Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon. Si lëvizi tregu i pasurive të paluajtshme në vitin e fundit
Ekonomi

Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon. Si lëvizi tregu i pasurive të paluajtshme në vitin e fundit

• 1 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri mbetet në rritje, por me ritme më të ngadalta se më parë. Sipas indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave në 6-mujorin e dytë 2025 u rrit me 11.7% krahasuar me gjashtëmujorin paraardhës dhe me 28% në krahasim me një vit më parë, ndërsa në 6-mujorin e parë rritja vjetore kishte qenë 41.7%.

Në Tiranë ngadalësimi është më i dukshëm: çmimet mbetën të pandryshuara nga gjashtëmujori i mëparshëm dhe u rritën vetëm 4.4% në bazë vjetore, kundrejt 32.6% në fillim të vitit. Banka e Shqipërisë thotë se kontributin kryesor në rritjen e indeksit të përgjithshëm e kanë dhënë zonat bregdetare.

Koha mesatare e shitjes së banesave u ul në rang vendi, në 9.1 muaj nga 11.6 më parë, me rënie të fortë në Tiranë (8.1 muaj) dhe rritje të lehtë në bregdet (9.9 muaj).

Read more:SHBA-të braktisin 4iG/ Banka e qeverisë amerikane anulon nënshkrimin e marrëveshjes me pronarin e One Albania në minutën e fundit

Financimi bankar mbetet i rëndësishëm: rreth 61% e shitjeve janë realizuar me kredi. Blerësit jorezidentë përbënin rreth 25% të banesave të shitura në 6-mujorin e dytë, gjysma prej tyre shtetas të BE-së.

Numri i kontratave të shitblerjes së regjistruara në ASHK arriti në rreth 36 mijë gjatë 2025-s, në rritje me 14% krahasuar me vitin e kaluar (9% për Tiranën), megjithëse kjo shifër nuk pasqyron plotësisht tregun për shkak të kontratave të porosisë të pashënuara ende në kadastër.

Read more:Udhëzimi i ri, pushime pa muzikë të lartë në bregdet! Lamallari: Garantojmë qetësi për pushuesit

Ofertën e re e nxit edhe rritja rekord e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë: 18.3 miliardë lekë në 6-mujorin e parë 2026, tre herë më shumë se një vit më parë. Rreth 68% e këtyre të ardhurave erdhën nga Bashkia Tiranë, ndërsa rritje të forta shënuan edhe Himara, Saranda, Durrësi dhe Golemi.

Investimet e huaja në prona vazhdojnë të jenë motor i rëndësishëm i tregut. Sipas Bankës së Shqipërisë, ato arritën vlerën rekord prej 561 milionë eurosh në 2025-n, në rritje me 48%, duke përbërë mbi 34% të totalit të Investimeve të Huaja Direkte. Stoku total i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme u vlerësua në 2.63 miliardë euro në fund të vitit, me rritje 29% brenda vitit.

Read more:VIDEO- “Kur drejtësia s’bën drejtësi, populli do e gjejë rrugën e vetë! Punësim, administratë transparente”/ Rama përballë Ramës, çfarë premtonte në opozitë, premtimet që u harruan në pushtet

Analistët e tregut vlerësojnë se rritja e mëtejshme e çmimeve me ritmet e deritanishme është e paktë, për shkak të ofertës në rritje, tendencave demografike negative dhe shtrëngimit të pritshëm të kredisë bankare.

Lexo edhe
Ekonomi

Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime

Ekonomi

Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas

Tags: #Banka #Biznesi #Bregdet #euro #kredi #motor #Prona #qira

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 12 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Revolta si shpresa e fundit – Ide 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime

Pronarët e automjeteve që kanë dalë jashtë përdorimit mund t’i dorëzojnë ato pa pagesë për shkatërrim dhe riciklim,…

• 9 orë më parë • 5 min lexim
Ekonomi

Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas

Ekonomia shqiptare po shoqërohet me rritje të të ardhurave buxhetore ku një rol të rëndësishëm luajnë arkëtimet nga…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni

Shqipëria pritet të regjistrojë një rritje ekonomike prej 3.5% gjatë vitit 2026, ndërsa inflacioni parashikohet të jetë në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin