Bashkimi Evropian i kërkon Meta-s të vendosë edhe në Evropë kufizime të forta për përdorimin e Facebook-ut dhe Instagram-it nga adoleshentët. Reagimi vjen pasi kompania pranoi masa të paprecedenta në disa shtete amerikane, për të mbrojtur të miturit nga varësia ndaj rrjeteve sociale.
Komisioni Evropian e ka gjetur Meta-n në shkelje të Aktit për Shërbimet Digjitale dhe i ka kërkuar ndryshime që platformat të jenë më të sigurta për fëmijët.
“Topi është në fushën e Meta-s”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Regnier, duke kërkuar të paktën të njëjtin nivel mbrojtjeje si në Shtetet e Bashkuara.
Read more:Fabiola Hysenbelliu: Universiteti “Luarasi” diplomë të dyfishtë me London School of Economics
Brukseli sheh si veçanërisht problematike lëvizjen e pafundme në ekran, videot që nisin automatikisht dhe përmbajtjet e personalizuara, të cilat mund të krijojnë varësi. BE-ja kërkon menaxhim të kohës para ekranit dhe kontroll më të fortë prindëror.
Në Shtetet e Bashkuara, Meta pranoi të paguajë deri në 16,7 miliardë dollarë dhe të vendosë bllokim automatik gjatë natës, si dhe kufizim në dy orë përdorim ditor për adoleshentët.
Read more:Seanca në GJKKO/ “Kam qenë kundër monopoleve”, Meta: Kërkoj që Rama të thirret si dëshmitar
Nëse nuk adreson shqetësimet, Meta rrezikon në Evropë një gjobë deri në 6 për qind të xhiros së saj vjetore globale.




