Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën! Masa disiplinore për ata që nuk zbatojnë vendimin
Kronikë

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën! Masa disiplinore për ata që nuk zbatojnë vendimin

• 8 Shtator, 2026 • 8 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Avokatët kanë vendosur bojkot pa afat të seancave gjyqësore në GJKKO, në kundërshtim të rregullores së re që, përveç kufizimeve ndaj mediave, nuk lejon as përdorimin e celularëve nga mbrojtësit gjatë gjyqeve.

Vendimi u mor nga Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, pas mungesës së një reagimi nga Gjykata e Posaçme ndaj kërkesës së avokatëve për rishikimin e rregullores dhe ka hyrë në fuqi duke hyrë nga ky moment.

“Për avokatët që nuk zbatojnë bojkotin do të ketë masa disiplinore”, tha Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë i bëri kërkesë GJKKO që të pezullojnë menjëherë rregulloren e re dhe avokatët të mbajnë celular në sallën e gjyqit.

“Pezulloni menjëherë rregulloren e re. Na garantoni të drejtën për të mbajtur celular në sallë. KLGJ të ndërhyjë për pezullimin e rregullores së re”, thanë ata.

Read more:Rregullorja e re e GJKKO-së/ SafeJournalists: Masa censuruese ndaj medias, të rishikohen! Avokatët bojkot gjyqeve? Dhoma e Avokatisë vendos më 8 shtator

Një ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të kësaj rregulloreje është kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia. Më 1 shtator, ditën që rregullorja hyri në fuqi, ai i dorëzoi një kërkesë Gjykatës së Posaçme për rishikimin e dispozitave që prekin komunitetin e avokatëve.

Sipas avokatëve, moslejimi i celularëve në seanca prek drejtpërdrejt ushtrimin e profesionit të tyre.

“Duke parë fashën që ka kjo Gjykatë dhe veprat penale që gjykon, dihet që ne nuk futemi në preferencën e kësaj gjykate. Kjo nuk duhet të përçohet në këtë lloj forme. Unë kam qenë viktimë e Gjykatës së Posaçme dhe kam pasur mbështetjen e Dhomës së Avokatisë. Ne kemi një pozicion ndryshe dhe nuk mund të na trajtojnë në këtë lloj forme. Po ashtu edhe kontrollet që bëhen, mendoj të shmangen. Kjo rregullore është bërë vetëm për të ngushtuar punën e avokatëve. Nëse nuk ka një reflektim nga Gjykata e Posaçme do të fillojmë me bojkot, nuk ka asnjë negociatë”, tha një avokat.

Edhe mediat, si dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve, kanë kundërshtuar rregulloren, duke argumentuar se ajo cenon të drejtën e informimit.

Read more:Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nis bojkotin, bllokon shërbimet: Çfarë do bëhet me ne? Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:19

Rregullorja e re, avokati Haxhia: Për avokatët që nuk e zbatojnë bojkotin masa deri në heqjen e licencës

1788869553_makshaxhia.JPG

Foto: Maks Haxhia

Avokatët kanë vendosur bojkot pa afat të seancave gjyqësore në GJKKO. Pas këtij vendimi Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia tha në një prononcim për mediat se për avokatët që nuk e zbatojnë do të merren masa deri në heqjen e licencës.

“Në disa nene cenohet veprimtt e avokatit për mbrojtjen e klientit të tyre. Si celularët dhe kompjuterët kanë një rol të madh pasi me ta bëhet një punë voluminoze. Gjatë takimit u propozuan tre gjëra, por ne vendosëm unaninisht që të bojkotojmë seancat gjyqësore në GJKKO dhe mos të bëjmë bojkot për masat e sigurisë. Për ata që nuk e zbatojnë do të marrim masa disiplinore deri në heqjen e licencës. Ky vendim hyn në fuqi menjherë”, tha Haxhia.

Ora 13:42

Rregullorja e GJKKO-së/ Vishaj: Avokatët kryesisht të mos marrin asnjë çështje, t’i japim goditjen e parë gjykatës (VIDEO)

Në mbledhjen e thirrur sot nga Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, avokati Saimir Vishaj u shpreh se zgjidhja më e mirë është bojkotimi i avokatëve kryesisht.

“Kërkoj një impenjim më të madh nga ju. E kemi provuar bojkotin dhe nuk na ka sjellë asgjë. Më shumë janë bërë pushime nga avokatët dhe gjyqtarët sesa ka sjellë ndonjë gjë nga ajo që kemi kërkuar ne. Është gjyqtari i çështjes ai që vendos se si zhvillohet seanca.

Read more:Rregullorja e re e GJKKO-së, kufizime dhe për avokatët! Kreu i Dhomës së Avokatisë Haxhia, i revoltuar: Hartuar pa transparencë e bazë ligjore, do propozoj bojkot

Nuk duhet të presim datën 15, por ne që nesër, ju dhe Dhoma e Këshillit të Përgjithshëm, duhet të dalim me një mendje, që për 10 ditë t’i godasim me avokatët kryesisht. Kjo goditje do të na sjellë pozitivitet, është një demonstrim real që i bëjmë GJKKO-së. Avokatët mos të atashohen brenda një afati që mund ta vendosim të gjithë, nga masa e sigurisë deri te gjyqet penale. Duke bërë një bojkot nga ana e avokatëve kryesisht, ne i japim goditjen e parë kësaj gjykate”, tha Vishaj.

Ora 13:28

Rregullorja e GJKKO-së, avokatët: Nuk është më çështje telefonash, po na cenohet puna! Të fillojmë nga bojkoti i masave të sigurisë (VIDEO)

Këtë të martë Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë po mban një mbledhje për të vendosur hapat që do të marrin në kundërshtim të rregullores së GJKKO-së. Sipas avokatëve kjo rregullore bëhet për të cenuar punën e tyre.

“Duke parë fashën që ka kjo Gjykatë dhe veprat penale që gjykon, dihet që ne nuk futemi në preferencën e kësaj gjykate. Kjo nuk duhet të përçohet në këtë lloj forme. Unë kam qenë viktimë e Gjykatës së Posaçme dhe kam pasur mbështetjen e Dhomës së Avokatisë. Ne kemi një pozicion ndryshe dhe nuk mund të na trajtojnë në këtë lloj forme. Po ashtu edhe kontrollet që bëhen, mendoj të shmangen. Kjo rregullore është bërë vetëm për të ngushtuar punën e avokatëve. Nëse nuk ka një reflektim nga Gjykata e Posaçme do të fillojmë me bojkot, nuk ka asnjë negociatë”, tha një avokat.

“Në Gjykatën e Lartë nuk kemi këto lloj problemesh. Është e rëndësishme të theksohet të kemi solidaritet me gazetarët sepse kemi të njëjtën problem si ata. Është i nevojshëm një bojkot sepse nuk është më çështje telefonash, por çështja është bërë shumë arrogante” tha një tjetër.

Read more:Rregullorja e GJKKO-së nuk lejon celularët në sallën e gjyqit, Dhoma e Avokatisë vendos sot për bojkotin e gjyqeve

Një tjetër avokate tha se ata nuk mund të barazohen me punonjësit e asaj Gjykate. Sipas avokates bojkoti duhet të nis më parë nga masat e sigurimit

“Ne jemi avokatë dhe nuk mund të barazohemi me punonjësit e asaj Gjykate. Asnjë nuk ka të drejtë që të marrë çantën time. Duhet të ndërmerren hapa sa më parë për këtë padrejtësi. Pika e dobëtt janë masa e sigurimit, të fillojmë me atë fillimisht”, tha një avokate.

“Avokati është shtylla e drejtësisë në sallën e gjyqit. Kjo është pika që derdhi gotën, ne kërkojmë që të respektohemi nga këta gjyqtarë”, shtoi një tjetër.

Ora 12:19

Avokatët kërkojnë rishikimin e rregullores censuruese të GJKKO-së, Maks Haxhia: Prej 8 ditësh asnjë përgjigje për kërkesën tonë (VIDEO)

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, thotë se GJKKO-ja nuk i ka kthyer ende përgjigje kërkesës së avokatëve për rishikimin e rregullores së re, e cila ndalon përdorimin e celularëve gjatë seancave gjyqësore. Haxhia e cilësoi këtë edhe si mungesë respekti institucional, ndërsa bëri të ditur se i ka kërkuar kreut të KLGJ-së një takim urgjent për këtë çështje.

Read more:Po varroste kushëririn, hajduti i futet në makinë këngëtarit të muzikës popullore dhe i merr paratë (VIDEO)

“Me t’u përballur me këtë rregullore, kryetari i Dhomës, së bashku me kryetarin e Dhomës së Tiranës, kemi bërë reagimin e parë në media, duke kundërshtuar rregulloren e re si një akt që bie ndesh jo vetëm me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me Strasburgun, por bie ndesh edhe me Kodin e Procedurës Penale.

I kemi dërguar letër GJKKO-së, ku i kemi kërkuar rishikimin e rregullores dhe deri më sot, që është data 8, nuk kemi asnjë reagim nga ky institucion. Të paktën të thotë që e morëm kërkesën. Gjë që tregon mungesë respekti institucional dhe na konfirmon në vazhdimësi trajtimin që u bëjnë avokatëve gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

I kam kërkuar kreut të KLGJ-së një takim urgjent për këtë masë dhe më është komunikuar që ky Këshill nuk mblidhet para datës 15. Ne insistojmë që duhet ta bëjmë këtë takim”, tha Haxhia.

Lexo edhe
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Tags: #dhoma e avokatise #Dhoma Kombëtare e Avokatisë #Foto #Gazetarët #GJKKO #Gjykata #gjyqtarët #maks haxhia #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 22 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 2 ditë më parë • 13 min lexim
Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Partia Demokratike priti deri ditën e 12 të protestave të dhunshme në Tiranë për të dalë hapur si…

• 3 ditë më parë • 25 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin