Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ PDK dorëzon në Kuvend nismën, kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Politikë

Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ PDK dorëzon në Kuvend nismën, kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

• 21 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i PDK-së ka proceduar në Kuvend kërkesën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza tha se Kosova po kalon ditë të vështira dhe se protestat e qytetarëve kundër vendimeve të Gjykatës Speciale nuk mund të injorohen. Sipas tij, as Kuvendi i Kosovës nuk mund të sillet sikur kjo çështje nuk ka ndikim në vend.

“Kjo gjykatë nuk është imponuar nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por është krijuar me Kushtetutën dhe ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës”, deklaroi Hamza.

Read more:Kosovë/ Asnjë rezultat pas takimit Hamza-Kurti, PDK mbetet në opozitë! Priten bisedime edhe me Abdixhikun

Ai u shpreh se procesi që çoi në krijimin e Dhomave të Specializuara nisi me raportin e Dick Martyt dhe rezolutën e Këshillit të Evropës, ku, sipas tij, në qendër të vëmendjes ishin pretendime të rënda ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj.

“Kosova mori një vendim të vështirë dhe veproi me bindjen se nuk kishte asgjë për të fshehur. Sot, pas më shumë se një dekade, ekziston një fakt që kërkon përgjigje. Në Dhomat e Specializuara nuk është ngritur një rast lidhur me pretendimet e Martyt”, tha Hamza.

Read more:Debati në Kuvend/ “Keni hallin tuaj, jo Ballukun”, Kapri sulmon Ramën: 1 vit Parlament, keni qenë vetëm 5 herë! Kryeministri: Ju ballistët…

Sipas tij, projektligji i propozuar nga PDK-ja nuk synon mbylljen e Dhomave të Specializuara dhe as pengimin e hetimeve apo proceseve që lidhen me mandatin e tyre.

“Nëse Kosova krijoi këtë Gjykatë me mision të posaçëm, a duhet që ky mision të ketë një kufi. Projektligji jep një përgjigje të qartë. Nuk kërkon mbylljen e Dhomave të Specializuara. Nuk kërkon që akuzat që lidhen me pretendimet për të cilat u krijuan Dhomat e Specializuara të mos hetohen. Ato raste do të vazhdojnë të jenë pjesë e mandatit të tyre. Kjo nuk është nismë për pandëshkueshmëri. Është nismë për të paracaktuar se kush ka të drejtë të gjykojë çfarë”, u shpreh ai.

Read more:“Le Monde” pas vendimit në Hagë: Gjykatë kontraverse, ka përdorur prova nga Beogradi

Hamza tha se projektligji trajton edhe çështjen e rasteve që aktualisht janë në proces gjyqësor në Hagë. Sipas tij, procedurat ekzistuese do të vazhdonin deri në përfundimin e fazës së Apelit.

“Sipas zgjidhjes së propozuar, procedurat aktuale vazhdojnë deri në përfundimin e fazës së Apelit, por nëse një rast rikthehet në rigjykim, ai nuk do të nisë nga e para në Hagë. Në atë moment zbatohet juridiksioni i ri dhe, kur të plotësohen kushtet, rasti do të kalojë për procedim në Kosovë”, deklaroi kryetari i PDK-së.

Lexo edhe
Politikë

“Shteti është bërë një me krimin e organizuar”/ Masa e SPAK për drejtuesen e SHISH, Gjekmarkaj: Rama të kthehet menjëherë dhe të nënshkruajë dorëheqjen

Politikë

“Paketa për Shqipërinë”/ Zhupa: Po përdoret ligji për t’i hapur rrugë interesave private, ja çfarë kërkon PD-ja

Tags: #Bedri hamza #Dhomat e specializuara #Dhomat e specializuara të kosovës #Hagë #Kosova #kosove #kuvend #Kuvendi i kosovës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Shteti është bërë një me krimin e organizuar”/ Masa e SPAK për drejtuesen e SHISH, Gjekmarkaj: Rama të kthehet menjëherë dhe të nënshkruajë dorëheqjen
  • “Paketa për Shqipërinë”/ Zhupa: Po përdoret ligji për t’i hapur rrugë interesave private, ja çfarë kërkon PD-ja
  • Bardhi kundër “Paketës së Maleve” dhe ligjit për Investimet Strategjike: 98% e lejeve i përfituan pesë oligarkë
  • “Famëzeza Hyseni, presion gjykatësve për rastin Balluku”/ Berisha: Nëse është në shoqërinë e Ramës, FBI dhe policia e SHBA ta arrestojnë! Shqiptarët t’i presin mandatin e arrestit Ramës
  • “S’shkonin pas Dajtit, por në mes të Tiranës! SHISH e kontrollonte Agasi”/ Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në jave te një lokal poshtë shtëpisë sime
Nga të njëjtat tag-e
  • SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
  • Mediumi gjerman kritikon Hagën: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit morën më pak
  • Dorëheqja e Ramës kërkesë e panegociueshme/ 115 ditë qëndresë! Qytetarët sërish në shesh, protestë kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion, ju erdhi fundi
  • Vendimi i Hagës për krerët e UÇK-së / Rama nga Michigan: Mort për së gjallë e pafuqi kombëtare përballë një “marre” ndërkombëtare! Refuzojmë varrosjen e 4 burrave
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 15 lexime · 3 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 10 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 8 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Shteti është bërë një me krimin e organizuar”/ Masa e SPAK për drejtuesen e SHISH, Gjekmarkaj: Rama të kthehet menjëherë dhe të nënshkruajë dorëheqjen

Pas masës së SPAK ndaj drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni ka reaguar deputeti i PD-së,…

• 17 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Paketa për Shqipërinë”/ Zhupa: Po përdoret ligji për t’i hapur rrugë interesave private, ja çfarë kërkon PD-ja

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilloi diskutimet mbi “Paketën për Shqipërinë”, nismë e Grupit…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Bardhi kundër “Paketës së Maleve” dhe ligjit për Investimet Strategjike: 98% e lejeve i përfituan pesë oligarkë

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm ka diskutuar dy nisma të Partisë Demokratike, që synojnë…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by