Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kapet 41 kg kokainë në Portin e Durrësit, vinte nga Brazili! Droga me vlerë 2 mln euro, u fsheh në kontejnerët me mish pule (VIDEO)
Kronikë

Kapet 41 kg kokainë në Portin e Durrësit, vinte nga Brazili! Droga me vlerë 2 mln euro, u fsheh në kontejnerët me mish pule (VIDEO)

• 14 Shtator, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një sasi e konsiderueshme kokaine, 41 kg e 350 gramë, u zbulua nga policia në Portin e Durrësit, brenda një kontejneri që transportonte mish pule nga Brazili.

Në kapakët e jashtëm të kontejnerit, u gjetën 37 pako me kokainë, të veshura me ngjyra të ndryshme, vlera e të cilave përllogaritet në rreth 2 milionë euro nëse do të hidheshin në treg.

Subjekti që e kishte porositur mishin nga Brazili, është AMG Food, ndërsa hetimi do të zbulojë nëse ka apo jo përfshirje të kompanisë në trafik. Pronarët nuk janë marrë ende ne pyetje.

Read more:Shisnin kokainë dhe kanabis në doza në zonën turistike të Dhërmiut, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)

Policia nisi një hetim për të zbuluar origjinën e lëndës narkotike, destinacionin e saj dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Burimet thonë se ka dyshime që kokaina të jetë nisur nga Brazili, më tej tranzit në Greqi deri në mbërritjen e kontejnerit në Durrës.

“Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë kryen kontroll të imtësishëm në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule. Gjatë kontrollit të kontejnerit, në kapakët e jashtëm të tij u konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Sasia totale e lëndës së dyshuar narkotike rezultoi 41 kg e 350 gramë, ndërsa vlera e saj përllogaritet rreth 2 milionë euro”, njofton Policia.

Brenda një muaji, kjo është tentativa e tretë që policia godet për të futur lëndë narkotike në Shqipëri përmes portit të Durrësit.

Read more:Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes, e reklamonin edhe në rrjete sociale

Mishi nga Brazili është ndaluar të importohet në Shqipëri si dhe në vendet e BE-së, prej 3 shtatorit. Por kontratat e lidhura para kësaj date, bëjnë përjashtim, siç është rasti i porosisë në Brazil nga AMG Food.

E njëjta kompani, Amg Food, në vitin 2025, importoi nga Brazili dhe hodhi në treg 8 tonë fileto pule të kontaminuar me salmonelë, ndërsa për rastin pronari i kompanisë u hetua në gjendje të lirë.

Lexo edhe
Kronikë

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Duraj: Sot ai duhet të ishte ulur në tryezën e kryebashkiakut! Karanxha: Në Shqipëri është bërë modë mosrespektimi i vendimeve të Kushtetueses

Kronikë

Sadushi e Papajorgji priten në Itali nga Presidenti Mattarella: Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri, partner i besueshëm në dialogun juridik ndërkombëtar!

Tags: #amg food #Brazil #Brazili #Durres #euro #Food #kokaine #porti i durresit #trafik droge

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Duraj: Sot ai duhet të ishte ulur në tryezën e kryebashkiakut! Karanxha: Në Shqipëri është bërë modë mosrespektimi i vendimeve të Kushtetueses
  • Sadushi e Papajorgji priten në Itali nga Presidenti Mattarella: Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri, partner i besueshëm në dialogun juridik ndërkombëtar!
  • ‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest
  • Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës
  • Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Muharremi: Vendim surprizues! Tirana është pa kokë, qytetarët po vuajnë rënien e ritmit të punës! Reçi: Handikap ligjor, kemi një kod penal fashist!
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest
  • “Mbi Ballukun rëndojnë akuzat më të rënda për një zyrtar të lartë”, Bardhi: Pozitat ligjore i janë rënduar! Pse SPAK i jep kohë Ramës për manovra politike?
  • “Përse nuk hetohen “tigrat” e Ballukut? Belinda ka prova për të shantazhuar Ramën”/ Tedi Blushi: Protesta do ta shporrë kryeministrin. Përballje me regjimin kudo…
  • Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?
  • Kush fshihet pas kokainës në Durrës?! Dyshime se u trafikua nga grupi i Gerd Gjinararit në Belgjikë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 7 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Duraj: Sot ai duhet të ishte ulur në tryezën e kryebashkiakut! Karanxha: Në Shqipëri është bërë modë mosrespektimi i vendimeve të Kushtetueses

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv u diskutua mbi vendimin e…

• 2 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Sadushi e Papajorgji priten në Itali nga Presidenti Mattarella: Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri, partner i besueshëm në dialogun juridik ndërkombëtar!

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, së bashku me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, kanë zhvilluar…

• 12 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se pavarësisht se ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku…

• 14 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by