Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama mbron Ballukun e arreston protestuesit”/ Mërtiri: SPAK shpresa e vetme për vendin, aleatja më e madhe e protestave
Politikë

“Rama mbron Ballukun e arreston protestuesit”/ Mërtiri: SPAK shpresa e vetme për vendin, aleatja më e madhe e protestave

• 21 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti Ergys Mërtiri, në një intervistë në News24 komentoi çështjet aktuale politike.

Në lidhje me reformën territoriale, tha se Rama nuk po dëgjon askënd e se vendos nga mendja e tij.

Read more:Zgjedhjet në Serbi: Alarmi i fundit për Edi Ramën dhe kurthi i Kodit Zgjedhor

“Rama vazhdon që të mos dëgjojë askënd dhe bën çdo gjë që dëshiron vetë. Territorialja është e njëanshme. Rama e di shumë mirë se Europa ka interes që ta integrojë Shqipërinë në BE, sepse ka ndryshuar situata gjeo-politike. Kur bën një reformë territoriale, duhet të marrësh në konsideratë fjalën e atyre që janë në pushtetin vendor dhe jo të dëgjohet vetëm qeveria. Rama ka interes të fusë në dorë dhe bashkitë. Rama kërkon të centralizojë në pak duar gjithçka. Kjo që bën Rama është në kundërshtim me ndarjen e pushteteve dhe interesat qytetarëve. Edi Rama thotë se unë e di si do qeveriset, nuk e pyet fare qytetarin.Kjo do i kushtojë qytetarit, që do dëgjohet më pak. Kjo, sepse zëri i qytetarit i thotë të vërteta, që ai vetë nuk do që dëgjojë. Rama ka interesat e veta për të ngopur me para grupe të caktuara kriminale apo jo, që të mund të rrijë në pushtet sa më gjatë. Kryeministri nuk ka as një opozitë, që të mund të ruajë balancat.Sot jemi praktikisht pa opozitë e Rama tallet me shqiptarët. Vendi është paralizuar, sepse opozita ka zënë rrugën dhe nuk lejon lindjen e një opozite alternative. Ndërkombëtarët vetëm sa kanë bërë disa kritika për kryeministrin, sepse nuk kanë tjetër partner përpos tij”, tha Mërtiri.

Më tej, shtoi se qeveria duhet ta qepë gojën përballë SPAK.

Read more:“Ligji 21/2024 duhet shfuqizuar”, Ina Zhupa nga takimi Shqipëri-BE: Narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar dhe shkatërruar vendin

“Drejtësia duket e ndikuar ndonjëherë. Gjykata Kushtetuese duket që nuk merret vesh se çfarë bën. Qeveria dhe opozita kanë deklarata agresive ndaj SPAK, institucion i ngritur për të burgosur qeverinë, për të çuar njerëz me pushtet përpara drejtësisë. Qeveria duhet të qepë gojën përballë SPAK. Rama disa elementë të SPAK dhe i kontrollon, por nuk e ka futur dot në qese. Nuk ka një stepje të SPAK-ut, sepse shumë çështje nuk janë mbyllur ende. Unë e di se denoncimi i Arben Ahmetajt është marrë parasysh dhe është regjistruar padi penale. Unë shoh që ka njëfarë vullneti. Unë shikoj që Europa e ka seriozisht SPAK-un”, u shpreh Mërtiri.

Ergys Mërtiri nënvizoi se Rama është ai lloj politikani, që mbron korrupsionin e Belinda Ballukut dhe arreston protestuesit që gjuajnë me vezë.

