Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Komiteti Shqiptar i Helsinki letër IEVP “Jordan Misja”: Jepini fund shkeljes së të drejtave të Presidentit Meta! Lejojeni të mbajë takime
Politikë

Komiteti Shqiptar i Helsinki letër IEVP “Jordan Misja”: Jepini fund shkeljes së të drejtave të Presidentit Meta! Lejojeni të mbajë takime

• 10 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar IEVP “Jordan Misja” që t’i japë fund kufizimit të takimeve të Ilir Metës me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Parlamentit Evropian. KShH thotë se është vënë në dijeni të ankesave të bëra nga deputeti Tedi Blushi dhe Ilir Meta, lidhur me moslejimin e zhvillimit të këtyre takimeve.

Në letrën drejtuar institucionit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehet se kufizimi është bërë pa u bërë me dije një vendim i arsyetuar apo baza ligjore mbi të cilën është mbështetur.

Read more:“Qytetarët u tërhoqën zvarrë si në Zvërnec”/ Tensionet në protestën para Parlamentit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Të respektohen të drejtat dhe standardet e KEDNJ-së

KShH rikujton se kjo çështje është trajtuar edhe më herët gjatë monitorimit të kryer në IEVP “Jordan Misja”. Sipas organizatës, në rekomandimet e adresuara institucionit përmes shkresës së datës 27 prill 2026, ishte vlerësuar se kufizimi i takimeve të të paraburgosurve me deputetë ngrinte shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të garantuara nga ligji.

Në mënyrë të veçantë, KShH i referohet nenit 51 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Read more:Protestuesja thirrje SPAK-ut: Pse nuk e arrestoni Edi Ramën? Ka shitur Shqipërinë. Ahmetaj foli qartë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë se pas rekomandimeve të mëparshme kishte konstatuar një impakt pozitiv në praktikën e ndjekur nga institucioni.

Për këtë arsye, rikthimi i pretenduar i së njëjtës praktikë ngre shqetësim për KShH-në, e cila kërkon të mësojë nëse kanë ndryshuar rrethanat faktike që do të justifikonin një qasje të ndryshme nga ajo e ndjekur pas rekomandimeve të mëparshme.

Read more:Përurohet në Helsinki ura më e madhe për këmbësorë në botë, ndalohet qarkullimi i makinave dhe motoçikletave

Në letër, KShH kërkon nga IEVP “Jordan Misja” informacion mbi pretendimet e Ilir Metës dhe Tedi Blushit, duke iu referuar edhe ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

“Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, mbetemi në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga ana juaj”, thuhet në përfundim të letrës së Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Read more:Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero

Letra:
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në përmbushje të misionit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, është vënë në dijeni të ankesave nga Z. Tedi Blushi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Z. Ilir Meta, president i Partisë së Lirisë, nëpërmjet të cilave ngrihen shqetësime lidhur me moslejimin e zhvillimit të takimeve të këtij të fundit me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetë të Parlamentit Evropian, pa u bërë me dije një vendim i arsyetuar apo baza ligjore mbi të cilën është mbështetur ky kufizim.
KShH dëshiron të rikujtojë se kjo çështje është trajtuar edhe më herët në kuadër të monitorimit të kryer në IEVP “Jordan Misja”, si dhe në rekomandimet e adresuara institucionit tuaj nëpërmjet shkresës nr. 151 prot., datë 27.04.2026, ku ndër të tjera është vlerësuar se kufizimi i takimeve të të paraburgosurve me deputetë, ngre shqetësime serioze në raport me respektimin e të drejtave të garantuara nga ligji, veçanërisht nga neni 51 i ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Në vijim të këtij procesi monitorimi dhe korrespondencës institucionale, KShH ka konstatuar se kishte një impakt pozitiv në praktikën e ndjekur nga institucioni.
Pikërisht për këtë arsye, rikthimi i pretenduar i së njëjtës praktikë ngre shqetësim dhe kërkon sqarim për personat e përfshirë, veçanërisht nëse kanë ndryshuar rrethanat faktike që do të justifikonin një qasje të ndryshme nga ajo e ndjekur pas rekomandimeve të mëparshme. Sa më sipër, në respektim të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, KSHH do të vlerësonte informimin nga ana juaj mbi pretendimet e Z. Ilir Meta dhe Z. Tedi Blushi.
Lutemi të gjeni bashkëlidhur për dijeninë tuaj, letrat e cituara më sipër.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, mbetemi në pritje të një përgjigje zyrtare nga ana juaj!

Lexo edhe
Politikë

Skandali me kompanitë si modeli i KAYO-s/ Bozdo: Mban jashtë kontrollit financimet publike. Duhet moratorium urgjent e garë publike ndërkombëtare për çdo ortak privat

Politikë

Ndryshime në qeveri/ Largohet Besfort Lamallari, Ervin Demo emërohet ministër i Brendshëm

Tags: #Deputet #Helsinki #IEVP #Ilir Meta #Komiteti Shqiptar i Helsinkit #Meta #shqiptar #tedi blushi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Skandali me kompanitë si modeli i KAYO-s/ Bozdo: Mban jashtë kontrollit financimet publike. Duhet moratorium urgjent e garë publike ndërkombëtare për çdo ortak privat
  • Ndryshime në qeveri/ Largohet Besfort Lamallari, Ervin Demo emërohet ministër i Brendshëm
  • “Armët do të prodhohen në Afrikë dhe paketohen në Shqipëri”/ Akuzat e Ahmetajt, ministrja Ismaili “merr në mbrojtje” KAYO-n: Është krenaria jonë!
  • Rama nxjerr ministrat në terren, “Prania Besnike” do të shtrihet edhe në nivel kabineti, nga java e ardhme takime me qytetarët
  • SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi – Ish-ortaku e kallëzoi për pastrimin dhe fshehjen e 1.5 milionë eurove
Nga të njëjtat tag-e
  • Asgjësohet në Kroaci një sasi me speca të kuq me pesticide, ishin importuar nga Shqipëria
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, sekretarin dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun! Petrit Malaj: Zbatuam ligjin
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj, sekretarin e ‘Financave’ dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj, sekretarin e ‘Financave’ dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun
  • PL mbështet zbatimin e vendimit të GJK për pagat e gjyqtarëve”, Tedi Blushi: SPAK të marrë të pandehur ministrin e Financave
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Asnjë qeveri s’del mbi vendimet e GJK”, Lala zbërthen përplasjen për pagat: Gjyqtarët e akuzojnë Petrit Malajn për shpërdorim detyre dhe… 6 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Dita e 103 e protestës/ Oshëtin bulevardi: Arrestoni Ballukun. Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Skandali me kompanitë si modeli i KAYO-s/ Bozdo: Mban jashtë kontrollit financimet publike. Duhet moratorium urgjent e garë publike ndërkombëtare për çdo ortak privat

‘Këto janë sisteme të veçanta të shpikura për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike, që askush…

• 46 minuta më parë • 15 min lexim
Politikë

Ndryshime në qeveri/ Largohet Besfort Lamallari, Ervin Demo emërohet ministër i Brendshëm

Besfort Lamallari ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ministrit të Brendshëm. Pas dorëheqjes së Lamallarit, në krye të…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Armët do të prodhohen në Afrikë dhe paketohen në Shqipëri”/ Akuzat e Ahmetajt, ministrja Ismaili “merr në mbrojtje” KAYO-n: Është krenaria jonë!

Deklaratat e bëra së fundmi nga ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, ku flitet për armë të prodhuara në…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by