Në revoltën e 107 kundër kryeministrit Edi Rama, protestuesi u shpreh se protesta ka bashkuar shqiptarët dhe se e keqja e vendit sipas tij është Rama për të cilin tha se vetëm ka nxitur urrejtje.
Gjithashtu ai dënoi edhe kërcënimin me jetë ndaj gazetarit të News24 Osman Stafa ndërsa bëri thirrje që situata të hetohet në mënyrë urgjente nga Prokuroria.
“Grushti i policit të veshur me uniformë na qëlloi të gjithëve ne. Nuk është hera e parë që në Shqipëri policia e shtetit përfshihet në ngjarje të ndryshme dhe nuk është hera e parë që shohim policë të papërgjegjshëm që ushtrojnë dhunë. Dhe kjo ka të bëjë me formën kriminale që kjo polici, udhëhiqet nga një kryeministër i korruptuar. Kjo protestë na ka bashkuar përtej çdo bindje dhe jemi këtu për Shqipërinë. Nuk duhet të harrojmë që për partitë politike për ligjet që kanë bërë këta ne jemi vrarë me njëri tjetrin. Por nëse ka një nxitës të dhunës dhe urrejtjes në Shqipëri ky është kryeministri Rama. Shikoni veprimet e tij të fundit ndaj një ligji për që gjykata Kushtetuese ka vendosur. Ai nxit urrejtje ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve sepse i dolën kundër atij. Shqipëria dhe ne duhet të bashkohemi sepse vetëm bashkimi na çon përpara. Në këtë shesh duhet të realizojmë qëllimin tonë që të ndryshojmë Shqipërinë. Dua edhe të dënoj kërcënimin me jetë ndaj misionarit Osman Stafa, kjo është një ngjarje e paprecedent dhe prokurorët duhet ta hetojnë në mënyrë urgjente. Por mësuesit, akademikët Rama ka nxitur urrejtje, edhe ndaj gazetarëve, ndaj nesh duke na etiketuar në çdo formë. E keqja e këtij vendi është Edi Rama”, tha ai.




