Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. GJKKO censurë mediave, gazetarët refuzojnë akreditimin! Apeli refuzon rregulloren e re, u lejon celularët në gjyqe! OSBE për Report TV: Konsultë me palët e interesuara
Kronikë

GJKKO censurë mediave, gazetarët refuzojnë akreditimin! Apeli refuzon rregulloren e re, u lejon celularët në gjyqe! OSBE për Report TV: Konsultë me palët e interesuara

• 2 Shtator, 2026 • 7 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Ndryshe nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, e cila prej 1 shtatorit ka vendosur në zbatim rregulloren e re që censuron median, Apeli i GJKKO nuk i është bashkuar këtyre kufizimeve, edhe pse të dyja gjykatat ndodhen në të njëjtën godinë. Këtë të mërkurë, gazetarët janë lejuar të hyjnë në ambientet e Apelit me telefonat celularë, të cilët do të lejohen edhe gjatë seancave gjyqësore.

Ishte gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Saida Dollani e cila u garantoi gazetarëve sot se rregullat e transparencës nuk do të ndryshojnë dhe se rregullorja e hartuar nga GJKKO nuk do të zbatohet nga Apeli.

“Rregullat e transparencës tek ne nuk ndryshojnë. Nëse ju pengojnë të qëndroni në hollin tonë me vini në dijeni”, u tha Saida Dollani-gazetarëve.

Shoqatat e gazetarëve e kanë kundërshtuar ashpër rregulloren e re të GJKKO-së, e cila sjell kufizime të forta për mediat, deri te ndalimi i përdorimit të telefonave, regjistruesve brenda në sallën e gjyqit dhe kamerave.

Read more:GJKKO censurë mediave me rregulloren e re, Apeli e refuzon, lejon gazetarët me celularë në gjyqe! OSBE për Report TV: Po e ndjekim, konsultë me palët e interesuara

Edhe gazetarët që mbulojnë proceset në Gjykatën e Posaçme kanë rënë unanimisht dakord që, të paktën deri në një moment të dytë, të mos plotësojnë formularët e akreditimit. Ata do të presin një reagim nga Gjykata, së cilës i është kërkuar rishikimi i rregullores. Nëse do të jetë e nevojshme, gazetarët do t’i ndjekin proceset gjyqësore si pjesë e publikut.

Rregullorja e re është edhe nën ‘lupën’ e OSBE-së, e cila thotë se po e ndjek çështjen nga afër. Në një reagim për gazetaren e Report Tv Raziela Myslimaj, prezenca e OSBE-së në Shqipëri thotë se është në komunikim me Gjykatën e Posaçme dhe po konsultohet edhe me palë të tjera të interesuara.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vijon ta ndjekë nga afër këtë çështje. Jemi në komunikim me Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe po konsultohemi edhe me palë të tjera të interesuara. Do të vijojmë të angazhohemi në një dialog konstruktiv me të gjitha palët e përfshira për çështjet që janë aktualisht në vlerësimin dhe shqyrtimin tonë”, thuhet në reagimin e OSBE-së për Report Tv.

Read more:Pasuritë e Orest Sotës mbeten në sekuestro, Apeli i GJKKO nuk pranon ankimin e biznesmenit

Rregullorja e re e hartuar nga kryetari në detyrë i GJKKO-së, Erion Bani u fut në fuqi nga 1 shtatori dhe vendos kufizime e ndalime, që praktikisht e pamundësojnë mbulimin mediatik të proceseve gjyqësore në këtë Gjykatë.

Prania e kamerave bëhet thuajse e pamundur, ndërsa gazetarëve, të cilët duhet të kërkojnë leje për ndjekjen e çdo seance, iu hiqet dhe përdorimi i telefonave celularë, si një mjet pune për transmetimin në kohë reale të informacionit në redaksi.

Ndërsa për Rregulloren e re pati një valë në rritje reagimesh nga shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit, nga GJKKO, i vetmi reagim ishte ai i konfirmimit se nuk ka ndërmend të bëj pas. Gazetarët u njoftuan pas mesditës se grupi i deritanishëm i komunikimit të njoftimeve do të mbyllet dhe se do të hapet një grup i ri, vetëm me gazetarët që do të akreditohen sipas përcaktimeve të Rregullores së re.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:59

Rregullorja e re e GJKKO/ AEJ Albania: Censurë ndaj medias, bie ndesh me standardet e BE! Të rishikohet dhe të nisë konsultimi me gazetarët

Shoqata e Gazetarëve Evropianë në Shqipëri thotë se rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme është censuruese dhe bie ndesh me standardet europiane që garantojnë lirinë e medias dhe transparencën e proceseve gjyqësore.

Read more:Rregullorja e GJKKO kufizon edhe avokatët, Maks Haxhia kërkesë: Rishikojeni, ndalimi i celularëve na pengon punën! Paralajmërohet bojkot i seancave (VIDEO)

Kërkesa ndaj GJKKO është rishikimi i dispozitave dhe konsultimi me palët e interesuara, teksa shoqata thotë se këto shqetësime do t’u përcillen partnerëve europianë.

Sipas AEJ Albania, ndalimi për përdorimin e pajisjeve teknologjike pengon raportimin në kohë reale dhe gazetarët s’mund të trajtohen si rrezik pse përdorin mjetet e punës.

Gjithashtu shpreh shqetësim për sistemin e akreditimit që u kërkon gazetarëve një sërë të dhënash personale dhe firmosjen e deklaratave për të respektuar kufizimet.

Read more:GJKKO shpërfilli kritikat e shoqatave të gazetarëve, vendase e ndërkombëtare! Nga sot në fuqi Rregullorja që censuron mediat

Sipas shoqatës, njoftimet zyrtare s’mund të jenë zëvendësuese për raportimin e pavarur në një institucion si GJKKO ku proceset që zhvillohen duhet të jenë më transparente.

“Shoqata e Gazetarëve Evropianë, Dega Shqipëri (AEJ Albania), shpreh shqetësimin për rregulloren e re të GJKKO-së e dhe mënyrën se si ajo kufizon punën e gazetarëve.

Ndalimi i telefonave, laptopëve dhe pajisjeve të tjera elektronike gjatë seancave pengon raportimin në kohë reale, mbajtjen e shënimeve dhe komunikimin me redaksitë. Gazetarët nuk mund të trajtohen si rrezik për procesin gjyqësor vetëm sepse përdorin mjetet e tyre të punës.

Read more:Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’ e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

Shqetësues është edhe sistemi i ri i akreditimit. Gazetarëve u kërkohen të dhëna personale, vërtetime pune, kartë shtypi dhe dokumente të tjera, ndërsa duhet të firmosin deklarata për respektimin e një sërë kufizimesh. Në rast të shkeljes së tyre, parashikohen masa që shkojnë deri në heqjen e akreditimit dhe ndalimin e aksesit në Gjykatë. Po ashtu, regjistrimi 24 orë përpara dhe rotacioni në sallë rrezikojnë ta kthejnë akreditimin nga një procedurë organizative në një filtër për aksesin e medias në procese me interes të lartë publik.

AEJ Albania thotë se: masat duhet të mos cenojnë lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar. Kufizime të tilla bien ndesh me garancitë kushtetuese për lirinë e shprehjes dhe të informimit, si dhe me standardet evropiane për lirinë e medias dhe transparencën e proceseve gjyqësore. Njoftimet zyrtare të Gjykatës nuk mund të zëvendësojnë raportimin e pavarur të gazetarëve nga seancat. Aq më tepër në GJKKO, ku zhvillohen procese që lidhen me korrupsionin, zyrtarët e lartë dhe krimin e organizuar, transparenca duhet të jetë më e madhe dhe jo më e kufizuar.

AEJ Albania i kërkon GJKKO-së të rishikojë dispozitat që prekin punën e medias dhe të nisë një konsultim real me gazetarët dhe organizatat e tyre. Ne do t’ua përcjellim këto shqetësime partnerëve tanë evropianë dhe institucioneve që monitorojnë lirinë e medias, me bindjen se siguria e Gjykatës dhe liria e raportimit mund dhe duhet të garantohen njëkohësisht”, thotë shoqata.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Tags: #apeli i gjkko #Detyrë #Erion Bani #Gazetarët #GJKKO #Gjykata #Institucion #OSBE #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 10 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 2 ditë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin