Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest
Kronikë

‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest

• 15 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se pavarësisht se ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku janë shtuar tre akuza të reja, ende nuk ka mbërritur asnjë kërkesë e re nga Prokuroria e Posaçme për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se mbi Ballukun rëndojnë akuzat më të rënda për një zyrtar të lartë: ‘korrupsion pasiv’, ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje pasurie’, të cilat i shtohen akuzës së parë për ‘shkelje të barazisë në tendera’ në 8 procedura prokurimi me vlerë 1.2 miliardë euro.

Më tej Bardhi thekson SPAK po bëhet pjesë e lojës politike, duke i dhënë kohë sipas tij kryeministrit Edi Rama, që të bëjë manovra politike.

Read more:“S’ka surprizë nga vilat e Ballukut, mund të zbulohen edhe 200”, Bardhi: PD ka kërkuar komision hetimor për KAYO-n dhe lidhjet me Ron Yeffet

Komentet e Bardhit vijnë 5 ditë pasi SPAK i sekuestroi një tjetër vilë Ballukut, këtë herë në Palasë, e cila njësoj si vila në Dhërmi e sekuestruar më herët, figuronte në emër të ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare.

Reagimi i Bardhit:

DITA 5

Kanë kaluar 5 ditë që kur SPAK njoftoi se Belinda Balluku është marrë e pandehur edhe për tre akuza të reja, por në Kuvend ende nuk ka mbërritur asnjë kërkesë e re nga SPAK për heqjen e imunitetit për arrestimin e saj. Mbi ish-zv/kryeministren rëndojnë akuzat më të rënda për një zyrtar të lartë: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, të cilat i shtohen akuzës së parë për shkelje të barazisë në 8 procedura prokurimi me vlerë 1.2 miliardë euro.

Provat e reja faktojnë zbulimin e dy vilave të fshehura të Belinda Ballukut në dy prej resorteve më luksoze në bregdet. Kemi parë edhe sesi shijet e zonjës Balluku për mermerin blu në vilën e Palasës konkurronin me shijet e arkitektëve për stilin dhe materialet high-end, si të jahteve apo hoteleve më luksoze. Të gjitha këto ndodhen në email-in personal të Belinda Ballukut.

Read more:“Roni Yeffet 1 muaj më parë drekonte Ballukun, i dha partnerit tender pa garë”/ Balliu: Komisioni Hetimor do të hetojë dhe dëbimin e News24 nga “Kayo”. Nga televizioni u vodhën dosjet sekrete

Pra, akuzat janë rënduar, pozita penale e Belinda Ballukut po ashtu, por SPAK po hesht për rëndimin e masës së sigurimit. Një standard që e pranoi dhe e zbatoi në dhjetor drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho.

Pse SPAK bëhet pjesë e lojës politike dhe po i jep kohë Edi Ramës për manovra politike?

Read more:Ndizen blicat e celularëve/ Oshëtin bulevardi: Dorëheqje, dorëheqje

Edhe sa vila duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut që SPAK t’i bindet ligjit dhe jo “Aleancës së Valamarit”?

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara

Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Tags: #belinda balluku #Bregdet #Edi Rama #euro #fshehje pasurie #gazment bardhi #Imuniteti i Belinda Ballukut #korrupsion #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 4 lexime · 1 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara

Komisioni Europian kërkon forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK),…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 1 ditë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin