Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit kërkoi tërheqjen e ligjit për pagat e magjistrave, ndërsa shtoi se është shkelur procedura parlamentare.
Ajo tha se kushtetuta me këtë rast është shkelur. Ajo përmendi gjithashtu dhe rastin e ish zv kryeministres dhe ish ministres Belinda Balluku, teksa tha se maxhoranca i cenoi integritetin SPAK-ut kur refuzoi që t’i heqë imunitetin e deputetes.
“Ligji për statusin e prokurorëve dhe magjistrave vjen këtu për herë të disatën në Kuvend. Kisha një kërkesë, një nga kërkesat e GJK kishte në momentin që ky ligj u kundërshtua, ishin një proces konsultimi. Ndaj në Komisionin e të Drejtave të Njeriut, ne kërkuam një dëgjesë me të gjithë krerët e institucioneve të drejtësisë. Të majtë dhe të djathtë e morëm me seriozitet. Ndërkohë Ligjet i mbyllën diskutimet, duke miratuar një vendim pa marrë kërkesën tonë. Shqipëria është vendi i vetëm ku ka ngelur 2 muaj pa paguar Kushtetuesen apo dy muaj pa paga gjyqtarët. Vendi i vetëm ku kryeministri dhe ministra sulmojnë prokurorë dhe gjyqtarë. Është vendi i vetëm që sistemin gjyqësor e përdor sa herë i duhet për politikën e ditës dhe nga ana tjetër i shkel me këmbë. Vendi i vetëm që ka cenuar integritetin e një institucioni si SPAK që nuk ka miratuar kërkesën për imunitetin e ish zv kryeministres. Procesi parlamentar për miratimin e këtij ligji është shkelur. Rregullorja po ashtu. Nuk negociohet mbi kushtetutën dhe të drejtat e tyre.”, tha ai.




