shkolla ‘Gjergj Fishta’ në Lezhë bëhet gati për vitin e ri shkollor, do të presë 530 nxënës dhe mësues, Rama: Kushte dinjitoze për të mësuar dhe zhvilluar talentet!

Programi kombëtar për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, i financuar nga Qeveria Shqiptare, do të sjellë këtë vit hapjen…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Pustec/ Në aktivitetin ku ishte dhe kryeministri maqedonas Mickoski, nuk ekzekutohet himni Kombëtar shqiptar!

Hapja e Festivalit folklorik maqedonas në Pustec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan…

• 13 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by