Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Ruhuni nga miqtë që sjellin tribunale ndërkombëtare  – Blog
Editoriale

Ruhuni nga miqtë që sjellin tribunale ndërkombëtare  – Blog

• 17 Shtator, 2026 • 10 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Lufta për çlirim nga regjimet shtypëse nuk është kurrë një punë e pastër.
Në Francë, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më shumë se 9,000 njerëz u ekzekutuan gjatë épuration sauvage, një spastrim i dhunshëm nga Lëvizja e Rezistencës ndaj bashkëpunëtorëve të dyshuar, që përfshinte vrasje jashtëgjyqësore, torturë, poshtërim publik, si dhe rruajtjen e kokave të grave, të cilat më pas ekspozoheshin nëpër rrugë në “marshime turpi” për shkak të rolit të tyre në të ashtuquajturin collaboration horizontale- seks me gjermanët. Historianët kanë dokumentuar shumë raste që ishin të nxitura nga thashethemet, hakmarrjet personale, rivalitetet lokale, vjedhjet apo larjet banale të hesapeve politike.
Në kohë më moderne, Kongresi Kombëtar Afrikan i Nelson Mandelës, një prej lëvizjeve çlirimtare më të kremtuara- dhe më të admiruara- në historinë bashkëkohore të botës, u gjet se kishte kryer shkelje të rënda të të drejtave të njeriut gjatë luftës kundër aparteidit, përfshirë torturën, ndalimin arbitrar dhe ekzekutimin e bashkëpunëtorëve dhe disidentëve të dyshuar. Vetë Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit i Afrikës së Jugut konstatoi se strukturat e sigurisë të krahut ushtarak të ANC-së përdornin në mënyrë rutinore torturën në kampet e saj në mërgim ndërmjet viteve 1979 dhe 1989, dhe se shumë të ndaluar u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan pa një proces adekuat ligjor.
FRETILIN-i i Timorit Lindor dhe krahu i tij i armatosur FALINTIL, një tjetër lëvizje çlirimtare e respektuar globalisht që luftoi kundër një okupimi brutal, u gjetën po ashtu nga Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit i vetë vendit se kishin kryer shkelje serioze të ligjeve të luftës. Ato përfshinin torturë, ndalim të paligjshëm, vrasje të civilëve, madje edhe masakra, të fshatrave të tëra të akuzuara për bashkëpunim me forcat indoneziane, si dhe ekzekutime të kundërshtarëve politikë dhe të brendshëm.
Megjithatë, organet gjyqësore dhe të pajtimit të krijuara pas çlirimit, si në Afrikën e Jugut ashtu edhe në Timorin Lindor, u kujdesën të theksonin se këto abuzime, sado serioze, përbënin vetëm një copëz të vogël të shkeljeve të kryera gjatë viteve të shtypjes dhe okupimit nga regjimi i pakicës së bardhë në Afrikën e Jugut dhe, përkatësisht, nga ushtria indoneziane.
Si Nelson Mandela, ANC-ja e të cilit përdori gjithashtu dhunën për ta çliruar vendin nga makineria e aparteidit, ashtu edhe José Ramos-Horta, një udhëheqës i lartë dhe zëdhënës ndërkombëtar i lëvizjes guerile të Timorit Lindor, fituan më vonë Çmimin Nobel për Paqe, në njohje të rezultateve të rrugëtimit të tyre të gjatë dhe brutal drejt lirisë. Madje edhe Yasser Arafat, i cili udhëhoqi një lëvizje që kishte përdorur terrorizëm mizor dhe kishte vrarë njerëz krejtësisht të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë, mori Çmimin Nobel për Paqe.
Hashim Thaçi, udhëheqësi politik i lëvizjes çlirimtare të Kosovës, u bashkënominua gjithashtu për Çmimin Nobel për Paqe, fillimisht nga bashkëkryetarët republikanë dhe demokratë të grupeve parlamentare në Kongresin Amerikan, si dhe nga grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, për rolin e tij në përpjekjet e pajtimit pas luftës me Serbinë.
Joe Biden, atëherë Nënpresident i Shteteve të Bashkuara, madje e quajti Thaçin “George Washingtoni i Kosovës” në vitin 2010, për rolin e tij si në çlirimin e Kosovës, ashtu edhe në ndërtimin e njërës prej demokracive më dinamike në këtë pjesë të trazuar të Evropës. Ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord Robertson, e quajti Thaçin “një udhëheqës të jashtëzakonshëm”, ndërsa e ndjera dhe shumë e dashura Sekretare Madeleine Albright shkroi dikur se ajo “i besonte vizionit të Thaçit- një vizion që Kosovës i kishte munguar”.
Por, disa dekada nga momenti kur ish Presidenti Bill Clinton shprehte “admirimin për udhëheqjen” e Hashim Thaçit gjatë muajve kaotikë pas luftës në Kosovë, dhe lëvizja jonë çlirimtare do të pësonte një prej goditjeve më të rënda ndaj reputacionit të saj nga një gjykatë hibride, e themeluar formalisht nga Kosova, por me seli në Hagë dhe e përbërë tërësisht nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.
Nuk do t’i rikthehem historisë së kësaj gjykate: shantazhit nën të cilin u vu Kosova për ta themeluar atë mbi bazën e një raporti absurd për trafikim organesh, të hartuar nga një senator zviceran me një histori të gjatë qëndrimesh kundër pavarësisë së Kosovës, pas një kërkese në Këshillin e Evropës të udhëhequr nga Konstantin Kosachev, një deputet rus që sot gjendet nën sanksione të Bashkimit Evropian. Po aq i njohur është edhe vendimi i dyshimtë i Prokurorit të Specializuar Jack Smith për ta shpallur aktakuzën në kohën kur Thaçi ndodhej në një aeroplan të Austrian Airlines, duke udhëtuar drejt Washingtonit për t’u takuar me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje paqeje me Serbinë.
Por kjo gjykatë dje shqiptoi dënime të rënda ndaj udhëheqësit politik të UÇK-së dhe ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj tre bashkë të akuzuarve, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët të gjithë luajtën role kyçe në çlirimin e Kosovës dhe në udhëheqjen e institucioneve demokratike të ndërtuara pas luftës.
Shumica e kosovarëve u tronditën jo vetëm nga ashpërsia e dënimeve të shkallës së parë e të cilat ishin më të rënda se ato të shqiptuara ndaj udhëheqësve dhe gjeneralëve serbë në rastin Milutinović et al. të ICTY-së për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë, por edhe më shumë nga narrativa e artikuluar nga kryetari i trupit gjykues, mbi të cilën u mbështet aktgjykimi.
Gjyqtarët ndërkombëtarë e shpërfillën krejtësisht thelbin e dëshmive të ish Komandantit Suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, si dhe të diplomatëve shumë të lartë amerikanë, britanikë dhe të OKB-së, të cilët e përshkruan Thaçin si udhëheqës politik dhe jo ushtarak, ndërsa UÇK-në si një lëvizje guerrile të fragmentuar, me kontroll të kufizuar qendror.
Megjithatë, Trupi Gjykues konstatoi se të pandehurit (dhe shumë komandantë të tjerë të UÇK-së të përmendur shprehimisht) ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” me një “qëllim të përbashkët kriminal” për të shënjestruar kundërshtarët e perceptuar të UÇK-së, ndërkohë që i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.
Menjëherë pas vendimeve tronditëse, shumë ambasada mike theksuan se Kryetari i Trupit Gjykues kishte “theksuar se gjykimi nuk kishte të bënte me legjitimitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur, por me përdorimin e disa mjeteve kriminale nga disa prej pjesëtarëve të saj për t’i arritur këto synime”.
Por kjo, natyrisht, nuk është krejtësisht e vërtetë. Kryetari i Trupit Gjykues vërtet e tha këtë. Por ky sqarim qëndronte në siklet përballë narrativës së gjatë që pasoi. Deklarata e tij e gjatë hyrëse ishte e mbushur me akuza, përfundime dhe insinuata që vinin në pikëpyetje vetë vendimin e këtyre burrave, shumica prej tyre atëherë në të njëzetat e hershme ose të mesme, për të përdorur dhunën me qëllim që të çliroheshin nga një regjim shtypës. Gjyqtari nuk e shfrytëzoi kohën e tij para mediave botërore (e as, me sa duket, aktgjykimin e tij konfidencial prej afro 2,000 faqesh) për të dhënë një shpjegim të qartë dhe të pakontestueshëm të ligjshmërisë së rezistencës së armatosur kundër një regjimi të ngjashëm me aparteidin. As nuk kaloi shumë kohë duke shpjeguar se këto abuzime, sado serioze, përbënin vetëm një pjesë të vogël të shkeljeve të kryera gjatë shumë viteve nga regjimi i Miloševićit.
Diplomatët e huaj po ashtu theksojnë se aktgjykimet nuk janë përfundimtare. Vërtet, etërit themelues të dënuar të Republikës së Kosovës do të ankohen në Apel, por këtë do ta bëjnë duke pasur parasysh bilancin jashtëzakonisht asimetrik të ankesave të paraqitura nga Prokuroria dhe Mbrojtja. Siç theksoi në korrik Luka Mišetić, avokati me përvojë, por thellësisht i frustruar i Thaçit, Prokuroria kishte paraqitur tri ankesa dhe i kishte fituar të tria, një normë suksesi prej 100 për qind. Mbrojtja, ndërkaq, kishte paraqitur 44 ankesa dhe i kishte humbur të 44-at – një normë dështimi prej 100 për qind. Marrëdhënia ndërmjet Dhomave dhe Prokurorisë është bërë juridikisht incestuoze. Nuk ekziston më ndonjë ndarje kuptimplotë dhe në distancë institucionale, siç është vënë në dukje edhe nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, vështirë se një institucion i simpatizantëve të UÇK-së.
Sa për reagimet në Kosovë… Ikona globale të muzikës si Dua Lipa dhe Rita Ora, yje të futbollit si Granit Xhaka dhe qindra mijëra të tjerë i mbushën platformat e tyre me logot e UÇK-së, të shoqëruara me deklarata si “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”, një kundërpërgjigje e qartë ndaj absurditetit të gjyqtarëve që, duke vendosur “në emër të popullit të Kosovës”, shpallën kriminalitetin e lëvizjes çlirimtare të këtij populli. Sa për pasojat politike, për to do të flasim më vonë.
Çfarëdo që të ndodhë në apel, ai konstatim i ka shkaktuar dëm të thellë reputacionit jo vetëm të katër burrave, por edhe imazhit historik të tërë lëvizjes çlirimtare të Kosovës. Daniel Serwer, studiues i lartë në Institutin për Politikë të Jashtme të Johns Hopkins SAIS dhe ish diplomat i lartë amerikan, ishte tepër kritik ndaj aktgjykimit: “Amerikanët dhe evropianët duhet të ndihen të turpëruar”, shkroi ai, duke argumentuar se ata kishin “kriminalizuar një lëvizje çlirimtare që vetë e kishin mbështetur dhe e kishin reduktuar drejtësinë ndërkombëtare në hakmarrje politike”.
Ironia më e gjerë është e vështirë të injorohet.
Në një kohë kur qeveritë perëndimore flasin vazhdimisht për përballjen me ndikimin armiqësor, revizionizmin historik dhe luftën hibride të Rusisë, ato tani kanë shpenzuar qindra miliona dollarë për të ndërtuar dhe mbajtur në këmbë një institucion, aktgjykimi i të cilit ofron pikërisht atë lloj municioni narrativ që kundërshtarët e tyre kanë kërkuar prej dekadash. Për revizionistët në Moskë dhe Beograd, kishte arsye për t’i hapur shishet e shampanjës.
Për lëvizjet çlirimtare që luftojnë për liri dhe demokraci anembanë botës, mësimi do të jetë i qartë: Ruhuni nga miqtë që sjellin tribunale ndërkombëtare.
Shkruar në Hagë, këtë ditë të 17-të të shtatorit, Anno Domini 2026.

Read more:​Sot para 27 vjetëve Amerika dha “sinjalin” e parë se Kosova mund të pavarësohet

Lexo edhe
Editoriale

Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog

Editoriale

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj? – Ide

Tags: #beograd #Bill clinton #Daniel serwer #Deputet #dua lipa #Femije #gjykate #gjyqtarët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog
  • Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj? – Ide
  • Historia veç me tri shkronja – Blog
  • Ortaku besprerë i Ron Yeffetit – Ide
  • E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • “Mos u bëni hipokritë”/ Kapri për deklaratën në mbrojtje të UÇK: Mblidhni Byronë, të mos mungojë asnjë zë shqiptari!
  • “Magjistratët”/ “Shqipëria, vendi i vetëm ku gjyqtarët prej 2 muajsh s’paguhen! SPAK iu cënua integritetit me “Ballukun””, Tabaku: Tërhiqeni ligjin, është shkelur procedura parlamentare
  • Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën
  • Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave të Gjykatës së Lezhës, Thesari nuk ekzekuton listëpagesat e gushtit
  • Sot seancë plenare, PD kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës: Hiqni ligjin për pagat e magjistratëve, duhet të vijojnë konsultimet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 9 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 7 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 6 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog

Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”?A…

• 36 minuta më parë • 4 min lexim
Editoriale

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj? – Ide

Mes gjithë dyshimeve që ka ngjallur mbajtja e tij në një izolim të tejzgjatur për një vit e…

• 2 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Historia veç me tri shkronja – Blog

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tërë, nuk pret…

• 4 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by