Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Ngërçi me pagat e magjistratëve, Dervishaj: Krizës i jepet fund vetëm me “lojalitet kushtetues”, jo me nxitim të KLGJ-së
Politikë

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Dervishaj: Krizës i jepet fund vetëm me “lojalitet kushtetues”, jo me nxitim të KLGJ-së

• 8 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bojkoti i përgjithshëm i administratës gjyqësore në Gjykatën e Tiranës ka nxjerrë në pah përplasjen e thellë mes pushtetit gjyqësor dhe qeverisë për çështjen e pagave. Në emisionin “Minuta e parë” në News24 me gazetaren Ola Bruko, juristi konstitucionalist Bledar Dervishaj analizoi kronologjinë e këtij ngërçi institucional dhe rrugët për daljen nga kriza.

Pezullimi i shërbimeve në dhomën civile, penale dhe në Apel nga administrata gjyqësore erdhi si pasojë e mosmarrjes së pagave të muajit gusht. Dervishaj sqaroi se punonjësit e administratës nuk kanë qenë palë në konfliktin kushtetues të pagave të magjistratëve, por po vuajnë pasojat si “dëm kolateral” nga mosushtrimi i funksioneve nga Kuvendi në kohë dhe nga një nxitim i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Read more:Ola Bruko reagon ndaj lajmeve të rreme: Largimi im nga News24 sajesë, shihemi nesër në 13:30. Ky televizion është shtëpia ime!

Origjina e ngërçit lidhet me reformën kushtetuese të vitit 2016 dhe ligjin për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve. Pas ndryshimeve ligjore që ulën formulën e pagës referuese, Unioni i Gjyqtarëve iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja e shpalli antikushtetuese formulën dhe i la detyrë Kuvendit të plotësonte vakumin ligjor brenda datës 31 korrik. Kuvendi e depozitoi nismën në 30 korrik dhe hyri në pushime pa e miratuar atë, duke lënë pas një boshllëk ligjor.

Në mungesë të ligjit të ri, KLGJ dhe KLP caktuan vetë pagën e re referuese. Kjo solli bllokimin e listëpagesave nga Ministria e Financave, pasi Thesari nuk mund të çelte fondet pa një bazë të miratuar nga Kuvendi. KLGJ nuk mund të marrë atributet e legjislatorit apo të ndryshojë buxhetin e shtetit.

Read more:Inflacioni ngjitet në 3,2%/ Transporti shtrenjtohet 12%, ushqimet dhe faturat rëndojnë buxhetet familjare

Sipas Dervishajt, zgjidhja kërkon lojalitet kushtetues dhe bashkëpunim mes institucioneve.

Zgjidhja provizore për pagat sipas tij do të ishte ndërmarrja e një hapi praktik ku punonjësit dhe magjistratët të trajtohen përkohësisht me formulën e vjetër të llogaritjes, ndërsa diferenca t’u kalojë pasi Kuvendi të miratojë ligjin.

Read more:Pagat/ Pas deklaratës së Ministrisë së Financave, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Qëndrim kundër vendimit të GJK. Mund të ngremë kallëzim penal

Po ashtu ai propozoi se me startimin e sesionit të ri parlamentar, Kuvendi duhet të kalojë me procedurë të përshpejtuar formulën e re, duke thirrur në tryezë konsultimi KLGJ-në, KLP-në, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Gjykatën e Lartë për të shmangur konflikte të reja kushtetuese.

Lexo edhe
Politikë

“Lironi shqipet!”/ Dje tensione, përplasje me policinë dhe të arrestuar, sot dita e 102 e revoltës qytetare: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, revolta vazhdon në rrugët e Tiranës

Tags: #Detyrë #gusht #klgj #KLP #Ministria e Financave #Ola Bruko #pagat #Praktik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Lironi shqipet!”/ Dje tensione, përplasje me policinë dhe të arrestuar, sot dita e 102 e revoltës qytetare: Rama jep dorëheqjen!
  • “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, revolta vazhdon në rrugët e Tiranës
  • Berisha denoncon dhunën ndaj protestuesve: Brutaliteti çnjerëzor i narkopolicisë së Padrinos, turp dhe krim
  • “Nuk jeni vetëm”/ Qytetarët protestojnë tek Komisariati 6, lirohet Shpend Gashi
  • “Arrestoni Ramën”/ Nuk ndalen protestuesit, bllokojnë kryqëzimin tek 21-shi
Nga të njëjtat tag-e
  • Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Gjykatës së Tiranës dhe e Apelit në bojkot, do zhvillohet vetëm masat e sigurisë! Mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)
  • Pushuesit zgjedhin shtatorin/ Çmimet më të lira dhe moti më i freskët zgjasin pushimet deri në mesin e muajit
  • Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Gjykatës së Tiranës dhe e Apelit në bojkot, do zhvillohet vetëm masat e sigurisë! Mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)
  • Në vend të Klodjana Spahiut, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit
  • “SPAK të hetojë dëbimin flagrant të News24 dhe gazetarëve nga Kayo. Rama ‘u plagos’ rëndë nga audio-përgjimi i Ahmetajt”, deklarata e fortë e Klod Lalës: Ka orë të tëra përgjimesh për zyrtarë të lartë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO) 19 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtarë do mbështesë vendimin që do merret 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “I thashë shefit “e vras me dorën time””/ Ahmetaj bën denoncimin e fortë: Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 6 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Shqipëria duhet të çlirohet nga Rama”/ 101 ditë protesta, Nard Ndoka: Duhet të largohet, çdo ditë në pushtet është kosto për vendin 6 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Lironi shqipet!”/ Dje tensione, përplasje me policinë dhe të arrestuar, sot dita e 102 e revoltës qytetare: Rama jep dorëheqjen!

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike hyn sot në ditën e 102-të. Qytetarët pritet të rikthehen sërish…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, revolta vazhdon në rrugët e Tiranës

Revolta e qytetarëve në ditën e 101-të vazhdon në rrugët e Tiranës. Qytetarët janë mbledhur tek ura e…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Berisha denoncon dhunën ndaj protestuesve: Brutaliteti çnjerëzor i narkopolicisë së Padrinos, turp dhe krim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj përplasjeve mes policisë dhe protestuesve ditën e sotme,…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by