Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet
Ekonomi

Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet

• 26 Gusht, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Korriku është muaji kur Shqipëria hyn në pikun e sezonit veror dhe shifrat tregojnë se këtë vit fluksi i turistëve të huaj është rikthyer në ritëm më të fortë.

1 milion e 955 mijë të huaj hynë në vend vetëm gjatë korrikut, 7.1% më shumë se një vit më parë. Është edhe shifra më e lartë mujore e hyrjeve të të huajve gjatë këtij viti. Por ecuria e korrikut duket më qartë kur shihet në tërësinë e muajve. Në shtatë muaj Shqipëria ka regjistruar mbi 7 milionë hyrje të shtetasve të huaj, rreth 427 mijë më shumë se e njëjta periudhë e 2025-ës, një rritje prej 6.5%.

Duke qenë sezon veror, kjo është dhe arsyeja më e lartë e vizitave të turistëve të cilët zgjodhën vendin tonë për të shpenzuar pushimet e tyre. 99% e hyrjeve të të huajve janë për qëllime personale, ku përfshihen pushimet, vizitat tek të afërmit, por edhe udhëtime të tjera personale. Ndërsa hyrjet për biznes dhe arsye profesionale kanë rënë me 8.9%.

Read more:“Në janar masa sigurie, në prill pezullim, sot shef i Qarkullimit në Sarandë”, Ina Zhupa: Policia nuk shpërblen integritetin, por problematikët

Dhe harta e turistëve mbetet e përqendruar te Europa, 1.83 milionë hyrje erdhën nga vendet europiane vetëm në korrik, ndërsa Europa Jugore vijon të mbajë peshën kryesore.

Me korrikun që kaluam dhe gushtin në kulm, turizmi hyn në fazën më intensive të vitit. Sfida për ekspertët tashmë është që ky fluks të mos mbetet vetëm një rekord hyrjesh, por të përkthehet në më shumë shpenzime, qëndrime dhe të ardhura për ekonominë shqiptare.

Read more:Ikën Sokol Sadushi/ Hapet gara për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë!

Nga ana tjetër, dhe daljet e shqiptarëve u rritën. Në 7 muaj dolën jashtë vendit 4.9 mln shtetas, ndërsa vetëm në korrik 790 mijë.

Për operatorët turistikë, turizmi 2026 ka shfaqur luhatje, teksa vrulli i turistëve është përqendruar vetëm në disa muaj, ndërsa kanë pritshmëri edhe më të larta për muajt shtator dhe tetor.

Lexo edhe
Ekonomi

Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë

Ekonomi

Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë

Tags: #Biznes #Europa #fluks #Kryesore #shqiperi #Shqiperia #Turizmi #Udhetime #Viti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 2 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë

Gjatë tri ditëve të protestave, një numër i konsiderueshëm biznesesh u dëmtuan dhe u shkatërruan, ndërkohë që mbrojtja…

• 13 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë

Me nisjen e vjeshtës në skenën ekonomike rikthehet debati i përvitshëm, sa para do të mbledhin dhe si…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros

Rënia e euros po jep efektet negative te bizneset, veçanërisht në jug të vendit, ku turizmi mbetet një…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin