Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vjedhje të njëpasnjëshme në Patos të Fierit, 3 në pranga! Kishin grabitur edhe bizhuteri floriri e 3500 euro në një banesë (EMRAT)
Kronikë

Vjedhje të njëpasnjëshme në Patos të Fierit, 3 në pranga! Kishin grabitur edhe bizhuteri floriri e 3500 euro në një banesë (EMRAT)

• 12 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

3 persona që kishin gisht në disa vjedhje në Patos janë vënë në pranga. Policia ka arrestuar Fation Gjojdeshi, 43 vjeç,Ismail Isomati 41 vjeç dhe Dorian Alikaj, 34 vjeç.

Në një episod më 5 dhe 6 gusht në dy banesa, ata kanë vjedhur bizhuteri floriri, 3500 euro, si dhe dy celularë. Më 9 shtator, kanë tentuar të vjedhin në dy banesa në Zharrëz.

Dorian Alikajt i është gjetur edhe një sasi kanabisi në banesë.

Hetimet vijojnë për të zbuluar edhe vjedhje të tjera që mund të kenë kryer.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Zbardhen disa raste të vjedhjes së banesave.

Read more:“Rama, na je bërë bela”, profesori Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë, largojmë kryeministrin

Pas një pune intensive hetimore, finalizohet me sukses operacioni policor “Shëtitësit”.

Vihen në pranga 3 shtetas të dyshuar si autorë për disa vjedhje banesash

Këta shtetas dyshohen dhe për disa vjedhje të tjera në qarkun Fier e Gjirokastër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të punës për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, kanë vijuar veprimet hetimore për dokumentimin e disa rasteve të vjedhjeve të ndodhura në territorin e Patosit.

Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit:

Read more:Përgjysmoi qiranë e tokave, banorët në protestë kundër ‘Bankers Petroleum’! Mësyjnë puset e naftës

– F. Gj., 43 vjeç, banues në Gjirokastër;

– D. A., 31 vjeç, banues në Gjirokastër;

– I. I., 41 vjeç, banues në Tepelenë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në qendër të Patosit, duke lëvizur me një automjet. Gjatë kontrollit fizik, njërit prej tyre, shtetasit F. Gj., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në vijim, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit D. A., iu gjet dhe iu sekuestrua një tjetër sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas, në datat 05 dhe 06 gusht, në lagjen “1 Maji” dhe në fshatin Dukas, Patos, kanë vjedhur në dy banesa, ku kanë marrë bizhuteri floriri, 3500 euro, si dhe dy aparate celularë.

Read more:Zjarret/ 6 vatra aktive në të gjithë vendin! Forcat e Armatosura dhe zjarrfikëset në terren

Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, më datë 9 shtator, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin në dy banesa në fshatin Zharrëz, Patos.

Në bashkëpunim me DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve ku ata mund të jenë të përfshirë në qarkun Fier dhe Gjirokastër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Aksident në Porto Palermo, përmbyset makina, plagosen 3 persona

Kronikë

Vijojnë zjarret në Dibër e Shkodër, izolohet vatra në Fier! 9 të tjera nën mbikëqyrje

Tags: #1 maji #automjet #Banesa #bizhuteri #cannabis sativa #Dorian Alikaj #Fation Gjojdeshi #Fier #Ismail Isomati #Patos #Vjedhje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident në Porto Palermo, përmbyset makina, plagosen 3 persona
  • Vijojnë zjarret në Dibër e Shkodër, izolohet vatra në Fier! 9 të tjera nën mbikëqyrje
  • Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit! Policia shoqëron në Komisariat 4 persona (EMRI)
  • Para nisjes së vitit shkollor, Hita shpalos prioritetet e Policisë në Tiranë, Korçë e Dibër: Luftë krimit dhe drogës, rrisim kontrollet pranë shkollave!
  • Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa arsye takimin e avokatëve britanikë me Veliajn, ankimi në Strasburg brenda shtatorit
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksident në Porto Palermo, përmbyset makina, plagosen 3 persona
  • Vijojnë zjarret në Dibër e Shkodër, izolohet vatra në Fier! 9 të tjera nën mbikëqyrje
  • Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit! Policia shoqëron në Komisariat 4 persona (EMRI)
  • ‘U dogjën 6 banesa dhe mbi 3 mijë rrënjë ullinj, shumica shekullorë’, Skëndaj: Vazhdon evidentimi i dëme nga zjarri në Himarë
  • Rreth 140 mln euro nga rivlerësimi/ Në gjashtë muaj përfunduan 18.777 aplikime, Tirana kryeson me 7.475 prona
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 10 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 7 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident në Porto Palermo, përmbyset makina, plagosen 3 persona

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë.…

• 16 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vijojnë zjarret në Dibër e Shkodër, izolohet vatra në Fier! 9 të tjera nën mbikëqyrje

Gjatë ditës së sotme janë raportuar 21 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 5 mbeten…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit! Policia shoqëron në Komisariat 4 persona (EMRI)

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Burime për Report Tv bëjnë të…

• 14 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by