Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Përplasjet gjatë protestës ndërsa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuar! Policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë (EMRAT)
Kronikë

Përplasjet gjatë protestës ndërsa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuar! Policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë (EMRAT)

• 2 Shtator, 2026 • 8 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Protestuesit iu rikthyen sërish përplasjeve mbrëmjen e së martës gjatë protestës së 94-ët para Kryeministrisë. Për rreth 2 orë, të udhëhequr nga disa prej organizatorëve, ata mbajtën të bllokuar hyrje-daljet e Kryeministrisë, ndërsa brenda ndodhej shefi i qeverisë Edi Rama.

Duket si një strategji e menduar për përplasje, pasi ndryshe nga herët e tjera, mbrëmjen e kaluar protestuesit nuk mbajtën fjalime në bulevardin para Kryeministrisë. Përplasjet nisën prej orës 20:00 dhe vijuan deri në orët e vona, duke çuar në pranga 14 prej protestuesve, mes tyre edhe disa prej personave që njihet si organizatorë të tubimeve si, Edison Lika, Arvina Lleshi, Dritan Goxhaj apo Arben Kola. Dy të fundit ishin edhe ata që nxitën përplasjet, ku përmes megafonit i bënin thirrje protestuesve të rrethonin godinën qeveritare.

Protestuesit u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë dhe siç thotë policia, bllokuan hyrjet dhe daljet e institucionit, ndërsa brenda ndodheshin personalitete të larta shtetërore, duke iu referuar kryeministrit Rama. Për këtë arsye, efektivët e policisë krijuan një kordon me qëllim që protestuesit të mos depërtonin brenda perimetrit të sigurisë. Pavarësisht thirrjeve të Policisë për rreth 30 minuta kundrejt protestuesve që të lironin rrugën ata nuk u tërhoqën, por u konfrontuan me efektivët.

Policia e Tiranës thekson se protestuesit me veprimet e tyre jo vetëm që cenuan rendin dhe perimetrin e sigurisë të një institucioni të një rëndësie të veçantë siç është Kryeministria, por edhe “penguan qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e lirë të personaliteteve të larta shtetërore”, duke iu referuar sërish Kryeministrit Rama, i cili i la ambientet e zyrës vetëm pasi u shpërndanë protestuesit.

“Shërbimet e Policisë, nëpërmjet megafonit, u bënë të ditur pjesëmarrësve në tubim se veprimet e tyre ishin në kundërshtim me ligjin, në cenim të rendit dhe qetësisë publike, si dhe të perimetrit të sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë. Gjithashtu, iu bë e ditur se, si pasojë e tubimit, ishte penguar qarkullimi i mjeteve të transportit dhe lëvizja e lirë e personaliteteve të larta shtetërore”, njoftoi Policia e Shtetit.

Në momentin që punonjësit e Policisë po kryenin zhvendosjen e tubuesve, me qëllim lirimin e hyrje-daljeve të Kryeministrisë dhe lirimin e rrugës, tubuesit bënë rezistencë, u ulën në rrugë, si dhe goditën dhe shtynë efektivët. Çka bëri që policia të nisë me shoqërimet dhe tashmë 14 prej protestuesve iu është komunikuar edhe arresti.

Përplasjet u zhvendosën edhe para komisariatit numër 3 në Tiranë, atje ku po mbaheshin disa protestues. Ndaj 14 të arrestuarve rëndojnë 4 vepra penale,“Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

EMRAT E TË ARRESTUARVE
Dritan Goxhaj
Junik Matoshi
Edison Lika
Erlind Almeta
Sokol Bushi
Lulzim Gjini
Valtion Shameti
Florian Manarkolli
Desiderjo Alimucaj
Bora Mitrovica
Arvina Lleshi
Ylli Brahaj
Arben Kola
Aumiraldi Dalliu

Njoftimi i plotë i policisë

Tiranë/Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë dhe bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë, në kohën kur në këtë institucion të rëndësisë së veçantë ndodheshin personalitete të larta shtetërore, arrestohen 14 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë.

Read more:Përplasjet gjatë protestës ndërsa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuar! Policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë (EMRAT)

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 01.09.2026, pranë Kryeministrisë:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 50 vjeç; J. M., 38 vjeç; E. L., 28 vjeç; E. A., 35 vjeç; S. B., 50 vjeç; L. Gj., 47 vjeç; V. Sh., 52 vjeç; F. M., 22 vjeç; D. A., 29 vjeç; B. M., 34 vjeçe; A. Ll., 28 vjeçe; Y. B., 38 vjeç; A. K., 46 vjeç dhe A. D., 30 vjeç.

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. J., 47 vjeç; A. T., 54 vjeç dhe A. G., 56 vjeç.

Më datë 01.09.2026, rreth orës 20:00, një grup pjesëmarrësish në tubim u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë, ku bllokuan hyrje-daljet në ambientet e këtij institucioni, në kohën kur aty ndodheshin personalitete të larta shtetërore. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë krijuan një kordon sigurie, me qëllim moslejimin e depërtimit të mëtejshëm brenda perimetrit të sigurisë.

