Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Genc Burimi: Mazhoranca e Ramës në dyert e puçit kushtetues
Politikë

Genc Burimi: Mazhoranca e Ramës në dyert e puçit kushtetues

• 15 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Genc Burimi

Një puç kushtetues po luhet sot në Komisionin e Ligjeve dhe atë të të Drejtave të Njeriut, me fokus vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Qeveria po vjen me një projektligj që e injoron gardianen e Kushtetutës. Ministri i Drejtësisë, Gogu, pa iu dredhur qerpiku dhe gjuha, deklaron me ton marcial, si të ishte gjeneral, se për pagat në drejtësi vendos Parlamenti, jo Gjykata Kushtetuese.

Ai thyen frikshëm dhe me vetëdije nenin 132 të Kushtetutës: “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare”. Të njëjtin ton ushtarak adoptoi edhe deputeti socialist Bido, referues në këtë dosje para Komisionit të të Drejtave të Njeriut me fjalët : vendos Sovrani, domethënë, “ne mazhoranca socialiste” dhe jo Kushtetuesja.

Gjykata Kushtetuese sapo ka vendosur si të panegociueshme dy parime në vendimin e saj, në konfliktin mbi pagat e magjistratëve:

Read more:Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për institucionet arsimore! Në fokus garantimi i procesit të rregullt mësimor

Rritja e pagave e magjistratëve të jetë në minimum 44% (duket marre parasysh rritjet e pagave ne Administraten shqiptare që prej nje dekade).

Referencë ligjore për pagën e magjistratëve nuk mund të jetë paga e Presidentit të Republikës. (Reforma në drejtësi më 2016 sanksionoi si referencë pagën më të lartë në Administratën e lartë publike)
Ministri i Drejtësisë, Gogu, vjen në komisionin parlamentar për të mbrojtur një projektligj që i hedh poshtë në mënyrë skandaloze këto dy vendime.

Read more:“Dorëheqje e qeveri tranzitore”/ Aktivisti: Për 69 ditë kemi përmbysur propagandën e Ramës, më i korruptuari! Janë munduar të na intimidojnë, s’na trembin më

Në vend të rritjes minimale prej 44% të pagave që ka vendosur Gjykata Kushtetuese, mazhoranca nuk “lëshon” më shumë se 6%. Në vend të heqjes së pagës së Presidentit si referencë për pagat e magjistratëve, mazhoranca këmbëngul te kjo referencë page duke injoruar se çfarë kishte imponuar ajo vetë me kartona më 2016, kur bënte për referencë pagat në Administratë.

Vetë paraqitja e një projektligji të tillë, pa shkuar deri te miratimi i tij me kartonët e PS-së më 17 shtator në seancë plenare, përbën elementë të një puçi kushtetues. Nëse Parlamenti sot, duke abuzuar me termin “në emër të Sovranit”, vihet mbi Kushtetutën dhe rojën e saj që është Gjykata Kushtetuese, ç’ndodh nesër, kur një parlament ogurzi mund të vendosë po “në emër të Sovranit”, rrëzimin e pluralizmit në Shqipëri dhe shpalljen e Edi Ramës perandor.

Read more:Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat

Opozita duhet urgjentisht t’i kërkojë një prononcim përfaqësuesisë së Bashkimit Europian në Tiranë, si familja e madhe e demokracive ku Shqipëria kërkon të hyjë. Pyetja: a po vepron parlamenti shqiptar konform rregullave të shtetit të së drejtës? A ekziston qoftë edhe një vend i vetëm në BE ku vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen? Shqiptarët besojnë tek Europa, kjo mos të heshtë , t’u tregojë të vërtetën!

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Tags: #Europa #Familja #Fokus #Gjuha #Gjykata #gjykata kushtetuese #jetë #opozita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide
  • Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 4 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook 1 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Pas debatit të tensionuar dhe gati në përplasje fizike në studion e emisionit “Prime News24”, Sekretari i Përgjithshëm…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin