Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Porositi gati 5 kg kanabis me THC nga SHBA, i riu frikësohet të tërheqë pakon në postën e Shkodrës! Pas 2 javësh në vëzhgim, kapet në banesë në Bathore (VIDEO)
Kronikë

Porositi gati 5 kg kanabis me THC nga SHBA, i riu frikësohet të tërheqë pakon në postën e Shkodrës! Pas 2 javësh në vëzhgim, kapet në banesë në Bathore (VIDEO)

• 5 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dorian Sinani 20 vjeç, banues në Bathore u arrestua në Tiranë, pasi dyshohet se kishte porositur një pako me kanabis me përqindje të lartë THC. Pakoja që dyshohet se ishte trafikuar nga SHBA, do të shitej në Shqipëri.

Burimet thonë se lënda narkotike do të mbërrinte në postën e Shkodrës. Pak ditë më parë 20-vjeçari kishte shkuar me taksi në Shkodër dhe ishte paraqitur në postë por nuk e ka tërhequr pakon pasi ka pasur frikë se zbulohet. Megjithatë, kamerat e sigurisë e kanë pikasur teksa lëvizte para postës, dhe përmes gjurmimit të taksisë është lokalizuar edhe banesa e tij në Bathote.

Antidroga e Tiranës prej më shumë se 2 javësh mbajti në vëzhgim Dorian Sinanin. Sipas burimeve, ai kishte shënuar në porosi të dhënat personale nga një kartë identiteti që një qytetar e kishte denoncuar të humbur në një faqe në rrjetet sociale. Edhe numri i celularit nuk ishte i tiji.

Read more:Operacion anti-kanabis në Pukë, pranë parcelës me drogë një person i armatosur! Largohet në terrenin e vështirë, policia qëllon në ajër

I riu, i cili njihet edhe si përdorues i drogës, kishte porositur 8 paketime me kanabis, me peshë totale 4 kg e 641 gramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

“Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me filialin “Qendra Tranzite” të Postës Shqiptare, finalizoi operacionin policor të koduar “Delivery”.

Në kuadër të këtij operacioni, pas një hetimi të kryer për rastin, u bë i mundur identifikimi i shtetasit D. S., 20 vjeç, banues në Bathore, si porositës i pakos me 4 kg e 641 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, e dyshuar se ishte trafikuar nga SHBA-ja. Në vijim të veprimeve procedurale, 20-vjeçari u vu në pranga nga shërbimet e Policisë.

Read more:Konflikti i armatosur te ‘Regina Palm’, Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë! Hita: Po verifikojmë pretendimet e dy palëve!

Pakoja, e cila përmbante 8 paketime me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis, me peshë totale 4 kg e 641 gramë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia.

Droga, sipas përllogaritjeve kapte një vlerë prej rreth 20 mijë eurosh nëse do të hidhej në treg. Policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në trafikimin e saj nga SHBA-ja drejt Shqipërisë.

Read more:Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen disa banesa, rrezikohen dhjetëra të tjera! Zjarri shkrumbon 6 fshatra në Fier

THC është substanca kryesore psikoaktive e kanabisit, ajo që shkakton efektin dehës te përdoruesit. Kanabisi me përqindje të lartë THC ka efekt më të fortë se kanabisi i zakonshëm, për shkak të nivelit më të lartë të kësaj substance.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

‘Regina Palm’/ Gjykata e liroi nga qelia, Luan Muça: Konflikti për pronën në Palasë! Bedinaj thirri njerëz të armatosur, na sulmuan me plumba kur po largoheshim

Kronikë

Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut

Tags: #Banesa #cannabis sativa #Dorian Sinani #droge #Kanabis #kartë identiteti #Kryesore #Para #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Regina Palm’/ Gjykata e liroi nga qelia, Luan Muça: Konflikti për pronën në Palasë! Bedinaj thirri njerëz të armatosur, na sulmuan me plumba kur po largoheshim
  • Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut
  • Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut
  • Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut
  • Zjarret/ Në Fier angazhohen 1 avion dhe 1 helikopter! Ndërhyrje nga ajri për vatrat në Bardhaj të Shkodrës, flakët pranë banesave
Nga të njëjtat tag-e
  • “Padrejtësia ndaj meje nuk erdhi nga SHBA”/ Berisha: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Kush na tregoi barin, janë të papunë…
  • Aksioni për makinat e braktisura në Tiranë, Policia Bashkiake apel qytetarëve: Largojini nga rrugët, mos i lini në hapësirat publike
  • Policia kontrolle ndaj makinave luksoze në Tiranë, verifikohet origjina e mjeteve dhe burimi i pasurisë (VIDEO)
  • Një javë nga helmimi, banorët e Fushë-Arrëzit ende pa përgjigje: Të paktën na thoni a mund ta konsumojmë ujin
  • Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 16 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe… 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjimi, i tmerruar”/ 98 ditë protestë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë. Të hënën pritet tubim masiv 6 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama 6 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 5 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Titaniku s’po merr kthesën dhe para kemi një ajsberg”/ Rama në forumin “Inteligjenca e Botës”: Nuk ka vend për Shqipërinë në BE nëse Unioni nuk ndryshon 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Regina Palm’/ Gjykata e liroi nga qelia, Luan Muça: Konflikti për pronën në Palasë! Bedinaj thirri njerëz të armatosur, na sulmuan me plumba kur po largoheshim

Biznesmeni Luan Muça ka reaguar publikisht për ngjarjen ku u përfshi në një konflikt të armatosur me biznesmenin…

• 31 minuta më parë • 7 min lexim
Kronikë

Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut

11 vatra vijojnë ende të jenë aktive dhe 5 të tjera janë nën mbikëqyrje, sipas bilancit të 24…

• 2 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut

11 vatra vijojnë ende të jenë aktive dhe 5 të tjera janë nën mbikëqyrje, sipas bilancit të 24…

• 2 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by