Read more:Përplasja për pagat, ftesa e Ramës për tryezë/ Erl Murati: Kryeministri po tenton të përçajë magjistratët! Kur i erdhi “laku” ndryshoi qëndrim për drejtësisë

“Sigurisht që zëri i Europës është i rëndësishëm për Shqipërinë. Rama po përpiqet të frenojë SPAK-un me Komisionin Xhafaj. Rama mbron Ballukun dhe arreston protestuesit që gjuajnë me vezë. Rama duhet të qepë gojën dhe të mbajë presionin. Problemi tjetër është se edhe Berisha e sulmon SPAK-un. Unë mendoj se protestat kanë nisur nga puna e SPAK dhe këtë institucion kaq me rëndësi Berisha e sulmon, sikur është djalli. Berisha po bën maskarallëk. Rama dhe Berisha janë ortakë. Ardhja e zotit ambasador të SHBA-ve Ëendt do përmirësojë klimën, SHBA është pro SPAK-ut”, u shpreh Mërtiri.

Në fund, theksoi se SPAK është aleati më i madh i protestave.

Read more:“Nufi me bekimin e Ramës shiti armët e Ron Yeffet”/ PD: U shkelën ligjet e BE dhe NATO-s! I gjithë rrjeti të japë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë

“Protestat kanë ngjallur një klimë, që ndihmon SPAK-un për të shtyrë përpara hetimet që kanë në dorë. Njerëzit e Berishës janë futur në protestë dhe flasin kundër SPAK, por protesta dhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion janë aleatë të fortë me njëri-tjetrin”, përmbylli Mërtiri.

Lexo edhe
Politikë

U miratua të enjten në Kuvend/ Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ankimojnë në Kushtetuese ligjin e ri të pagave

Politikë

“KAYO, skemë mafioze”! Tedi Blushi: Ka suprimuar auditin dhe kontrollin kushtetues, ka përjashtuar prokurimin publik

Tags: #Edi Rama #Europa #Gjykata #gjykata kushtetuese #Institucion #opozita #padi #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U miratua të enjten në Kuvend/ Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ankimojnë në Kushtetuese ligjin e ri të pagave
  • “KAYO, skemë mafioze”! Tedi Blushi: Ka suprimuar auditin dhe kontrollin kushtetues, ka përjashtuar prokurimin publik
  • Nafta më e shtrenjta në Europë/ “Tregu jofunksional”, kreu i Konfindustria: Qeveria s’ka vullnet politik të përmirësojë situatën. Mungon roli rregullator i shtetit
  • “Ligji 21/2024 duhet shfuqizuar”, Ina Zhupa nga takimi Shqipëri-BE: Narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar dhe shkatërruar vendin
  • “News24 u dëbua me forcë nga ambientet e punës, për t’u vendosur KAYO”, Tabaku në KPSA: Është media që pasqyron qëndrimet e opozitës dhe qytetarëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon kandidaturën e ish-komisionerit të KPK, Lulzim Hamitajt!
  • U miratua të enjten në Kuvend/ Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ankimojnë në Kushtetuese ligjin e ri të pagave
  • “KAYO, skemë mafioze”! Tedi Blushi: Ka suprimuar auditin dhe kontrollin kushtetues, ka përjashtuar prokurimin publik
  • “Ligji 21/2024 duhet shfuqizuar”, Ina Zhupa nga takimi Shqipëri-BE: Narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar dhe shkatërruar vendin
  • U kalua të enjten e kaluar në Kuvend/ Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ankimojnë në Kushtetuese ligjin e ri të pagave
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 413 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 6 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Sarandë, ‘Tani i Rruzhdiut’ ekzekutohet sapo u ul për kafe, autorët me motor e skafandra, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për një plagosje në 2025-ën 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

U miratua të enjten në Kuvend/ Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ankimojnë në Kushtetuese ligjin e ri të pagave

Shoqatat e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen si antikushtetues të ligjit…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“KAYO, skemë mafioze”! Tedi Blushi: Ka suprimuar auditin dhe kontrollin kushtetues, ka përjashtuar prokurimin publik

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe deputeti Tedi Blushi ka deklaruar se Shqipëria po përballet me…

• 3 orë më parë • 11 min lexim
Politikë

Nafta më e shtrenjta në Europë/ “Tregu jofunksional”, kreu i Konfindustria: Qeveria s’ka vullnet politik të përmirësojë situatën. Mungon roli rregullator i shtetit

Kreu i Konfindustria Gjergj Buxhuku i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 foli për situatën e…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by