Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. I vuri 300 mijë euro ‘gjobë’ kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO)
Kronikë

I vuri 300 mijë euro ‘gjobë’ kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO)

• 13 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ardian Muka, 56 vjeç, nga Gërdeci, u arrestua nga Policia e Vorës pasi kërcënoi me jetë kushëririn dhe familjarët e tij dhe u vuri një gjobë të majme prej 300 mijë eurosh.

Ndërhyrja e policisë për arrestimin e tij u bë pas denoncimit që kushëriri i tij bëri, pasi kishte gjetur në portën e shtëpisë një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve. Në mesazhin kërcënues, sipas bluve, kërkohej dhënia e shumës prej 300 mijë eurosh.

Gjatë kontrollit të banesës së 56-vjeçarit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale municion luftarak, veshjet që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe një aparat celular. Muka është në akuzë për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

“Kanosi kushëririn e tij dhe familjarët e tij, me qëllim për t’i marrë shumën prej 300 000 euro, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari.

Read more:“Pas hekurave duhet të jenë ata që na kanë vjedhur 30 vite”/ Revolta e protestueses: Zegjineja një vit deputete, del me apartament 250 mijë euro. Ku është drejtësia?

Sekuestrohen municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe një aparat celular.

Pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M., se në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec, kishte gjetur një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve, me qëllim për t’i dhënë shumën prej 300 000 eurosh, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesazhi” me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. M., 56 vjeç, banues në Vorë.

Read more:Akuzat për KAYO-n dhe izraelitin Ron Yeffet/ Gent Çela: Rama funksionon si ‘Cosa Nostra’, protesta rrëzoi mitin e kryeministrit artist

Ky shtetas, nëpërmjet kanosjes për jetën, ka kërkuar nga kushëriri i tij, shtetasi E. M., dhënien e shumës prej 300 000 eurosh, duke kanosur gjithashtu edhe familjarët e tij.

Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe 1 aparat celular.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.

Read more:Investimi te ‘Shefqet Ndroqi’, dyfishohen sallat për ndërhyrjet e zemrës! investimi i ri rrit kapacitetin nga 10 në 16 pacientë në ditë (VIDEO)

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit””

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit (EMRI)

Kronikë

Makinat luksoze nën lupën e Policisë në Vlorë, sekuestrohen 3 mjete! Nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve (VIDEO)

Tags: #Aparat #Armëmbajtje #armembajtje pa leje #Dera #euro #gerdeci #jetë #policia e shtetit #Tirane #vore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit (EMRI)
  • Makinat luksoze nën lupën e Policisë në Vlorë, sekuestrohen 3 mjete! Nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve (VIDEO)
  • Më 15 shtator shqyrtimi i masës në Gjykatën e Lartë, Veliaj për EuReporter: Ende nuk e kam humbur shpresën
  • Pas ditëve të tëra luftë me flakët, shuhen vatrat në vend! Asnjë aktive në të gjithë territorin
  • Shpërthim me tritol në qendër të Shkodrës, lënda plasëse e vendosur në oborrin e banesës së një 60-vjeçari (EMRI+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’
  • Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’
  • Taksat në naftë mbushin arkën e shtetit, më shumë para në buxhet nga shtrenjtimi, 1.7 miliardë lekë më tepër që nga marsi
  • Përplasja për pagat/ Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi e njoftoi në “Kjo Javë”, Rama reagon pas padisë penale që shoqata e gjyqtarëve i ka bërë Petrit Malajt dhe punonjësve të Thesarit: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’
  • Makinat luksoze nën lupën e Policisë në Vlorë, sekuestrohen 3 mjete! Nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 10 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit (EMRI)

Një llogari e hapur me drejtësinë prej 2017-ës ka çuar në pranga një shqiptarë në Angli, pasi ishte…

• 24 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Makinat luksoze nën lupën e Policisë në Vlorë, sekuestrohen 3 mjete! Nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve (VIDEO)

Policia e Vlorës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që dyshohet se janë përfituar me të ardhura të…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Më 15 shtator shqyrtimi i masës në Gjykatën e Lartë, Veliaj për EuReporter: Ende nuk e kam humbur shpresën

EuReporter ka publikuar një artikull për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej shkurtit të vitit…

• 3 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by