Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Ortaku besprerë i Ron Yeffetit – Ide
Editoriale

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit – Ide

• 9 Shtator, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Dalja në plan të parë e një biznesmeni kontrovers si Ron Yeffet (ky është emri i përdorur më shumë nga milioneri hebre), që deri më tani njihej vetëm në korridoret e errëta të pushtetit, ka njollosur edhe më shumë kontratën e re të Besës, që Edi Rama po kërkon të gëlltitet nga shqiptarët. Intervista e Çim Pekës me Arben Ahmetajn ka treguar edhe njëherë se, ndërkohë që bën përpjekje publike për kthimin e besimit të qytetarëve, kryeministri vepron në kulisa për ti ngulur thika pas shpine atyre.

Por, deri këtu kemi të bëjmë me një film të konsumuar. Ajo që është interesante e që lidhet me mënyrën propagandistike të Besës, si një orvatje për të shitur ëndërra të mëdha, është rruga që ndoqi Yeffet për tu promovuar, pasi u vendos projekti që atij ti faleshin pasuri publike.

Read more:Berisha takon kongresmenin amerikan Keith Self. Në fokus korrupsioni, trafiku i drogës dhe qeveria teknike

Tani të gjithë e dinë me fakte se ky biznesmen që bënte para me republikat e bananeve në Afrikë, ishte një njohje e vjetër e Edi Ramës. Falë mikut kryeministër ai kishte dashur të negocionte borxhin e jashtëm të vendit, të rrëmbente truallin e ambasadës sonë në New York, apo të bëhej partneri i kompanisë tashmë të falimentuar, Air Albania. E megjithatë, interesante është të shihet se më ç‘kujdes u pergatit futja e tij në skenë.

Për më tepër se një vit, Edi Rama pompoi një sipërmarëse të re që kishte lënë Turqinë, për të vijuar ëndrrën e prodhimit të makinave në vendin e saj. Ai e ftoi atë në podkastin e vet “Flasim”, e bëri të tregojë fëmijërinë, adoleshencën familjen dhe Bulqizën prej nga vinte. Përkundi në sytë e publikut vegimin se, për herë të parë edhe në këtë tokë, ku dikur të kishte një veturë konsiderohej krim, tani do të prodhoheshin makina 100% “made in Albania”. Madje me një ceremonialitet teatral ai i tha Arietës që e dëgjonte si një kukull naive: “Unë do të vij të punoj falas si hamall në kompaninë tënde”. Mediat që marin urdhër u vunë të gjitha në punë për ti bërë reklamë një bjondineje të re, të cilës i kishte bërë porosi për karroceri ambulancash edhe vetë OKB-ja. Fabula e sipërmarëses që e shpie industrinë tonë në maja të paimagjinuara u vu në punë.

Read more:Shqipëria pret uljen e çmimeve! Price Watch kërkon kohë, në Greqi 1.600 produkte shiten deri në 30% më lirë

Po ç‘fshiej pas saj? Në pranverën e vitit 2025 qeveria mori vendim për të krijuar partneritet publik privat në fushën e mbrojtjes. Kompania shtetërore Kayo (regjizori ishte kujdesur edhe për emrat, duke evokuar atentatorin Kajo Karafili dhe per makinat emrin Shota, sipas gruas së Azem Galicës), u fut në marëdhënie për të krijuar një ndërmarrje të përbashkët me Timak, të Arjeta Pucës. Kjo e fundit 80%, shteti vetëm 20%.

Në të njëjtën distancë të papërfilshme kohore Arieta Puca, pra sirena e industrisë ushtarake rilindase, e shiti për 500 euro, gjysmën e kompanisë së saj. Po kujt? Këtu del sërish në skenë Ron Yeffet. Me ato para xhepi ai bëhet atutomatikisht pronar i një 40 %-shi, që merr fonde nga buxheti i shtetit, por duke iu shmangur çdo lloj kontrolli, gare publike apo tenderi (e thotë edhe përgjatë përgjimit, si në Shqipëri po ashtu edhe në Afrikë: ai i urren ato).

Read more:Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin – Ide

Episodi i hapjes së perdes për të është një mizanskenë e kuruar me talent. Alibitë janë të gjitha gati: Krijimi i kompanisë të re nuk po bëhet me qëllim përfitimi personal, por për të furnizuar denjësisht ushtrinë shqiptare me armatim, madje edhe për ti rishitur ato si një aktor dinjitoz në tregun ndërkombëtar. Favori nuk po i bëhet një miku personal të Ramës, por po stimulohet një pioniere e afirmuar e indusrisë shqiptare të luftës. Në këtë skenar, ku regjizori i ka lënë Arieta Pucës një rol qëndror, ajo është në fakt vetëm idiotja e dobishme e fabulës. Ajo natyrisht mund të punojë dhe fitojë diçka, por i gjithë promovimi, shfaqja në podkast, jehona mediatike që e fryu historinë e suksesit të një emigranteje dhe përkundja e ëndrrës së futjes së Shqipërisë në tregun ndërkombëtar luftarak, i shërben një tjetër qëllimi: dërgimin pa asnjë kontroll në duar të Ron Yeffet, të parave të buxhetit të shtetit.

