Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Riatdhesimet nga Siria, Lamallari për Report Tv: Gjithçka vullnetare, operacioni kompleks zgjati 8 muaj! Kemi identifikuar 1/6 e shqiptarëve që jetojnë në ato kampe
Sociale

Riatdhesimet nga Siria, Lamallari për Report Tv: Gjithçka vullnetare, operacioni kompleks zgjati 8 muaj! Kemi identifikuar 1/6 e shqiptarëve që jetojnë në ato kampe

• 26 Gusht, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbuluar disa detaje nga operacioni për riatdhesimin nga Siria të dy grave Hajrije Taushani dhe Myrvete Dibra, si dhe tre fëmijëve të moshave 9-17 vjeç.

Në një lidhje live për Report Tv, Lamallari tha se operacioni ka zgjatur 8 muaj dhe sipas tij është realizuar falë bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtar, por edhe të mirë-koordinimit mes strukturave shtetërore shqiptare.

“E theksova vullnetar, sepse për të rriturit kërkohet miratimi i tyre për të ardhur në atdhe. Kjo është pjesë e punës së përditshme. Kemi 8 muaj që jemi angazhuar për këtë operacion, për të mundur komunikimin me ta dhe marrjen e dakordësisë për të ardhur këtu. Në rastin e mbrëmshëm 3 prej tyre ishin të mitur. Në total në 6 operacione, numri i personave të riatdhesuar është e verifikueshëm lehtësisht. Por për faktin që kemi të bëjmë me njerëz, nuk mund të flasim me shifra. Duhet të përmbushim detyrimin që kemi karshi shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. Pra të riatdhesojmë personat e mbetur atje. Sidomos gratë dhe të miturit, që janë marrë nga bashkëshortët. Ka edhe të mitur që kanë lindur atje, por kanë gjak shqiptari”, tha mes të tjerash Lamallari.

Më tej Lamallari shtoi se operacioni në fjalë, por edhe 5 operacionet e tjera të mëparshme, janë tejet komplekse, pasi sipas tij është e vështirë identifikimi i personave që ndodhen në kampet në Siri. Sipas Lamallarit, jo të gjithë personat që ndodhen në kamp janë bashkëpunues dhe kjo e vështirëson edhe më tej punën e shtetit shqiptar në kryerjen e riatdhesimeve.

Read more:Pas 3 ditësh në vëzhgim, kapet në flagrancë 65-vjeçari i dyshuar për disa zjarrvënie në Mirëditë, Lamallari thirrje Prokurorisë: Çojeni çështjen deri në fund! (EMRI+VIDEO)

“Në fakt janë operacione tejet komplekse. Duke qenë se flasim për zona në konflikt, të pasigurta, edhe në kuadër të funksionimit të instancave shtetërore, në kushtet në të cilat gjenden këto kampe, sigurisht që është e vështirë që të identifikosh këta persona. Jo të gjithë personat në kamp janë bashkëpunues me autoritetet. Madje ka edhe persona në kamp që kanë ndikuar në përpjekjet e shtetit shqiptar për të bërë të mundur kthimin e tyre. Pra operacioni kompleks nis me identifikimin, kredencialet diplomatike, fluturimin e sigurt për kthimin e të riatdhesuarve në atdhe, etj. Gjendja e 5 të riatdhesuarve është e kuptueshme. Situata nga ata vijnë, kërkon ndjeshmëri, profesionalizëm nga personat e angazhuar në kontaktin me ta. Janë marrë masat edhe me QSUT, që të ketë staf të specializuar mjekësor që të japë këtë ndihmë”, shtoi Lamallari.

Më tej Lamallari shtoi se riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria bëhet në mënyrë vullnetare, pra duke marrë më parë edhe mendimin e personave të moshës madhore që do të riatdhesohen.

Vetëm në rastet kur personat në fjalë kanë probleme me drejtësinë, sipas Lamallarit kryhet riatdhesim i detyruar nga shteti shqiptar.

“Ne kemi informacion për të gjithë shtetasit shqiptar që shkuan atje. Përsa i përket identitetit në kuptimin psikologjik të fjalës, unë prandaj thashë vullnetar. Pra ata zgjedhin vetë nëse do të riatdhesohen. Përgjegjësia tani është e shoqërisë shqiptare që t’i pranojë dhe të mos i paragjykojë. S’më ndahet nga mendja takimi me fëmijën që ishte pjesë e grupit. I shkëlqenin sytë. Kjo është shtëpia e tij. Unë uroj që ai ta harrojë shumë shpejtë situatën e kaluar atje”, vijoi më tej Lamallari.

Read more:Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)

Për Lamallarin, nuk është me rëndësi vetëm riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, por edhe riintegrimi i tyre në shoqëri.

“Në vitet e fundit ne kemi pasur operacione të suksesshme. Objektivi përfundimtar është jo vetëm riatdhesimi, por edhe riintegrimi në shoqërinë shqiptare. Në urdhrin e kryeministrit janë përfshirë të gjitha ato instanca shtetërore që dinë se çfarë të ofrojnë. Qëllimi final është edhe punësimi i tyre. Ripranimi nga familja është ai kontakti i parë jetik shumë i rëndësishëm. Përsa i përket banesave, në rastet kur personi i riatdhesuar nuk ka pasur një banesë, personi është ndihmuar nga shteti shqiptar në bashkëpunim me partnerë të jashtëm”, nënvizoi Lamallari.

Në përfundim Lamallari tha se rreth 1/6 e shqiptarëve që jetojnë në kampet në Siri janë identifikuar nga shteti shqiptar dhe puna do të vijojë për të bërë të mundur riatdhesimin e tyre.

“Rreth 1/6 e personave që ne mendojmë se kanë mbetur ende në këto kampe (17), sigurisht që janë identifikuar nga strukturat tona. Ne nuk do të rreshtim derisa të bëjmë të mundur riatdhesimin vullnetar të tyre. Fakti që mbaroi ky operacion nuk do të thotë se mbaroj e gjitha. Ne jemi në tratativa të vazhdueshme për kthimin e të gjithë personave. Nuk ka kurrësesi rikthime të detyruara. Ne mund të rikthejmë me detyrim vetëm persona që duhet t’i përgjigjen drejtësisë. Të gjitha rastet që janë kthyer deri më sot, kanë qenë të mundura bazuar në themelin e zgjedhjes së tyre të bërë vullnetarisht për t’u rikthyer këtu”, përfundoi Lamallari.

Read more:Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:36

Riatdhesimet nga Siria, zv/ministrja: Kërkuan të vinin në Shqipëri! Fëmijët e ardhur më parë janë integruar në shkolla, bëjnë jetë normale (VIDEO)

Tre fëmijë të moshave 9-17 vjeç dhe dy gra, Hajrije Taushani dhe Myrvete Dibra, u riatdhesuan nga Siria. Ata udhëtuan nga Siria drejt Stambollit dhe në mesnatë mbërritën në Tiranë.

Në një intervistë për Report Tv, zëvendës ministrja e Punëve të Jashtme, Megi Fino tha se këto janë riatdhesime vullnetare dhe operacione delikate.

“Në orët para të mëngjesit të sotëm përfundoi me sukses operacioni i tre fëmijëve dhe 2 grave. Ka qenë një angazhim i madh sepse janë opercione të ndërlikuara. Jemi shumë të kujdesshëm për këtë arsye. Kemi pasur komunikim të vazhdueshëm edhe me familjarët e tyre”, tha Fino.

Fino nuk dha detaje se ku kanë qenë gratë e fëmijët e riatdhesuar, pas mbylljes së kampit famëkeq Al Hol, por theksoi se institucionet kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm për sigurinë e tyre.

Read more:Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)

“Janë çështje të ndjeshme, por institucionet kanë qenë gjithmonë në komunikim për sigurinë e tyre. Të gjithë ata kanë një histori të veçantë. Pasi kanë mbërritur kanë bërë vizita mjekësore, dhe vizita psiko-sociale. Jemi shumë të kujdesshëm përderisa kemi të mitur”, tha Fino.

Zv/ministrja Fino nënvizoi se deri tani janë zhvilluar 6 operacione të suksesshme.

“Këto janë riatdhesime vullnetare dhe ky është një operacion shumë dinamik. Janë zhvilluar 6 operacione të sukseshme. Situata është dinamika, nuk është gjithmonë kaq e lehtë për të vepruar. Nuk mund të japim shifra konkrete edhe sa shqiptarë ndodhen në Siri, por strukturat tona janë të angazhuara dhe ne jemi në kontakte të vazhdueshme”, shtoi Fino.

Ndërsa u pyet nga gazetari i Report Tv Nertil Agalliu se sa e vështirë është që të riintegrohen në shoqëri, pas riatdhesimit, Fino tha se bëhet një punë shumë e madhe.

