Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Aktmarrëveshjet për faturat e energjisë, OSHEE vijon skemën lehtësuese për 2026: Gati 70% e klientëve debitorë kanë përfituar ulje të kamatëvonesës
Sociale

Aktmarrëveshjet për faturat e energjisë, OSHEE vijon skemën lehtësuese për 2026: Gati 70% e klientëve debitorë kanë përfituar ulje të kamatëvonesës

• 2 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

OSHEE Group vijon të mbështesë klientët me detyrime të prapambetura të energjisë elektrike përmes skemës së aktmarrëveshjeve, e cila u jep mundësinë të shlyejnë borxhet me këste ose të përfitojnë ulje të kamatëvonesës nëse i likuidojnë menjëherë.

Sipas të dhënave të kompanisë, deri tani janë lidhur 4 095 aktmarrëveshje me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU). Prej tyre, 2 818 klientë familjarë dhe jofamiljarë, ose 68.8%, kanë shlyer të gjithë detyrimin me një këst të vetëm, duke përfituar reduktim të kamatëvonesës sipas kategorisë përkatëse.

Nga 2 893 aktmarrëveshjet e lidhura me klientët familjarë, 1 928 kanë zgjedhur të paguajnë menjëherë detyrimin dhe kanë përfituar ulje 70% të kamatëvonesës, ndërsa 965 të tjerë po i shlyejnë detyrimet me këste.

Read more:U kap me makinë të vjedhur, Gjykata e Lezhës cakton ‘detyrim paraqitje’ për përgjegjësin e OSHEE! Mjeti dyshohet se është përdorur për ngjarje kriminale

Ndërkohë, 1 202 aktmarrëveshje janë firmosur nga klientët jofamiljarë, ku përfshihen institucionet buxhetore dhe jobuxhetore, si edhe bizneset e vogla dhe të mëdha.

Skema përfshin të gjitha kategoritë e klientëve me detyrime të krijuara deri më 31 dhjetor 2024. Ndërsa për familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë, aktmarrëveshjet mund të lidhen edhe për detyrimet e krijuara gjatë vitit 2025. Për këto kategori, kësti minimal është 1 200 lekë në muaj dhe pagesa mund të shtrihet deri në 240 këste, me kusht që të mos krijohen detyrime të reja të papaguara gjatë vitit 2026.

Read more:Dorjan Teliti: Të pyeten qytetarët e Tiranës për ndarjen e re territoriale. Nëse mazhoranca refuzon konsultimet publike, opozita do t’i bëjë vetë

Për klientët buxhetorë, jobuxhetorë dhe bizneset, numri i kësteve varion nga 24 deri në 120, në varësi të vlerës së detyrimit.

OSHEE Group ka miratuar edhe një skemë të veçantë për faturat korrektive, përmbledhëse dhe sistemuese, si edhe për rastet që lidhen me demontimin ose testimin e matësit dhe energjinë e akumuluar në matës. Këto detyrime mund të shlyhen deri në 24 këste, ndërsa klientët që zgjedhin t’i likuidojnë menjëherë përfitojnë gjithashtu ulje të kamatëvonesës.

Read more:“Referendumi i Ramës është një rreth vicioz”/ Genc Burimi: Krizës i jep zgjidhje vetëm qeveria tranzitore

Sipas skemës lehtësuese, klientët familjarë përfitojnë reduktim 70% të kamatëvonesës, klientët jofamiljarë 50%, ndërsa biznesi i vogël përfiton falje të plotë, 100%, të kamatëvonesës në rast se shlyen të gjithë detyrimin me një pagesë të vetme. Sipas OSHEE-së, qëllimi i kësaj skeme është t’u krijojë klientëve më shumë mundësi për të mbyllur detyrimet e prapambetura me kosto më të ulët.

Lexo edhe
Sociale

Shkodër/ Turisti bie në humnerë në Shalë, evakuohet me helikopterin Black Hawk drejt Spitalit të Traumës (VIDEO)

Sociale

‘Dua t’u shërbej njerëzve si im atë’, vajza e Mirush Kabashit i futet politikës në Kanada

Tags: #Bizneset #Biznesi #energjia elektrike #fatura #OSHEE #Pagesa #Të Gjitha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shkodër/ Turisti bie në humnerë në Shalë, evakuohet me helikopterin Black Hawk drejt Spitalit të Traumës (VIDEO)
  • ‘Dua t’u shërbej njerëzve si im atë’, vajza e Mirush Kabashit i futet politikës në Kanada
  • Universiteti i Shkodrës, rektorja: 25% më shumë studentë në fazën e parë të regjisrimit
  • Ekskluzive/ Larg kampit të ferrit në Siri, Abdullahu rinis fëmijërinë në Rrogozhinë! I afërmi: S’dëshiron të flasë për të shkuarën! Shpresë për rikthimin e motrës
  • Plazh në vjeshtë, Shëngjini vijon të presë qindra pushues në shtator: Më mirë se korriku
Nga të njëjtat tag-e
  • “Me KAYO-n, Rama gjeti alibinë për të goditur News24”/ Analiza e Genc Burimit: Evis Sala po aq përgjegjëse sa Rama nëse nuk kallëzon çfarë po luhet me biznesin e barnave
  • Plazh në vjeshtë, Shëngjini vijon të presë qindra pushues në shtator: Më mirë se korriku
  • Njohje me mësuesit, shokët dhe rregullat, dita e parë nis me informimin, orientimin dhe sigurinë e nxënësve
  • “Lumë” kredish për biznes dhe shtëpi, stoku i huave të dhëna nga banka kalon një trilion lekë
  • Programi ‘Pas shkolle’, hapet sot thirrja për profesionistët e fushës! Afat deri më 10 shtator për të dorëzuar aplikimet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Fier/ Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari (EMRI) 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 8 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama ka 5 premtime, 10 rrena, kërkon edhe Besë nga shqiptarët”/ E vetmja media që ka transmetuar protestën nga dita 1, protestuesi: Puna e News24 do të shkruhet në histori 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Shkodër/ Turisti bie në humnerë në Shalë, evakuohet me helikopterin Black Hawk drejt Spitalit të Traumës (VIDEO)

Një turist u shpëtua pas një operacioni kërkim-shpëtimi të zhvilluar nga Forca Ajrore në fshatin Kaprre, në Njësinë…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

‘Dua t’u shërbej njerëzve si im atë’, vajza e Mirush Kabashit i futet politikës në Kanada

Për Mendi Kabashin, hyrja në politikë nuk është një kthesë e papritur. Ajo e sheh si vazhdim të…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Universiteti i Shkodrës, rektorja: 25% më shumë studentë në fazën e parë të regjisrimit

SHKODER– Për herë të parë në vitet e fundit universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka njohur një rritje…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by