Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ 6 vatra aktive në të gjithë vendin! Forcat e Armatosura dhe zjarrfikëset në terren
Kronikë

Zjarret/ 6 vatra aktive në të gjithë vendin! Forcat e Armatosura dhe zjarrfikëset në terren

• 11 Shtator, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë raportuar gjithsej 40 vatra zjarri, prej të cilave 6 mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 25 janë shuar plotësisht, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Në Qarkun Tiranë, zjarri në Malin e Dajtit vijon aktiv, pa rrezik për zonat e banuara. Gjatë ditës së sotme, 30 efektivë të Forcave të Armatosura priten të ndërhyjnë në Dajt, në mbështetje të operacioneve në terren. Vatra në Malin me Gropa është izoluar dhe mbahet nën monitorim.

Në Qarkun Dibër, aktive vijojnë vatrat në Lundre–Madhesh, Cerrujë/Mali i Allushit dhe Selishtë, ku po punojnë strukturat zjarrfikëse, pyjore, bashkiake dhe të emergjencave civile. Vatra në Qafën e Helmes mbahet nën mbikëqyrje.

Read more:Zjarret/ 4 helikopterë në Bardhaj-Myselim të Shkodrës dhe në Kalivaç-Zimaj të Lezhës, aktive vatrat në Tiranë e Dibër (VIDEO)

Në Qarkun Shkodër, aktive mbetet vatra në Porav, Fushë-Arrëz, ndërsa vatrat në Rragam–Bardhaj–Myselim dhe Malin e Tërbunit janë nën mbikëqyrje dhe nuk raportohen banesa në rrezik. Sot, 20 efektivë të Forcave të Armatosura do të angazhohen në Rragam, Shkodër, për të mbështetur operacionet në terren.

Në Qarkun Fier, aktive vijon vatra në Çërrilë, Mallakastër, në një sipërfaqe me pyll pishe, lis dhe shkurre. Gjatë ditës së djeshme FA mbështeti operacionin me 1 helikopter, 32 efektivë dhe 3 mjete. Gjatë ditës së sotme do të angazhohen 30 efektivë të FA në Çërrilë, Mallakastër, në mbështetje të strukturave që vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Read more:Zjarret/ Në fshatin Rras të Lezhës digjen varrezat, në rrezik banesat dhe një Kishë! 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës! Flakët dalin nga kontrolli edhe në Tërbun (VIDEO)

Në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Korçë, vatrat e raportuara janë kryesisht të shuara ose nën mbikëqyrje.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 492 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 36 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 133 efektivë, 1 helikopter, 2 automjete zjarrfikëse, 13 mjete, 1 dron dhe 1 autoambulancë.

Lajm në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

‘Sterilizimi’/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO! (VIDEO)

Kronikë

Ngërçi me pagat/ Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO-në! Ende në shqyrtim ankimet e gjykatave të tjera

Tags: #Automjete #Banesa #dajt #Dron #Elbasan #Fier #Forcat e Armatosura #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Sterilizimi’/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO! (VIDEO)
  • Ngërçi me pagat/ Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO-në! Ende në shqyrtim ankimet e gjykatave të tjera
  • Ish-ortaku e kallëzoi se pastroi dhe fshehu 1.5 mln €, SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi (VIDEO)
  • Tetë vite pas rrëmbimit, Gjykata e Vlorës shpall të zhdukur Elvis Troqen
  • Me armë pa leje, pranga pronarit të hotelit në Fushë-Krujë, i sekuestrohen edhe 20 mijë euro! I arrestuar edhe në 2017 për tentativë vrasjeje (EMRI)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ish-ortaku e kallëzoi se pastroi dhe fshehu 1.5 mln €, SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi (VIDEO)
  • Përgjysmoi qiranë e tokave, banorët në protestë kundër ‘Bankers Petroleum’! Mësyjnë puset e naftës
  • Program i ri për strehimin, Qeveria prezanton 6 skema për familjet e reja dhe shtresën e mesme, 4 mijë përfitues
  • 10 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, 9 prej tyre nën monitorim! Riaktivizohen flakët në Mallakastër, ndërhyhet nga ajri me helikopter
  • Fier/ Policia kontrolle me mjete inteligjente në akset rrugore, 772 gjoba për tejkalim shpejtësie brenda javës! Nisin hetimet për 6 drejtues automjetesh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Sterilizimi’/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO! (VIDEO)

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Ngërçi me pagat/ Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO-në! Ende në shqyrtim ankimet e gjykatave të tjera

Gjykatat dhe prokuroritë e vendit kanë gjetur një tjetër mënyrë se si të zhbllokojnë pagat e tyre në…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Ish-ortaku e kallëzoi se pastroi dhe fshehu 1.5 mln €, SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi (VIDEO)

Një kallëzim i muajit shkurt 2024 nga ish ortaku i tij i biznesit Aredin Behari, e ka sjellë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by