Read more:Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)

“Bëhet një vlerësim i të gjithëve dhe më pas vijohet puna për t’i riintegruar plotësisht në shoqëri. Kanë qenë të suksesshme përshtatja e fëmijëve në shkolla dhe vazhdimi normal i jetës në Shqipëri”, tha Fino.

Në fund të intervistës Fino tha se për këtë operacion është punuar prej disa javësh.

“Çdo veprim i joni udhëhiqet nga interesi i tyre për tu rikthyer. Megjithatë duhet bashkëpunim institucional”, tha ajo.

Lexo edhe
Sociale

387 efektivë të rinj i bashkohen Policisë së Shtetit, Lamallari Qëndroni të fortë e mos e bëni pis uniformën! Hita: Busulla juaj të jetë ligji dhe qytetari

Sociale

Nga Arkitektura te Mjekësia/ Maturantët nisin regjistrimet në universitete, procesi deri më 8 shtator! Fituesit rrëfejnë emocionet

Tags: #Besfort Lamallari #Detyrim #Familja #Femije #Fëmijët #Gratë #Hajrije Taushani #Myrvete Dibra #riatdhesim #riatdhesimi i shqiptareve #Siri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 387 efektivë të rinj i bashkohen Policisë së Shtetit, Lamallari Qëndroni të fortë e mos e bëni pis uniformën! Hita: Busulla juaj të jetë ligji dhe qytetari
  • Nga Arkitektura te Mjekësia/ Maturantët nisin regjistrimet në universitete, procesi deri më 8 shtator! Fituesit rrëfejnë emocionet
  • Pickimet nga ‘peshku harabel’ rrezik për pushuesit në Darëzezë, 3-4 raste çdo ditë! Mjekët: Shkakton dhimbje e mpirje, paraqituni për mjekim
  • Riatdhesimet nga Siria, zv/ministrja: Kërkuan të vinin në Shqipëri! Fëmijët e ardhur më parë janë integruar në shkolla, bëjnë jetë normale
  • ‘Shteti bektashi, më afër se kurrë’ ish-këshilltari i Clinton: Është punuar dy vjet për finalizimin e tij
Nga të njëjtat tag-e
  • 387 efektivë të rinj i bashkohen Policisë së Shtetit, Lamallari Qëndroni të fortë e mos e bëni pis uniformën! Hita: Busulla juaj të jetë ligji dhe qytetari
  • Pickimet nga ‘peshku harabel’ rrezik për pushuesit në Darëzezë, 3-4 raste çdo ditë! Mjekët: Shkakton dhimbje e mpirje, paraqituni për mjekim
  • Riatdhesimet nga Siria, zv/ministrja: Kërkuan të vinin në Shqipëri! Fëmijët e ardhur më parë janë integruar në shkolla, bëjnë jetë normale
  • 387 efektivë të rinj i bashkohen Policisë së Shtetit, Lamallari Qëndroni të fortë e mos e bëni pis uniformën! Hita: Busulla juaj të jetë ligji dhe qytetari
  • Shkoi për të marrë nipin dhe mbesën pas vdekjes së djalit! 79-vjeçarja e riatdhesuar nga Siria, nëna e Sherit Taushanit i cili u vra si pjesë e ISIS
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 13 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 9 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Mos u merrni me hundën time”/ “Jo pak e quajtën krim pasioni”, Berisha për deklaratat e Ramës: Autori u arrestua. Emrin po të dojë… 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

387 efektivë të rinj i bashkohen Policisë së Shtetit, Lamallari Qëndroni të fortë e mos e bëni pis uniformën! Hita: Busulla juaj të jetë ligji dhe qytetari

“Uniforma e Policisë së Shtetit nuk ju jep privilegje, por vetëm përgjegjësi. Do të ketë njerëz që do…

• 2 orë më parë • 9 min lexim
Sociale

Nga Arkitektura te Mjekësia/ Maturantët nisin regjistrimet në universitete, procesi deri më 8 shtator! Fituesit rrëfejnë emocionet

Për Emi Bregun, emocionet nisën që në momentin kur pa emrin e saj në krye të listës. E…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Pickimet nga ‘peshku harabel’ rrezik për pushuesit në Darëzezë, 3-4 raste çdo ditë! Mjekët: Shkakton dhimbje e mpirje, paraqituni për mjekim

Në qendrën shëndetësore verore në bregdetin e Darëzezës 3-4 pushues paraqiten çdo ditë për shkak të pickimeve nga…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by