Tubuesit vijuan qëndrimin në rrugën “Ismail Qemali”, përpara hyrjes së Kryeministrisë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të punonjësve të Policisë, për rreth 30 minuta, nëpërmjet megafonit, për shpërndarjen e tubimit dhe lirimin e rrugës.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, nëpërmjet megafonit, u bënë të ditur pjesëmarrësve në tubim se veprimet e tyre ishin në kundërshtim me ligjin, në cenim të rendit dhe qetësisë publike, si dhe të perimetrit të sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë. Gjithashtu, iu bë e ditur se, si pasojë e tubimit, ishte penguar qarkullimi i mjeteve të transportit dhe lëvizja e lirë e personaliteteve të larta shtetërore.

Pavarësisht thirrjeve të Policisë, tubuesit vijuan me thirrje dhe veprime aktive për kundërshtimin me forcë të punonjësve të Policisë të planëzuar në kordonin e sigurisë.

Read more:“Po më marrin me urdhër të Ramës”/ Momenti kur policia shoqëron Dritan Goxhajn

Në momentin që punonjësit e Policisë po kryenin zhvendosjen e tubuesve, me qëllim lirimin e hyrje-daljeve të Kryeministrisë dhe lirimin e rrugës, tubuesit bënë rezistencë aktive, u ulën në rrugë, vijuan bllokimin e hyrjes së institucionit dhe të rrugës, si dhe goditën dhe shtynë punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:25

Tabaku viziton 14 protestuesit e arrestuar! Bardhi akuza policisë: Ushtroi dhunë, lirojini nga qelia (VIDEO)

Opozita ka reaguar pas përplasjeve në protestën e djeshme para Kryeministrisë, e cila përfundoi me arrestimin e 14 protestuesve. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon Policinë se ka shtruar dhunë ndaj protestuesve dhe kërkon lirimin e tyre

“95 ditë protestë. 95 ditë rezistencë. Dhe përgjigjja e qeverisë? Dhunë dhe polici! Kur një pushtet nuk ka më argumente, përdor forcën. Kur nuk dëgjon më qytetarët, përpiqet t’i trembë. Por qytetarët nuk tremben. Një protestë nuk tërhiqet zvarrë. Një e drejtë nuk arrestohet. Një popull nuk heshtet me dhunë.

Ky nuk është pushteti i forcës. Është pushteti që ka frikë nga qytetarët. Dhe frika e një qeverie është zëri i një populli që nuk dorëzohet. Dënoj me forcë keqpërdorimin e Policisë së shtetit, dhunën ndaj protestuesve dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të 14 protestuesve të arrestuar padrejtësisht”, shkruan Bardhi.

Ndërkohë, deputetja demokrate Jorida Tabaku vizitoi protestuesit që po mbahen te Blloku i Sigurisë

Read more:“Rama ciao!”/ 93 ditë protestë, qytetarët vijojnë edhe sot protestën, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Pas takimit me ta, Tabaku kritikoi sistemin që “mban në burg qytetarin e pambrojtur dhe liron të korruptuarit” dhe bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës.

“Ditën e djeshme, pa asnjë arsye, ata u shoqëruan dhe do të qëndrojnë në qeli për 72 orë, pa ndonjë arsye reale apo parim moral. Nga ana tjetër, shohim qeveritarë që dalin nga burgu, edhe pse i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, ndërsa qytetarët arrestohen vetëm sepse protestojnë. Kjo është arsyeja përse të gjithë duhet të bashkohemi kundër këtij sistemi, i cili mban në burg qytetarin e pambrojtur dhe liron të korruptuarit. Përballë këtij sistemi autokratik, nuk ka asnjë arsye për të mos iu bashkuar protestuesve, të cilët nuk kanë asnjë forcë tjetër përpos fjalës së tyre” tha Tabaku.

Ora 10:36

Arrestimi i 14 protestuesve, qytetarët mblidhen sërish para Bllokut të Sigurisë! Kërkojnë lirimin e tyre (VIDEO)

Pas arrestimit të 14 protestuesve pasi bllokuan hyrje-daljet të Kryeministrisë dhe përplasjeve me policinë disa qytetarë janë mbledhur para Bllokut ë Sigurisë ku kërkojnë lirimin e tyre.

Me flamuj kuqezi ata dëgjohen të thërrasin ‘Lironi shqipet dhe nuk jeni vetëm’.

Mes të arrestuarve janë edhe Edison Lika, Arvina Lleshi, Dritan Goxhaj apo Arben Kola që njihen si organizatorë të tubimeve.

Ndërkohë një natë më parë para rajonit nr.3 ata kërkuan lirimin e tyre me thirrje fyese në kor kundër efektivëve të Policisë dhe Qeverisë.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Tags: #Andi Tepelena #arben kola #Arvina Lleshi #Aumiraldi Dalliu #bora mitrovica #Desiderjo Alimucaj #dritan goxhaj #Edi Rama #Edison lika #Erlind Alimeti #Erlind Almeta #Florian Manarkolli #Junik Matoshi #Lulzim Gjini #protestat kunder qeverise

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 3 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 11-të, ndonëse me tkurrje të ndjeshme të numrit të qytetarëve…

• 16 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin