Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5%
Politikë

Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5%

• 31 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 11
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar qeverinë shqiptare se nuk po merr masa të mjaftueshme për frenimin e rritjes së çmimeve të ushqimeve, ndërsa ka krahasuar politikat e Shqipërisë me ato të Greqisë.

Në një deklaratë, Blushi tha se qeveria greke po ndërhyn për uljen e çmimeve të mbi 1,600 produkteve, ndërsa sipas tij, në Shqipëri barra fiskale mbi qytetarët vijon të jetë e lartë.

Read more:Revolta popullore! Aktivisti: Rama dhe Berisha na kanë zhgënjyer, i duam të dy në burg

Ai iu referua edhe të dhënave për rritjen e çmimeve, duke pretenduar se në korrik ushqimet në Shqipëri u shtrenjtuan me 3.2%, ndërsa në Bashkimin Evropian rritja ishte 0.6%. Sipas Blushit, diferenca tregon vështirësitë me të cilat përballen familjet shqiptare për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe fuqisë së ulët blerëse. Blushi deklaroi se Partia e Lirisë ka propozuar në Kuvend uljen e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 5%.

Read more:Kufizimet për mishin e shpendëve dhe gjedhit nga Brazili, AKU: Ngarkesat për të cilat certifikata është lëshuar para 3 shtatorit, do të vijojnë të pranohen edhe pas kësaj date!

REAGIMI
Në Greqi, një qeveri e djathtë po ndërhyn konkretisht për të ulur çmimet e më shumë se 1,600 produkteve, duke bashkuar industrinë, furnitorët dhe supermarketet në një marrëveshje konkrete për mbrojtjen e konsumatorit.
Në Shqipëri ndodh e kundërta.
Një qeveri që vetëquhet “socialiste”, por që prej vitesh sillet si një makineri gjigante taksash, zhvatjeje dhe favorizimi të oligarkëve, i ka lënë shqiptarët vetëm përballë rritjes së pandalshme dhe abusive të çmimeve dhe rënies së fuqisë së tyre blerëse.
Edi Rama përsërit prej vitesh të njëjtin refren propagandistik: “Qeveria nuk ndërhyn dot te çmimet, kështu funksionon tregu.”
Por shifrat e Eurostat e rrëzojnë me një goditje të vetme këtë propagandë.
Në korrik, çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën me 3.2%, ndërsa në Bashkimin Europian vetëm 0.6%.
Pesë herë më shpejt po shtrenjtohet ushqimi në Shqipëri sesa në Europë!

Read more:Ministrja jep dorëheqjen nga bashkëdrejtimi i PS në Vlorë, Erjona Ismaili largohet nga posti

Dhe kjo nuk është një situatë e përkohshme.
Shqipëria ka sot ndër barrat më të rënda të rritjes së çmimeve të ushqimeve në Ballkanin Perëndimor: 3.2%, kundrejt 2.7% në Kosovë dhe 2.3% në Malin e Zi.
Në vitin 2025, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri arriti në 102.9% të mesatares së Bashkimit Europian, ndërsa të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë vetëm rreth 43% e mesatares së BE-së.
Ky është absurdi i modelit ekonomik të Edi Ramës:
Shqiptari paguan për ushqimin si europiani, por paguhet si një qytetar i varfër i rajonit.
Kjo është politika ekonomike që ka asfiksuar familjet shqiptare dhe ka kthyer bukën e gojës në një luks për mijëra qytetarë.
Sot shqiptarët kanë ndër fuqitë blerëse më të ulëta në kontinent, ndërsa paga minimale dhe pensionet mbeten ndër më të ulëtat në rajon. Megjithatë, çmimet e ushqimeve janë rritur në nivele që rëndojnë çdo ditë e më shumë mbi familjet, pensionistët dhe të rinjtë.

Read more:Ndryshimet për strehimin social, çmimet e larta të banesave detyrojnë qeverinë të rishikojë ligjin për kriteret

