Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Lista e çmimeve në pasqyrë, nga shtatori bizneset do të raportojnë çmimet, qeveria kërkon hallkën abuzuese
Ekonomi

Lista e çmimeve në pasqyrë, nga shtatori bizneset do të raportojnë çmimet, qeveria kërkon hallkën abuzuese

• 27 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga makaronat, vaji e sheqeri, te frutat, perimet e deri tek detergjentët. Disa nga bizneset më të mëdha të produkteve bazë do të raportojnë çmimet muaj pas muaji, duke filluar që nga shtatori.

Me qëllim shmangien e abuzimeve nga bizneset, këto produkte do të hyjnë në monitorim përmes platformës më të re PriceWatch Albania ose ndryshe Pasqyrë Albania, e cila do të ngrihet nga Ministria e Ekonomisë. Në një intervistë për Top Channel, ministrja Delina Ibrahimaj tregon se si do të detyrohen bizneset të raportojnë çmimet dhe si do të zbulojë qeveria hallkën abuzuese.

“Për çmimet po ndërtojmë këtë platformë e cila do të bëjë transparente çmimet e disa shitësve, ku qytetari të informohet ku çmimi është më i lirë. Qëllimi është analizimi i marzheve të fitimit dhe gjithë zinxhirit të vlerës. Nga fermeri deri te tregu konsumatorit ka disa hallka dhe ne duhet të kuptojmë kush është hallka që çon në shumëfishim të çmimit”, tha ministrja e ekonomisë Delinda Ibrahimaj.

Read more:Të dielën vranësira dhe intervale me diell, temperaturat deri në 22 gradë

Prej kohësh qytetarët përballen me abuzime çmimesh, si në produkte në markete, edhe në tregun e frutave, perimeve apo detergjentët, të cilët po u kushtojnë edhe më shtrenjtë se ushqimet. Por synimi do të jetë edhe më i gjerë se një “listë çmimesh”. Ministrja Ibrahimaj thotë se do të analizojë të gjithë zinxhirin e vlerës, nga prodhuesi te konsumatori.

Ndërsa një VKM pritet të përcaktojë sesi do të funksionojë kjo platformë, e cila përveçse do të ketë në monitorim këto produkte bazë, do të përcaktojë dhe bizneset që do të vihen nën vëzhgim.

Read more:Harta e re me 46 bashki / Përvoja e 2014-ës si alarm: Bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët

“Kompanitë të detyruara, jo vullnetare. Vullneti i mirë zgjat një muaj apo dy dhe ndodh çrregullim. Do kemi një VKM që do të thotë se cilat do të jenë bizneset dhe shpejtësia që do të raportojnë”, tha ministrja e ekonomisë Delinda Ibrahimaj.

Por edhe nëse çmimet mblidhen dhe publikohen, a do të ndryshojë kjo realisht atë që paguan qytetari?

Read more:Theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur, 20-vjeçari bën ‘kërdinë’ në 8 biznese (VIDEO)

Një platformë mund të tregojë ku një produkt shitet më lirë, por suksesi i saj do të varet nga ajo që ndodh pasi identifikohet një hallkë ku çmimi rritet. E pyetur nëse pas gjashtë muajsh qytetari vazhdon të paguajë të njëjtat çmime, si do të matet suksesi i platformës, ministrja nuk jep një objektiv konkret për uljen e çmimeve.

“Nuk shprehem dot sot nëse qytetari do paguajë të njëjtat çmime. Çmimi nuk është vetëm një tregues i një ndërhyrjeje. Nuk them nëse çmimet do jenë më të larta apo më të ulëta, por garantoj që do kemi informacionin 360 gradë dhe do të dimë arsyet e rritjes së çmimeve dhe brenda mundësive tona të ndikojmë në këtë treg”, u shpreh ministrja e ekonomisë Delinda Ibrahimaj.

Read more:Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes! Produkti me origjinë nga Turqia u importua në Shqipëri përmes Greqisë

Objektivi i parë është të shihet më qartë se ku dhe pse ndryshon çmimi, ndërsa efekti në faturën e familjeve mbetet ende për t’u provuar. Platforma do të nisë fillimisht me një numër të kufizuar produktesh dhe rrjete supermarketesh, por pritet të zgjerohet më tej, duke përfshirë kategori të tjera.

Dhe pikërisht këtu do të jetë testi, jo sa çmime do të pasqyrojë, por nëse ky informacion do të shndërrohet në kontroll real dhe mbi të gjitha në çmime më të përballueshme për konsumatorin.

Lexo edhe
Ekonomi

Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet

Ekonomi

Çmimet nën monitorim, ministrja Ibrahimaj prezanton platformën e re: Qytetarët do të krahasojnë produktet dhe do të zbulojnë ku shiten më lirë

Tags: #Bizneset #Delina Ibrahimaj #jetë #ministria e ekonomise #Perimet #Produkt #Produkte #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet
  • Çmimet nën monitorim, ministrja Ibrahimaj prezanton platformën e re: Qytetarët do të krahasojnë produktet dhe do të zbulojnë ku shiten më lirë
  • Bursa për çmimet bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh
  • Suficiti shkon në 511 milionë euro, turizmi dhe ndërtimi rrisin të ardhurat, shpenzimet realizohen në 98.2%
  • Sezoni i boronicës në Kukës/ Kërkesë e lartë në treg, banorët mbushin bjeshkët për të siguruar frutin
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Humb jetën drejtuesi (EMRI)
  • Zjarret, 4 vatra ende aktive! Dyshime për zjarr të qëllimshëm në Fushë-Krujë, problematike mbeten flakët në Dibër e Bulqizë! Shiu ‘qetëson’ Dajtin
  • Zjarret, 4 vatra ende aktive! Problematikë mbeten flakët në qarkun e Dibrës, një helikopter pjesë e operacionit në Bulqizë! Shiu ‘qetëson’ Dajtin
  • Dokumenti/ Berisha ftohet të vizitojë SHBA-të, kreu i PD merr ftesë për Konventën e Partisë Republikane
  • “Guri i parë i dominosë që bie, dorëheqja e Ramës. Nga protesta do të ketë surpriza”, Gent Progni: Thembra e Akilit, kodi zgjedhor!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 18 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 17 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 13 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 13 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë 88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet

Korriku është muaji kur Shqipëria hyn në pikun e sezonit veror dhe shifrat tregojnë se këtë vit fluksi…

• 23 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Çmimet nën monitorim, ministrja Ibrahimaj prezanton platformën e re: Qytetarët do të krahasojnë produktet dhe do të zbulojnë ku shiten më lirë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar lançimin e “PriceWatch Albania”, një platformë e re që…

• 24 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Bursa për çmimet bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh

Në takimin 9-orësh me ministrat, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ngritjen e Bursës Bujqësore, një mekanizëm përmes të…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by