Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, e njohur edhe si Radaneci.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se të përfshirë në konflikt janë 4 persona, ku dy prej tyre janë vëllezër.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se dy vëllezërit janë zënë me dy komshinj të tjerë për motive të dobëta.
Konflikti ka degraduar në përplasje fizike dhe kanë mbetur të plagosur lehtë në kokë dy vëllezërit të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, dy vëllezërit dhe dy personat e tjerë janë shoqëruar drejt komisariatit për të dhënë deklarime mbi ngjarjen.
Zhurma që bënin fëmijët teksa luanin në lagje është arsyeja e konfliktit. Në sherr dyshohet se janë përdorur sende të forta (drurë) por fatmirësisht nuk ngjarja nuk solli pasoja të rënda.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.




