Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për institucionet arsimore! Në fokus garantimi i procesit të rregullt mësimor
Sociale

Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për institucionet arsimore! Në fokus garantimi i procesit të rregullt mësimor

• 10 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se ka marrë një sërë masash për të garantuar fillimin e rregullt dhe të sigurt të procesit mësimor në institucionet arsimore të kryeqytetit.

Përmes një urdhri të Bashkisë së Tiranës ngarkohen institucionet vartëse të saj të bashkëpunojnë dhe të koordinojnë veprimet me institucionet arsimore, Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar dhe strukturat e tjera përgjegjëse me qëllim zgjidhjen në kohë të çdo nevoje.

Një nga pikat kryesore të urdhrit lidhet me gjendjen dhe mirëmbajtjen e shkollave. Strukturat përgjegjëse duhet të verifikojnë gjendjen fizike të godinave, përfshirë çatitë, dritaret, dyert, shkallët, korridoret dhe ambientet e përbashkëta, si dhe funksionimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve.

Read more:LIVE- Vijon aksioni qytetar! Protestuesit marshojnë drejt Policisë së Tiranës, kumbojnë thirrjet: Ju erdhi fundi!

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe pastrimit, ku kërkohet furnizimi me materiale higjieno-sanitare dhe mirëmbajtjen periodike të klasave, korridoreve, ambienteve sanitare dhe oborreve.

Masa të posaçme sipas Bashkisë parashikohen edhe për sigurinë e nxënësve, veçanërisht pranë shkollave që ndodhen në zona me qarkullim të lartë. Strukturat përgjegjëse duhet të verifikojnë sinjalistikën rrugore, vijëzimet, ndriçimin dhe elementet e tjera të sigurisë pranë institucioneve arsimore, ndërsa parashikohen kontrolle periodike për garantimin e rendit dhe parandalimin e situatave që mund të cenojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Read more:Nis shpërndarja e librave shkollorë, përfitojnë 9000 nxënës! Për herë të parë, fëmijët e klasave I-V me tekste të reja (VIDEO)

Në urdhër përfshihen edhe masa për gjelbërimin dhe mirëmbajtjen e oborreve të shkollave, kontrollin e pemëve dhe bimësisë, si dhe eliminimin e çdo rreziku të mundshëm për nxënësit.

Një tjetër pikë lidhet me transportin dhe aksesueshmërinë, ku kërkohet kontrolli i funksionimit të transportit shkollor dhe i rrugëve të aksesit drejt shkollave. Për zonat rurale ose të vështira për t’u aksesuar, parashikohen masa të posaçme për garantimin e transportit të sigurt të nxënësve.

Read more:Operacion antidrogë në Korçë, arrestohet një person! Kontrolle në disa banesa për të dyshuar të tjerë

Bashkia kërkon gjithashtu bashkëpunim me institucionet arsimore për identifikimin e fëmijëve dhe familjeve në nevojë, parandalimin e braktisjes shkollore dhe mbështetjen e rasteve që kanë nevojë për trajtim social.

Në fokus janë edhe masat kundër zjarrit dhe emergjencave, furnizimi normal me ujë dhe energji elektrike, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm mes drejtuesve të shkollave dhe strukturave të Bashkisë.

Lexo edhe
Sociale

Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia

Sociale

Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës

Tags: #bashkia tirane #energji elektrike #Fokus #Kontrolle #Kryesore #masat #procesi mesimor #Shkolla #Tirane #viti i ri shkollor #Zonat rurale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
  • Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 4 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 2 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Kronikë U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia

Në Vlorë kopshti nr 9 do te rikonstruktohet por prindërit janë të shqetësuar për transferimin e femijëve në…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës

Lezha i ka kushtuar një festë të veçantë shegës, frutit simbol të zonës, duke bërë bashkë fermerë, kuzhinierë…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vijuar punën derë më derë në Bashkinë Finiq, me qëllim evidentimin në terren…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin