Biznesmeni Vasil Bedinaj është kërcënuar me armë zjarri mesditën e sotme rreth orës 12:30 në një nga hotelet e tij në zonën e Orikumit. Një grup mbi 10 personash të armatosur dyshohet se e kanë kërcënuar që t’i jepte 5 milionë lekë ose ndryshe të largohej nga vendi brenda 24 orëve.
“5 milionë euro gjobë ndryshe zhduku nga Shqipëria”, ka dëshmuar Vasil Bedinaj në polici.
Sipas informacioneve paraprake mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.
Gjatë ndjekjes nga policia, makina tip ‘Range Rover’ ku ndodheshin tre prej autorëve të dyshuar është aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.
Dy prej tyre janë dërguar në spital ndërsa njëri është dërguar në Komisariat. Njëri ka marrë dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore. Në makinën e autorëve policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri.
Read more:Vlorë/ Nuk u ndje mirë gjatë zhytjes, humb jetën turistja finlandeze në Orikum
Ndërkohë Policia ka ngritur postoblloqe në Fier, Vlorë, Himarë e Tepelenë për kapjen e personave të tjerë.
Lajm në përditësim….
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë




