Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Shërbimi i trombektomisë cerebrale te QSUT/ “Paguaj, ose vdis!”, Tritan Shehu: Rama të japë llogari për vonesat dhe jetët e humbura
Politikë

Shërbimi i trombektomisë cerebrale te QSUT/ “Paguaj, ose vdis!”, Tritan Shehu: Rama të japë llogari për vonesat dhe jetët e humbura

• 27 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas nisjes së ofrimit të shërbimit të trombektomisë cerebrale në sistemin publik, duke e cilësuar këtë një zhvillim pozitiv, por duke kritikuar ashpër vonesën e tij.

Në një reagim, Shehu tha se e ka ngritur vazhdimisht në Kuvend, në Komisionin e Shëndetësisë dhe në media domosdoshmërinë e ofrimit të këtij shërbimi jetik për pacientët.

Read more:Pagat e gjyqtarëve/ Bardhi: Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses rrezikon shtetin e së drejtës, Kuvendi të ndërhyjë menjëherë

“Rama, përpara se të ‘mburret’ me trombektominë cerebrale, duhet të japë llogari për vitet e vonesës, për jetët e humbura dhe për pasojat e rënda mbi pacientët!”, shkruan Shehu. Sipas deputetit demokrat, për shumë vite trombektomia cerebrale është ofruar vetëm në sektorin privat, me një kosto që, sipas tij, arrinte deri në rreth 30 mijë euro, të paguara nga pacientët dhe familjarët e tyre.

Read more:“Dosja “KAYO” përmban prova për shkelje e korrupsion”, denoncimi i Berishës: Rama përdori 83 mandatet si mburojë për Ballukun

Shehu pretendon se gjatë kësaj periudhe shteti nuk e ofronte këtë shërbim në spitalet publike dhe se kërkesat e tij për rimbursimin e ndërhyrjeve të kryera në sektorin privat nuk morën përgjigje.

Read more:“Në protestat tona s’perëndon dielli, nga Amerika në Australi” – Emigranti: Shqiptarët s’e duan më këtë pushtet dhe opozitë!

REAGIMI
Rama, përpara se të “mburret” me trombektominë cerebrale, duhet të japë llogari për vitet e vonesës, për jetët e humbura dhe për pasojat e rënda mbi pacientët!
E kam ngritur dhjetëra, ndoshta qindra herë, në Kuvend, në Komisionin e Shëndetësisë, në media dhe kudo ku kam pasur mundësi, domosdoshmërinë e ofrimit të këtij shërbimi jetik të urgjencës. Prandaj, hapja e tij në QSUT natyrisht më jep kënaqësi.
Për shumë vite, trombektomia cerebrale u ofrua vetëm në sektorin privat, me një kosto që arrinte rreth 30 mijë euro, të paguara drejtpërdrejt nga pacienti dhe familjarët e tij.
Ndërkohë, shteti nuk ofronte asgjë, pavarësisht potencialeve të mëdha që dispononte.
Kam kërkuar vazhdimisht që, për aq kohë sa ky shërbim nuk realizohej në spitalet publike, shteti të paktën të rimbursonte shpenzimet e ndërhyrjeve të kryera në privat. Por edhe përballë kësaj kërkese të drejtë pati vetëm heshtje!
Madje, edhe pasi në QSUT mbërriti një angiograf biplan, i siguruar nëpërmjet një granti ndërkombëtar pikërisht për procedura të tilla, kaloi një kohë e gjatë derisa sot u deklarua vënia e tij në funksion.
Gjatë gjithë këtyre viteve, qytetarët vazhduan të përballeshin me dilemën tragjike:
“O paguaj, o vdis!”
Kjo ishte dhe mbetet fytyra e vërtetë e shëndetësisë gjoja “falas” të Rilindjes.
Fakti që kjo procedurë po realizohet në sistemin publik vetëm pas kaq shumë vitesh dhe shumë më vonë se në sektorin privat, si edhe refuzimi i shtetit për të rimbursuar ndërhyrjet gjatë periudhës kur vetë nuk e ofronte shërbimin, dëshmojnë gjendjen e rëndë dhe thellësisht antisociale të shëndetësisë sonë.
Euforia e sotme e Kryeministrit tingëllon si një tallje e rëndë me qytetarët dhe veçanërisht me ata që sot nuk jetojnë më, sepse nuk patën mundësi të përfitonin në kohë nga kjo ndërhyrje jetike.
Fatkeqësisht, edhe sot ka shumë shërbime mjekësore jetike që nuk ofrohen në sistemin publik ose për të cilat pacientët detyrohen të presin me muaj e vite. Ndërkohë, sëmundja përparon, invaliditeti rëndohet dhe, në raste të caktuara, humbet edhe jeta.
Prandaj, përpara se Kryeministri të mburret me atë që u realizua shumë vite më vonë nga sa mundej dhe duhej, duhet të mbajë përgjegjësi për vonesat dhe për pasojat e rënda që kjo shëndetësi u ka shkaktuar qytetarëve.

Read more:88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë…

Lexo edhe
Politikë

“U fshehën se kishin frikë nga vezët”, aktivisti ironizon vendimin e Ramës për të ndryshuar vendin e takimit të PS: Do të jemi në shesh, deri në largimin e tyre!

Politikë

“Dorëheqje e Ramës dhe klasës së vjetër politike”/ Protestuesja: 90 ditë, sheshi është tempulli i fjalës së lirë

Tags: #euro #kuvend #media #QSUT #rama #Reagim #Shpenzimet #Spitalet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “U fshehën se kishin frikë nga vezët”, aktivisti ironizon vendimin e Ramës për të ndryshuar vendin e takimit të PS: Do të jemi në shesh, deri në largimin e tyre!
  • “Dorëheqje e Ramës dhe klasës së vjetër politike”/ Protestuesja: 90 ditë, sheshi është tempulli i fjalës së lirë
  • Aktivisti Arben Kola denoncon arrestimin e protestuesit para selisë së PS: Kishte me vete “armë te rrezikshme”, vezë dhe domate zemër kau. Lirojeni!
  • Protesta e 90-të para Kryeministrisë/ “Rama ka bërë gjenocid!”, Sazan Guri: Kjo lëvizje s’ka nevojë për komandantë, ka frymën shqiptare!
  • “U dashurova me Shqipërinë 10 vite më parë, sot shoh male që digjen dhe lumenj plot plehra”/ Turisti ngre peshë zemrat e protestuesve: Më frymëzoni! Korrupsioni të marrë fund
Nga të njëjtat tag-e
  • “Dorëheqje e Ramës dhe klasës së vjetër politike”/ Protestuesja: 90 ditë, sheshi është tempulli i fjalës së lirë
  • Protesta e 90-të para Kryeministrisë/ “Rama ka bërë gjenocid!”, Sazan Guri: Kjo lëvizje s’ka nevojë për komandantë, ka frymën shqiptare!
  • “Rama i lëshoi flamingot, Doktori pëllumbat! Kjo klasë politike ka mbaruar, hëngshin kokat!”, paralajmëron i riu nga protesta: Kur të vijë rinia, do ju dridhen leqet e këmbëve!
  • 90 ditë revoltë! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!
  • Iu shmang protestuesve dhe zhvendosi vendin e takimit, përfundon mbledhja e Ramës me socialistët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 14 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 14 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 13 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“U fshehën se kishin frikë nga vezët”, aktivisti ironizon vendimin e Ramës për të ndryshuar vendin e takimit të PS: Do të jemi në shesh, deri në largimin e tyre!

Një prej aktivistëve të protestës qytetare që sot ka mbushur plot 90-të, nga Kryeministria ironizoi zhvendosjen e mbledhjes…

• 23 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Dorëheqje e Ramës dhe klasës së vjetër politike”/ Protestuesja: 90 ditë, sheshi është tempulli i fjalës së lirë

Protesta qytetare kundër qeverisë shënon 90 ditë, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe…

• 23 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Aktivisti Arben Kola denoncon arrestimin e protestuesit para selisë së PS: Kishte me vete “armë te rrezikshme”, vezë dhe domate zemër kau. Lirojeni!

Në protestën e 90-të para Kryeministrisë, aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje për vijimin e qëndresës qytetare deri…

• 23 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by