Read more:Nga goditja ndaj News24 te denoncimet e Ahmetajt për mashtrimet e qeverisë me prodhimin e armëve. Del hapur interesi pse u sulmua televizioni dhe iu morën ambientet me dhunë nga Kayo. SPAK duhet të veprojë!

Ky është, në fakt, thelbi i kësaj historie, të përsëritur me dhjetra herë këto 13 vjet, që nga ndërhyrja mbi Lazarat për të kanabizuar më pas gjith vendin, që nga “Fundi i marrëzisë”, për të kapur lojrat e fatit e deri fryrja e alarmit të plehrave në qytete për ti hapur rrugë inceneratorëve, apo përqëndrimi i tenderave te një strukture inovatore si AKSH, për ti kaluar realisht te Ergys Agasi.

Por, sa do i madh të ketë qenë dëmi apo gropa financiare e këtyre precedentëve, nga pikpamja e trillimit artistik, përdorimi i fabulës së Arietës, për ti hapur rrugën Ronit, nuk ka të krahasuar për nga gjenialiteti me paraardhëset. E duke thënë “Chapeau artiste” për këtë `fiction`, ndërsa rishikojmë episodet e tij, ne kuptojmë më mirë edhe devizën e rilindjes: Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet.

Read more:“Agasi ishte vetëm një mekanizëm”/ Tabaku zbërthen sistemin me tri kolona: Në krye qëndron Rama, faturën e paguajnë shqiptarët

Kjo është metoda e konfirmuar e punës së ortakut besprerë të Ron Yeffet. E prandaj me të njëjtën logjikë duhet kërkuar edhe se ç‘qëndron pas platformës që ai po propogandon javët e fundit, me të madhe, para shqiptarëve. Mos ndoshta pas kësaj ëndërre me një besëlidhje të re qëndrojnë gropat që po përgatiten në shëndetësi dhe në përdorimin e teknologjisë së epokës post AKSH?

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë – Blog

Editoriale

Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet – Ide

Tags: #Armatim #Buxheti #buxheti i shtetit #Edi Rama #ergys agasi #euro #Fonde #Gare

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë – Blog
  • Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet – Ide
  • Është krizë përfaqësimi jo informimi – Ide
  • Fabula e re e Edi Ramës: Shqiptarëve pasqyrën, për vete milionat – Ide
  • Blendi Kajsiu: Skandali i vërtetë në rastin Veliaj – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Arben Ahmetaj: Thonë se Rama nuk merr para, por edhe El Chapon nuk e kapën duke shpërndarë drogë. Nxjerrja e News24 nga godina, me urdhër të kryeministrit
  • “Rama do t’i kthejë deputetet në duar të ngritura për t’u pasuruar ai, Roni dhe Balluku” – Ahmetaj: Paratë e Onkologjikut shkuan për kopshtin “Eden” që kreu i organizatës të çlirohet nga makthet te peshku japonez
  • “Paketim armësh nga vendet me embargo”: Ahmetaj zbërthen skemën me “patentë shqiptare” dhe anashkalimin e NATO-s: Shpikje kriminale me synim qindra miliona euro!
  • “Kayo, asistente furnizuese e vemjeve nga buxheti i shtetit”, Ahmetaj zbardh skemën: Si funksionon koncepti “KAYO”
  • “Sulmi i Ramës ndaj News24 hakmarrje për pavarësinë editoriale”, Ahmetaj me tone të forta: Kreu i organizatës numëron Ronët dhe Gysët! Nxorën median me dhunë për të dhënë shembull
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 8 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Politikë “I thashë shefit “e vras me dorën time””/ Ahmetaj bën denoncimin e fortë: Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Has/ Plagosje me armë zjarri në Krumë, në kërkim autori 6 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Shqipëria duhet të çlirohet nga Rama”/ 101 ditë protesta, Nard Ndoka: Duhet të largohet, çdo ditë në pushtet është kosto për vendin 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë – Blog

Prej disa kohësh flitet për krijimin në Vlorë të një muzeu kushtuar historisë së hebrenjve. Në vetvete, lajmi…

• 1 ditë më parë • 9 min lexim
Editoriale

Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet – Ide

Një nga arritjet e mëdha të protestës është se nxorri në pah se projekti që po zhvillohej në…

• 2 ditë më parë • 9 min lexim
Editoriale

Është krizë përfaqësimi jo informimi – Ide

Në përgjigje të protestës sociale kryeministri Rama ka prodhuar, personalisht (tek pullë), një numër dokumentesh që tingëllojnë si…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by