Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ekskluzive/ Vlonjati u bë izraelit në letra! Nga llogaria e punonjësit në pension të Gjendjes Civile u prodhuan 10 identitete false të shqiptarëve
Kronikë

Ekskluzive/ Vlonjati u bë izraelit në letra! Nga llogaria e punonjësit në pension të Gjendjes Civile u prodhuan 10 identitete false të shqiptarëve

• 19 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një llogari e lënë aktive në Gjendjen Civile, me emrin e përdoruesit të një punonjësi të dalë në pension prej 3 vitesh, është përdorur për të paktën 7 muaj nga persona të paautorizuar. Ata kanë bërë ndryshime të identiteteve dhe datëlindjeve të të paktën 10 qytetarëve, të cilët me emrat dhe mbiemrat realë, kishin probleme me ligjin. Pikërisht nga kjo llogari, ndërroi identitetet edhe Indrit Aliu, vlonjati i dënuar për mashtrim, i cili mori në janar të këtij viti, emër dhe mbiemër izraelit, David Isaac.

***

Tridhjetë e gjashtë veprime në total janë kryer nga llogaria e një ish-punonjësi të Gjendjes Civile, i cili ishte larguar nga puna në vitin 2023 pasi doli në pension.

Persona të paautorizuar dhe ende të paidentifikuar nga Prokuroria e Tiranës, kanë pasur akses në llogarinë e tij dhe kanë arritur të futen në sistemin e Gjendjes Civile, duke ndërruar identitetet e personave që kishin probleme me ligjin.

Read more:Identiteti i tretë, shqiptari u bë ‘izraelit’ me dokument fals! Pezullohen 2 punonjës administrate, s’verifikuan siç duhet

Në 7 muaj, të paktën 10 qytetarë, nga 25 prilli i 2025-ës deri në 27 nëntor të atij viti, kanë ndërruar emrin, mbiemrin apo datëlindjen në gjendjet civile ku janë banues, përmes këtij ‘username’ të lënë aktiv edhe pse punonjësi kishte dalë në pension.

Në dosjen që Report Tv e disponon, prokurori Ndini Tavani, ka arritur të zbulojë IP-të e kompjuterëve nga këta persona kanë hyrë në llogarinë e Gjendjes Civile. Vendndodhja e përdoruesve është nga Britania e madhe dhe Shqipëria.

Read more:Media franceze ngre alarmin: Evropa i mbyll dyert, qeveria Rama i jep fond të majmë këngëtarit kontrovers

Nga një IP e lokalizuar në Tiranë, është bërë ndërhyrja në sistemin e gjendjes civile për të ndërruar në nëntor të 2025-ës, identitetin e një shqiptari të dënuar për mashtrim, 41-vjecarit Indrit Aliu, alias Kolleshi, në Davis Isaac.

Vlonjati, i cili është shpallur në kërkim për falsifikim të dokumenteve, dorëzoi në zyrën e njësisë 3 një dokument fals si të shtetit të Izraelit për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit të tij, dhe përmes tij, arriti që me ndërhyrjen në sistem përmes llogarisë aktive të ish-punonjësit, të marrë identitetin e ri.

Sipas dosjes hetimore, David Issac figuron me kontribute dhe i punësuar në 2 subjekte, Albanian Israel Development & Investment Corporation dhe “Lespipa”, ndërsa rezulton administrator i “Shalomsmile”, klinikë dentare, me 2 punonjës, vetë ai me pagë 153,167 lekë dhe bashkëshortja, nga e cila kishte marrë mbiemrin Kolleshi në 2021-shin.

Read more:Rekord parash nga emigrantët, 621 milionë euro në gjashtë muaj, por kursi i këmbimit ua zbeh vlerën

Me ndryshimin e emrit dhe mbiemrit, automatikisht ndryshoi mbiemër edhe vajza e tij e mitur, e lindur në 2022-shin. Në sistem figurojnë pasaporta të lëshuara me 2 emrat e tij të parë, si dhe certifikatat që dalin nga sistemi gjatë periudhës 2026 e njohin atë me emrin e ri, David Isaac.

Historia e tij është vetëm maja e ajsbergut. Më të njëjtin user janë ndryshuar identitete të personave të tjerë, janë bërë divorce, lidhje martesore, e bashkime familjare

Read more:“Sukses pavarësisht fushatave të shpifjes”/ Përplasje mes Izraelit dhe Spanjës gjatë Eurovisionit, Pedro Sanchez: Që lufta të mos jetë indiferente…

Rasti më flagrant, është ai i një të riu nga Lezha me mbiemrin Vokkri. Më 2 qershor të 2025-ës, ai ndërroi brenda ditës, së pari mbiemrin, duke e kaluar në Voki, më pas datëlindjen, duke u bërë fiktivisht 1 vit më i vogël, dhe sërish mbiemrin, duke kaluar në Malaj. Për të njëjtin janë bërë edhe veprime të tjera, duke u bashkuar në një certifikatë familjare me dy pjesëtarë me mbiemrin Malaj.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #AMP #Britania #Britania e madhe #David Isaac #Falsifikim dokumentesh #gjendje civile #Indrit Aliu #Israel #Tirane #username

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 5 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 17 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin