Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Zgjedhjet në Serbi: Alarmi i fundit për Edi Ramën dhe kurthi i Kodit Zgjedhor
Politikë

Zgjedhjet në Serbi: Alarmi i fundit për Edi Ramën dhe kurthi i Kodit Zgjedhor

• 10 Shtator, 2026 • 9 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Genc Burimi

Aleksandër Vuçiç më kot rezistoi gati dy vjet nga shpërthimi i protestës së rinisë serbe. Më 25 tetor 2026 do të ketë në këtë vend zgjedhje legjislative të parakohshme. Leksioni i parë është për Edi Ramën. Sado që të rezistojë edhe ai, fundin do ta ketë të pashmangshëm. Shqipëria ka marrë rrugën dhe ajo për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi është e vështirë të imagjinohet, në kushtet e protestave të sotme, që ky parlament të vazhdojë edhe tre vjet të tjera deri në zgjedhjet e radhës në verën e vitit 2029. Vuçiç i rezistoi gjatë protestës, siç përpiqet të veprojë Edi Rama, por serbi u vu shah-mat dhe pranoi të bënte zgjedhje të parakohshme kur BE-ja i preu rubinetin e parave me të cilat mbahen sot investimet publike në Serbi.
Në maj të këtij viti, Komisioni europian shpalli ngrirjen e një miliard e gjysmë euro grante dhe kredi të parashikuara për Serbinë për periudhën deri në vitin 2027. Kjo shumë bënte pjesë në fondin e përgjithshëm për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh, ku pjesa për qeverinë e Edi Ramës peshon gati një miliard euro deri në fund të vitit 2027. Pasoja e menjëhershme e “embargos ekonomike” të Brukselit ndaj Serbisë ishte humbja e këstit të parë të ndihmës evropiane këtë verë, me më shumë se 100 milionë euro që buxheti i Shtetit të Vuçiçit nuk do t’i merrte. Vuçiç u gjend kështu këtë verë i kapur midis dy zjarreve: protestat e studentëve në rrugë që nuk pushonin, dhe nga ana tjetër, buxheti i shtetit serb që po fillonte të ndjente mungesën e miliona eurove evropiane, gjë që mund ta çonte Serbinë në një krizë të thellë ekonomike përpara vitit 2027, kur do të mbaheshin zgjedhjet e rregullta. Duke shpallur datën e zgjedhjeve të parakohshme, presidenti serb ul tensionin e rrugës duke iu përgjigjur kërkesës për zgjedhje dhe njëkohësisht, i dërgon një sinjal Brukselit se dorëzohet, me shpresën që ndihma ekonomike evropiane për Serbinë të vazhdojë. Sigurisht, Evropa do të shohë nëse zgjedhjet do të jenë të rregullta para se ta hapë përsëri qesen.
Por ky shembull serb përbën një alarm për Edi Ramën, i cili zgjodhi ditët e fundit të bënte të njëjtën gafë që bëri Vuçiç me Evropën para disa muajsh, kur presidenti serb tepër i sigurt në vetvete i tregonte dhëmbët. Rama i trajtoi si “dembelë” deputetët e grupit të dytë më të madh në Parlamentin Evropian, ku bën pjesë edhe SPD-ja, pjesë e koalicionit qeverisës gjerman. Eshtë një trimëri që rrezikon ta paguajë shtrenjt. Pasi nëse Brukseli vendos t’i bëjë një ditë edhe Ramës presion për zgjedhje të parakohshme, Europa do ta ketë edhe më të lehtë se me Vuçiçin. Kjo jo vetëm sepse 1 miliard eurot e ndihmës për Shqipërinë janë më jetike për Ramën me një ekonomi më të dobët se ajo serbe, por sepse ndryshe nga drejtësia serbe, ajo shqiptare shihet si partnere e Perëndimit. Dhe akuzat e panumërta për korrupsion ndaj qeverisë së Ramës nuk mungojnë… Presion në rrugë, presion financiar, presion juridik, si për Vuçiçin dje, edhe për Ramën sot, çështja nuk është më “a do të ketë zgjedhje të parakohshme”, por “kur do të fiksohet data e mbajtjes së tyre”.

Read more:Bardhi akuza të forta ndaj Ramës për audiopërgjimin: Pse hesht për planin e mikut të tij për trafikun e armëve?

Kurthi i Kodit Zgjedhor: pse modeli serb mbron anonimatin e protestuesve, ndërsa ligji shqiptar i ekspozon ata?

Read more:Sekuestrohen në Portin e Durrësit 107.7 kg kanabis me THC të lartë, vlera rreth 1.2 mln €! Vinte nga Kanadaja, në kërkim 2 shqiptarë të Kosovës (VIDEO)

Thënë kjo, nuk ka asnjë garanci mbrapa se kauza e protestuesve do të triumfojë me zgjedhjet e parakohshme që ata kërkojnë. Në Serbi, manovrat e pushtetit kanë filluar tashmë. Vuçiç mund të bëjë lojën e Putinit: një herë president, një herë kryeministër. Por edhe protestuesit serbë po arrijnë të shfrytëzojnë mundësitë që u jep kodi zgjedhor serb, mundësi që nuk i kanë aspak protestuesit në Shqipëri në rast zgjedhjesh të parakohshme.
Në Serbi, deri më sot, studentët protestues nuk kishin krijuar asnjë parti apo lëvizje zyrtare për të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo për dy arsye. E para është taktike, si një strategji për të ruajtur anonimatin. Në Serbi nuk je i detyruar të krijosh parti dhe të shpallësh lista para se të ketë një datë zyrtare zgjedhjesh. Ky status fleksibël u lejon studentëve serbë të mbajnë të fshehtë organigramën dhe listën e kandidatëve të tyre deri në momentin e fundit për të shmangur presionet dhe frikësimet nga pushteti. Nëse do t’u duhej të krijonin një parti tradicionale shumë kohë përpara zgjedhjeve, protestuesit serbë do të ishin të detyruar të deklaronin themeluesit, statutet dhe drejtuesit zyrtarë në regjistrat publikë, duke u ekspozuar menjëherë ndaj presioneve, shantazheve dhe përpjekjeve të pushtetit për t’i përçarë. Komisioni Zgjedhor Serb (RIK) parashikon se, përveç partive politike të regjistruara dhe koalicioneve, një “grup qytetarësh” mund fare mirë të paraqitet në zgjedhje me një listë të plotë, pa asnjë regjistrim paraprak të detyrueshëm. Kushti i vetëm është mbledhja e të paktën 10.000 firmave të cilat certifikohen zyrtarisht nga një gjykatë ose noter pa u varur nga Komisioni qëndror i zgjedhjeve.
Në Shqipëri kjo është e pamundur. Sipas Kodit Zgjedhor shqiptar, një grup qytetarësh nuk mund të paraqesë një listë partie. Qytetarët mund të propozojnë vetëm kandidat individual të pavarur , një për një zonë zgjedhore, domethënë 12 gjithsej (me një maksimum prej 3.000 firmash për zonë). Jo vetëm që behet fjala për shumë pak kandidatë , por kurthi shqiptar është se emrat e komitetit nismëtar duhet të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) shumë kohë përpara datës së zgjedhjeve, saktësisht të paktën 70 ditë përpara. Pra, nëse Rama do të shpallte zgjedhje të parakohshme të rrufeshme, protestuesit nuk do të mund të regjistronin një listë të tyre mbarëkombëtare. Nëse fillojnë e krijojnë parti që tani, protestuesit do të bien në kurthin që evituan kolegët e tyre në Serbi: pushteti do të kishte emrat, adresat dhe strukturat e tyre, duke i përdorur për shantazh ose për t’i përçarë përpara kohe.

Read more:Harta e re me 46 bashki / Përvoja e 2014-ës si alarm: Bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët

Roli i partive politike të opozitës

Ka edhe një karakteristikë të dytë në zgjedhjet që do të mbahen tani në Serbi, e cila ndryshon nga Shqipëria. Në Parlamentin serb me 250 vende, në të cilin partia e Vuçiçit ka shumicën absolute, ekzistojnë një numër partish të opozitës me një total prej rreth 74 vendesh. Gati gjysma e këtyre partive të opozitës (kryesisht ato më të voglat dhe lëvizjet qytetare, që përfaqësojnë rreth 32 deputetë) kanë vendosur të mos hyjnë në zgjedhjet e 25 tetorit. Këtë “sakrificë” këto parti të opozitës, e bëjnë për t’i dhënë sa më shumë shanse Listës së Studentëve protestues që të fitojë dhe që votat e opozitës të mos shpërndahen. Përndryshe, nga përçarja do të përfitonte sërish pushteti i Vuçiçit. Megjithatë, blloqet më të mëdha të opozitës parlamentare serbe (si SSP dhe NPS) kanë vendosur të marrin pjesë me listat e tyre, duke argumentuar se nuk do të kishte kuptim qe parlamenti i ardhshëm serb të kishte vetëm dy ngjyra politike, atë të Listës së studentëve dhe atë të koalicionit të Vuçiçit. Të njëtin argument do të ketë në Shqipëri dhe partia demokratike si më e madhja e opozitës.

Read more:“Agasi ishte vetëm një mekanizëm”/ Tabaku zbërthen sistemin me tri kolona: Në krye qëndron Rama, faturën e paguajnë shqiptarët

Si konkluzion, perspektiva në Shqipëri nuk do të mund të jetë shumë më ndryshe se ajo në Serbi nëse ndërkombëtarët vendosin se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për të dalë nga kriza politike. Europa arriti imponojë qeveri teknike me kushtetutë në Maqedoni të Veriut, ajo arriti të imponojë zgjedhje të parakoshme në Serbi kundrejt çekut me miliona euro, përse Rama do të rezistonte ? Siç u analizua, edhe nëse lideri në pushtet i refuzon këto zgjedhje, perëndimorët kanë mjaftueshëm mjete presioni për ta “bindur”. Por nga ana tjetër, nëse zgjedhjet e parakohshme bëhen, protestuesit në Shqipëri kanë më pak shanse ligjore për të marrë pjesë si listë më vete sesa kolegët e tyre në Serbie. Shansi i vetëm për protestuesit ose lëvizjet e reja në Shqipëri do të ishte që reforma e kodit zgjedhor në diskutim e sipër të votohet sa më shpejt, por duke parashikuar paraprakisht në të, të njëjtën lehtësi që ka një “grup qytetarësh” në Serbi. Në Shqipëri po ashtu, duhet lejuar pjesëmarrja në zgjedhje pa qenë i detyruar të rregjistrohesh me muaj përpara. Nëse protestuesit në Shqipëri do e kenë mundësinë të rregjistrojnë listën (listat) e tyre në momentin kur hapet zyrtarisht fushata zgjedhore, ata mund t’i krijonin një surprizë të rrufeshme dhe fatale pushtetit të Edi Ramës, falë po ashtu dhe koalicioneve pas-zgjedhore që mund të krijohen…

Read more:Çfarë prone mund të blesh me buxhete të ndryshme në Tiranë

Lexo edhe
Politikë

103 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish sot para Kryeministrisë, vijon aksioni kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Politikë

“Mbi 100 ditë protesta”/ Media Zvicerane: Shqiptarët kërkojnë arrestimin e Ramës! Demonstratat kanë tërhequr vëmendje në mbarë botën

Tags: #Buxheti #buxheti i shtetit #Dhëmbët #Edi Rama #Ekonomi #euro #Europa #Evropa

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 103 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish sot para Kryeministrisë, vijon aksioni kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen
  • “Mbi 100 ditë protesta”/ Media Zvicerane: Shqiptarët kërkojnë arrestimin e Ramës! Demonstratat kanë tërhequr vëmendje në mbarë botën
  • Mbyllet tubimi i 102, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë
  • 102 ditë protestë/ Nuk ndalen protestuesit, vazhdojnë marshimin
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit ulen tek Kryqëzimi tek 21 Dhjetori, bllokojnë qarkullimin e mjeteve
Nga të njëjtat tag-e
  • “Mbi 100 ditë protesta”/ Media Zvicerane: Shqiptarët kërkojnë arrestimin e Ramës! Demonstratat kanë tërhequr vëmendje në mbarë botën
  • Iu sekuestrua vila në Palasë/ PD: SPAK t’i kërkojë sërish Kuvendit heqjen e imunitetit të Ballukut, t’i hapet rrugë arrestimit! Test për integrimin në BE
  • Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO)
  • Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO)
  • “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit thirrje të fuqishme në rrugët e Tiranës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO) 19 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 12 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Has/ Plagosje me armë zjarri në Krumë, në kërkim autori 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Sarandë/ Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lokaleve të natës dhe plazheve, lihen në burg 20 personat e arrestuar! Mes tyre edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Në QSUT kryhet për herë të parë trombektomia mekanike, ndërhyrja që u jep më shumë shanse pacientëve me goditje në tru (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

103 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish sot para Kryeministrisë, vijon aksioni kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Qytetarët pritet të mblidhen sërish këtë të enjte para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 103-të të protestës kundër…

• 31 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Mbi 100 ditë protesta”/ Media Zvicerane: Shqiptarët kërkojnë arrestimin e Ramës! Demonstratat kanë tërhequr vëmendje në mbarë botën

Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në bregdet…

• 31 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Mbyllet tubimi i 102, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë

Protestuesit kanë përfunduar marshimin e ditës së 102 të tubimit kundër qeverisë. Me thirrjen “Nesër më shumë, në…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by