Rreth 5 miliardë euro shpenzohen çdo vit vetëm për ushqime, ndërsa plot 20.4% e PBB-së shkon për bukën e gojës – një peshë jashtëzakonisht e lartë krahasuar me vendet europiane.
Vendet e BE-së dhe të rajonit përdorin TVSH të reduktuar për ushqimet bazë, në nivele shumë më të ulëta se Shqipëria. Ndërsa Edi Rama vazhdon t’i mbajë ushqimet e shportës me 20% TVSH, duke goditur pikërisht familjet me të ardhurat më të ulëta dhe pensionistët, të cilët e harxhojnë pjesën dërrmuese të të ardhurave të tyre për ushqime.
Kjo është fytyra e një qeverie që ka zgjedhur të taksojë më shumë ata që kanë më pak dhe të favorizojë ata që kanë më shumë.
Nëse për oligarkët dhe klientët e tij gjenden gjithmonë lehtësi fiskale, për pensionistin që blen bukën, qumështin, vajin, miellin apo ilaçet, Rama gjen vetëm një përgjigje: 20% TVSH!
Qytetarët nuk janë dhe nuk kanë qenë kurrë prioritet i Edi Ramës.
Nëse për oligarkët klientelistë detyrimin tatimor e uli në 6%, për ushqimet e shportës ai i detyron pensionistët të paguajnë TVSH 20%. Pa përmendur që pasanikëve që blejnë jahte ua hoqi krejtësisht TVSH-në.
Kjo është fytyra kriminale e një Qeverie hajdute, që i zhvat qytetarët që luftojnë për bukën e gojës dhe u hap rrugën investitorëve miliarderë, që ndërtojnë kulla, pallate e resorte, ndërsa tokat publike ua fal me 1 euro për metër katror.
Në Kuvend janë depozituar prej kohësh dy projektligje të Partisë së Lirisë që mund të ulin drejtpërdrejt dhe menjëherë koston e jetesës:
E PARA: ulja e TVSH-së për ushqimet e shportës nga 20% në vetëm 5%.
E DYTA: ulja e çmimit të naftës përmes pezullimit të Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit.
Dy masa konkrete.
Dy vendime që prekin drejtpërdrejt xhepin e çdo familjeje shqiptare.
Dy iniciativa që nuk kërkojnë shfaqje propagandistike, por vetëm vullnet politik dhe votë në Kuvend.
Por Edi Rama nuk i ul taksat, sepse modeli i tij qeverisës mbështetet te mbledhja e sa më shumë parave nga qytetarët dhe shpërndarja e tyre sipas interesave klienteliste të pushtetit.
Në Greqi qeveria kërkon dhe miraton mekanizma për të ulur çmimet e mijëra produkteve.
Në Shqipëri qeveria kërkon mekanizma për t’i grabitur qytetarit edhe qindarkën e fundit.
Ky është ndryshimi.
Dhe pikërisht për këtë Partia e Lirisë ka një alternativë të qartë ekonomike dhe sociale: “5 Prioritetet për 4 milion shqiptarë plus”.
Një program që vendos në qendër ndalimin e shpopullimit, dyfishimin e pensioneve dhe pagave, dyfishimin e mbështetjes për arsimin dhe kthimin e Shqipërisë në një vend prodhues dhe eksportues, jo në një ekonomi të varur nga importet, konsumi dhe zhvatja fiskale.
Sepse Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propaganda, kulla dhe fasada.
Shqipëria ka nevojë për një qeverisje që t’i japë shqiptarëve më shumë para në xhep, më shumë ushqim në tryezë, më shumë siguri për familjen dhe më shumë shpresë për të ardhmen.
Partia e Lirisë do ta ulë koston e jetesës, do të ulë taksat mbi bukën e gojës dhe do t’i japë fund modelit ku shqiptari paguan si europiani, por jeton me të ardhura mizerabël.
Sepse prioriteti ynë nuk janë oligarkët, kullat dhe resortet e pushtetit. Prioriteti ynë janë 4 milion shqiptarë plus, Shqipëria prodhuese dhe eksportuese, familja shqiptare dhe një jetë dinjitoze për çdo qytetar.
Me Ramën shqiptari paguan më shumë dhe merr më pak. Me Partinë e Lirisë, shqiptari do të paguajë më pak, do të fitojë më shumë dhe do të jetojë më mirë.

Read more:U kap në makinë me Agasin, ish-zyrtari i Policisë, Shpataraku dërgohet në burgun e Peqinit

Lexo edhe
Politikë

Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë

Politikë

“Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’

Tags: #Bashkimin evropian #Edi Rama #Ekonomi #euro #Europë #eurostat #Familja #greqi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë
  • “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
  • “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’ 12 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide 5 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd 1 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë

Akuzat e kryeministrit Edi Rama se Rusia dhe Irani mund të kenë gisht në protestat kundër qeverisë shqiptare…

• 33 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’

Analisti Fatos Lubonja ka bërë një analizë të zhvillimeve të protestës së studentëve, e cila ka përshkallëzuar në…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin