Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tetë vite pas rrëmbimit, Gjykata e Vlorës shpall të zhdukur Elvis Troqen
Kronikë

Tetë vite pas rrëmbimit, Gjykata e Vlorës shpall të zhdukur Elvis Troqen

• 11 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tetë vite pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka shpallur zyrtarisht të zhdukur të riun. Vendimi i gjykatës është marrë më 15 qershor 2026 dhe është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare. Në të, nëna e tij, Marsela Troqe, është caktuar kujdestare për administrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të djalit të saj.

Troqe humbi kontaktet me familjarët mbrëmjen e 17 korrikut 2018. Në atë kohë, 24-vjeçari sapo ishte kthyer nga Italia pasi kishte përfunduar një dënim për trafikim të lëndëve narkotike.

Read more:Ngërçi me pagat/ Sadushi: Nuk po negociojmë çmimin, qeveria s’mund të zvogëlojë pagën që buron nga vendimi i Kushtetueses! Vendimi të zbatohet

Në nëntor të 2018, babai i të riut në një intervistë për Report Tv tha se djali kishte dalë ndërsa i kishte thënë se kishte një surprizë.

“Në datën 17 korrik kisha ditëlindjen e nuses dhe të vjehrrës. Kisha prenotuar një lokal në Ujë të Ftohtë për 10 vetë. Në 7 pa njëzetë djali doli nga shtëpia, i thashë mos u vono, më tha nuk vonohem se do t’ju bëj dhe një surprizë. E pyeta çfarë ishte, më tha se kishte gjetur një vajzë dhe donte të fejohej me të. Zbres, futem brenda në lokal, takoj pronarin, e pyes ku është Elvisi, më tha se ka ikur me një shok. E pyes kush është ky, prit e prit, mora nipin dhe vëllain dhe thashë se do veja të takoja nipin e Init. Marr Inin në telefon, më tha jam në spital. Vajta tek shtëpia dhe ngatërrova dhe derën, nuk i rashë derës së saktë. Vajta në polici, bëra një kallëzim atë natë, të nesërmen bëra denoncimin”, tha babai i tij atë kohë.

Read more:Vrau me sqepar nënën dhe plagosi të atin në Lushnjë, 45-vjeçari ‘kyç’ gojën para policisë! Banorët: Dikur ka plagosur një person, por sivjet bëri gjëmën

Sipas të dhënave të bëra publike gjatë hetimit, në rrugën kryesore e priste një automjet tip “Mercedes-Benz”, ngjyrë gri. Elvis Troqe është parë duke përshëndetur drejtuesin dhe më pas duke hipur në automjet, ku raportohej se ndodheshin edhe dy persona. Nga ai moment, edhe gjurmët e Elvis Troqes humbën.

Hetimi ngriti dyshime se rasti mund të mos kishte të bënte me një largim të zakonshëm. Në atë kohë, Prokuroria e Vlorës deklaroi se në materialet e referuara ishin konstatuar elemente të veprës penale të rrëmbimit të personit.

Read more:INSTAT: 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, 55% e tyre kanë ardhur për qëllime punësimi

Hetuesit kryen gjithashtu veprime të tjera hetimore, përfshirë kontrolle në banesën e Inez Hajrullës. Ai deklaroi se atë pasdite kishte dalë për fizioterapi dhe se nuk kishte njohje me Elvis Troqen.

kliko këtu për dokumentin e plotë

Lexo edhe
Kronikë

Ndryshime në radhët e Policisë në Juglindje, Mark Gjonmarku emërohet shefi i ri i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë

Kronikë

Ishte duke riparuar një linjë elektrike dhe ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë 32-vjeçari në Belsh

Tags: #automjet #Babai #djali #elvis troqe #Gjykata #Italia #Kontrolle #rrembim #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ndryshime në radhët e Policisë në Juglindje, Mark Gjonmarku emërohet shefi i ri i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë
  • Ishte duke riparuar një linjë elektrike dhe ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë 32-vjeçari në Belsh
  • Marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh pë mbrojtjen, Nufi: Konfirmim edhe një herë i besimit të SHBA te Shqipëria
  • Sekuestrimi i 100 kg kokainë në Athinë dhe arrestimi i një shqiptari, Hita: Është i dënuar për vrasje, person me rrezikshmëri të lartë
  • Aksident tragjik në Mazhar të Vlorës, kamionçina del nga rruga dhe bie nga lartësia, humb jetën shoferi
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksident tragjik në Mazhar të Vlorës, kamionçina del nga rruga dhe bie nga lartësia, humb jetën shoferi
  • Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Rrilë, Gjykata e Lezhës pushon çështjen për 3 të dyshuarit (VIDEO)
  • Aksident në Porto Palermo, përmbyset makina, plagosen 3 persona
  • Vjedhje të njëpasnjëshme në Patos të Fierit, 3 në pranga! Kishin grabitur edhe bizhuteri floriri e 3500 euro në një banesë (EMRAT)
  • ‘U dogjën 6 banesa dhe mbi 3 mijë rrënjë ullinj, shumica shekullorë’, Skëndaj: Vazhdon evidentimi i dëme nga zjarri në Himarë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 103 e protestës/ Oshëtin bulevardi: Arrestoni Ballukun. Rama jep dorëheqjen 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 7 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ndryshime në radhët e Policisë në Juglindje, Mark Gjonmarku emërohet shefi i ri i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë

Vijojnë ndryshimet në radhët e policisë në Juglindje të vendit. Sipas burimeve për Report Tv bëhet me dije…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Ishte duke riparuar një linjë elektrike dhe ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë 32-vjeçari në Belsh

Belsh – Një elektriçist 32-vjeçat ka ndërruar jetë paraditën e sotme pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh pë mbrojtjen, Nufi: Konfirmim edhe një herë i besimit të SHBA te Shqipëria

Përmes një publikimi në faqen e saj zyrtare, Agjencia Amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) ka…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by