Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Rrilë, Gjykata e Lezhës pushon çështjen për 3 të dyshuarit (VIDEO)
Kronikë

Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Rrilë, Gjykata e Lezhës pushon çështjen për 3 të dyshuarit (VIDEO)

• 12 Shtator, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Lezhës ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj tre personave të dyshuar për përplasjen me armë zjarri në Rrilë, ku mbeti i plagosur Agron Puka.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Lezhës për pushimin e procedimit penal ndaj Vinçens Tukut, Kevin Ndokës dhe Amarildo Kola (Ndreca).

Ngjarja për të cilën ata ishin nën hetim ka ndodhur mëngjesin e 6 marsit 2024, para shkollës 9-vjeçare në fshatin Rrilë të Lezhës, ku gjate përplasjes me armë zjarri mbeti i plagosur Agron Puka. Të tre shtetasit ishin proceduar dhe shpallur në kërkim, ndërsa Prokuroria e Lezhës kishte ngritur ndaj tyre akuzat për “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Por pas hetimeve të kryera nga prokurorja e çështjes, Irena Sufaj, Prokuroria ka vlerësuar se nuk janë siguruar prova që implikojnë Vinçens Tukun, Kevin Ndokën dhe Amarildo Kola (Ndreca) në ngjarje.

Read more:Tetë vite pas rrëmbimit, Gjykata e Vlorës shpall të zhdukur Elvis Troqen

Për këtë arsye, drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Arben Nika, iu drejtua gjykatës me kërkesë për pushimin e çështjes dhe shuarjen e masave të sigurimit personal të vendosura ndaj tre personave.

Dispozitivi i Gjykatës

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 53-2026-2373, datë 09.09.2026, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur:

Pushimin e akuzës ndaj Vinçens Tuku, Kevin Ndoka dhe Amarildo Kola (Ndreca) për akuzën e “Vrasjes me paramendim”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si dhe për “Mbajtjen pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Read more:Para nisjes së vitit shkollor, Hita shpalos prioritetet e Policisë në Tiranë, Korçë e Dibër: Luftë krimit dhe drogës, rrisim kontrollet pranë shkollave!

* Shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj këtyre personave te caktuara me vendimin nr. 690-120, datë 09.03.2024 dhe vendimin nr. 3014-523, datë 11.10.2024.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

I dehur në timon, shoferi i ambulancës aksidenton të moshuarin në Korçë! Pranga 44-vjeçarit

Kronikë

Aksident në Porto Palermo, përmbyset makina, plagosen 3 persona

Tags: #agron puka #amarildo kola #Armë #Burg #Gjykata #kevin ndoka #Lezhe #rrilë #vincens tuku

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I dehur në timon, shoferi i ambulancës aksidenton të moshuarin në Korçë! Pranga 44-vjeçarit
  • Aksident në Porto Palermo, përmbyset makina, plagosen 3 persona
  • Vjedhje të njëpasnjëshme në Patos të Fierit, 3 në pranga! Kishin grabitur edhe bizhuteri floriri e 3500 euro në një banesë (EMRAT)
  • Vijojnë zjarret në Dibër e Shkodër, izolohet vatra në Fier! 9 të tjera nën mbikëqyrje
  • Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit! Policia shoqëron në Komisariat 4 persona (EMRI)
Nga të njëjtat tag-e
  • Nuk ndalet reagimi qytetar/ Protestuesit thirrje në kor në Bulevard: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i mbaruar!
  • “Qeveria na ka ngarkuar për të kryer punë të këqija”/ Protestuesi për skandalin e Ron Yeffet: Rama po shet tokat e Shqipërisë, të ikë si tradhtar
  • “Rama nga sot i shkarkuar”/ Protestuesi: Je tradhtar. Po shet tokat e shqiptarëve. Në Angli janë ndërruar 7 kryeministra, ky s’ikën se është diktator
  • “Rama në burg, Belinda në burg!”/ Oshëtijnë thirrjet në Bulevard, protestuesit njëzeri: Poshtë narko-shteti!
  • Para nisjes së vitit shkollor, Hita shpalos prioritetet e Policisë në Tiranë, Korçë e Dibër: Luftë krimit dhe drogës, rrisim kontrollet pranë shkollave!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 10 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 7 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

I dehur në timon, shoferi i ambulancës aksidenton të moshuarin në Korçë! Pranga 44-vjeçarit

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen e së premtes në Korçë, në afërsi të bibliotekës…

• 16 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Aksident në Porto Palermo, përmbyset makina, plagosen 3 persona

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë.…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vjedhje të njëpasnjëshme në Patos të Fierit, 3 në pranga! Kishin grabitur edhe bizhuteri floriri e 3500 euro në një banesë (EMRAT)

3 persona që kishin gisht në disa vjedhje në Patos janë vënë në pranga. Policia ka arrestuar Fation…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by