Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës në ditën e 90-të të protestave, duke kërkuar ndryshim të sistemit politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë shoqëruar lëvizjen me thirrje të forta, mes tyre “Ndryshim sistemi! Revolucion!”, “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” dhe “Shqipëri e rinisë, jo e partisë!”
Protestuesit shprehen se lëvizja do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa kërkojnë një ndryshim të thellë politik dhe institucional.



