Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Ngërçi me pagat e magjistratëve, Dervishaj: Krizës i jepet fund vetëm me “lojalitet kushtetues”, jo me nxitim të KLGJ-së
Politikë

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Dervishaj: Krizës i jepet fund vetëm me “lojalitet kushtetues”, jo me nxitim të KLGJ-së

• 8 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bojkoti i përgjithshëm i administratës gjyqësore në Gjykatën e Tiranës ka nxjerrë në pah përplasjen e thellë mes pushtetit gjyqësor dhe qeverisë për çështjen e pagave. Në emisionin “Minuta e parë” në News24 me gazetaren Ola Bruko, juristi konstitucionalist Bledar Dervishaj analizoi kronologjinë e këtij ngërçi institucional dhe rrugët për daljen nga kriza.

Pezullimi i shërbimeve në dhomën civile, penale dhe në Apel nga administrata gjyqësore erdhi si pasojë e mosmarrjes së pagave të muajit gusht. Dervishaj sqaroi se punonjësit e administratës nuk kanë qenë palë në konfliktin kushtetues të pagave të magjistratëve, por po vuajnë pasojat si “dëm kolateral” nga mosushtrimi i funksioneve nga Kuvendi në kohë dhe nga një nxitim i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Read more:Ola Bruko reagon ndaj lajmeve të rreme: Largimi im nga News24 sajesë, shihemi nesër në 13:30. Ky televizion është shtëpia ime!

Origjina e ngërçit lidhet me reformën kushtetuese të vitit 2016 dhe ligjin për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve. Pas ndryshimeve ligjore që ulën formulën e pagës referuese, Unioni i Gjyqtarëve iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja e shpalli antikushtetuese formulën dhe i la detyrë Kuvendit të plotësonte vakumin ligjor brenda datës 31 korrik. Kuvendi e depozitoi nismën në 30 korrik dhe hyri në pushime pa e miratuar atë, duke lënë pas një boshllëk ligjor.

Në mungesë të ligjit të ri, KLGJ dhe KLP caktuan vetë pagën e re referuese. Kjo solli bllokimin e listëpagesave nga Ministria e Financave, pasi Thesari nuk mund të çelte fondet pa një bazë të miratuar nga Kuvendi. KLGJ nuk mund të marrë atributet e legjislatorit apo të ndryshojë buxhetin e shtetit.

Read more:Inflacioni ngjitet në 3,2%/ Transporti shtrenjtohet 12%, ushqimet dhe faturat rëndojnë buxhetet familjare

Sipas Dervishajt, zgjidhja kërkon lojalitet kushtetues dhe bashkëpunim mes institucioneve.

Zgjidhja provizore për pagat sipas tij do të ishte ndërmarrja e një hapi praktik ku punonjësit dhe magjistratët të trajtohen përkohësisht me formulën e vjetër të llogaritjes, ndërsa diferenca t’u kalojë pasi Kuvendi të miratojë ligjin.

Read more:Pagat/ Pas deklaratës së Ministrisë së Financave, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Qëndrim kundër vendimit të GJK. Mund të ngremë kallëzim penal

Po ashtu ai propozoi se me startimin e sesionit të ri parlamentar, Kuvendi duhet të kalojë me procedurë të përshpejtuar formulën e re, duke thirrur në tryezë konsultimi KLGJ-në, KLP-në, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Gjykatën e Lartë për të shmangur konflikte të reja kushtetuese.

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #Detyrë #gusht #klgj #KLP #Ministria e Financave #Ola Bruko #pagat #Praktik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
  • Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 21 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin