Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “News24 u dëbua me forcë nga ambientet e punës, për t’u vendosur KAYO”, Tabaku në KPSA: Është media që pasqyron qëndrimet e opozitës dhe qytetarëve
Politikë

“News24 u dëbua me forcë nga ambientet e punës, për t’u vendosur KAYO”, Tabaku në KPSA: Është media që pasqyron qëndrimet e opozitës dhe qytetarëve

• 21 Shtator, 2026 • 7 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ngriti në KPSA shqetësimin për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri, duke u ndalur veçanërisht te presionet dhe sulmet ndaj News24 dhe mediave të tjera.

Tabaku deklaroi se rastet e incidenteve ndaj medias janë rritur ndjeshëm, nga 24 një vit më parë në 45 gjatë periudhës së fundit. Sipas saj, përkeqësimi i treguesve të lirisë së medias shkon paralelisht me dobësimin e standardeve demokratike në vend.

“Sulmet ndaj mediave që mbajnë qëndrim kritik ndaj mazhorancës përbëjnë një element veçanërisht shqetësues. Mediat që kanë pasqyruar zërat kundër qeverisë dhe protestat e qytetarëve janë përballur me presione të drejtpërdrejta”, u shpreh Tabaku.

Ajo përmendi rastin e News24, e cila u largua me forcë nga ambientet që i ishin dhënë në përdorim, për t’i hapur rrugë vendosjes së kompanisë KAYO. Sipas Tabakut, ndërhyrja ndaj News24 është edhe më shqetësuese për faktin se kjo media ka pasqyruar qëndrimet e opozitës dhe protestat qytetare.

Tabaku solli në vëmendje edhe sulmet dhe targetimin e Syri TV, një prej mediave opozitare dhe kritike ndaj qeverisë, si dhe rastin e Euronews Albania, së cilës iu mbyll një prej rrjeteve sociale në një periudhë kur po luante rol të rëndësishëm në pasqyrimin e protestave.

Read more:“Ky sistem duhet rrëzuar”/ Tabaku: 34 mln euro për KAYO-n, shqiptarët mezi paguajnë muajin

“Rastet e Syri TV, News24 dhe Euronews Albania tregojnë vështirësitë me të cilat përballen mediat në Shqipëri për shkak të linjës së tyre editoriale. Media nuk mund të ndëshkohet vetëm sepse investigon, kritikon qeverinë apo u jep zë qytetarëve”, theksoi ajo.

Deputetja demokrate kritikoi gjithashtu rrëzimin nga mazhoranca të propozimit të opozitës për forcimin e mbrojtjes së gazetarëve nga kërcënimet dhe paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike, të njohura si SLAPP. Tabaku nënvizoi se nisma kishte edhe mbështetjen e Bashkimit Europian, por u refuzua në Kuvend.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për pavarësinë e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të Radio Televizionit Shqiptar, si dhe për kufizimin e hapësirës së opozitës në transmetuesin publik, pavarësisht detyrimeve që burojnë nga ligji.

Duke falënderuar përfaqësuesit e Parlamentit Europian për kontributin e tyre në çështjet e medias, Tabaku theksoi se Shqipërisë nuk i mjafton miratimi formal i disa ligjeve.

Read more:“News24 u nxor përdhunshëm nga godina”, Gjekmarkaj denoncon në Kuvend: Aty duhet të ishte KAYO, që të grabisë Ron Yeffet

“Liria e medias nuk sigurohet vetëm me një apo dy ligje. Ajo kërkon vullnet politik, institucione të pavarura dhe fundin e kulturës së sulmeve nga kryeministri dhe mazhoranca sa herë që nuk u pëlqen ajo që mediat investigojnë. Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për transparencë, liri dhe llogaridhënie”, përfundoi Tabaku.

Deklarata e plotë:

Problemet që lidhen me të drejtat e njeriut, duke nisur nga e drejta e pronës dhe paraburgimet e deri te protesta gjatë së cilës janë dhunuar qytetarë, përfshirë edhe gazetarët, kanë qenë pjesë e debatit dhe diskutimeve në Shqipëri.

Dua të falënderoj kolegët e Parlamentit Europian për kontributin e tyre në lidhje me situatën e medias. Kjo situatë nuk është aspak e mirë, por fatkeqësisht nuk është as e re për Shqipërinë. Nuk bëhet fjalë për një çështje që mund të zgjidhet menjëherë me miratimin e një apo dy ligjeve, sepse mbi të gjitha nevojitet vullnet politik.

Gjatë këtyre viteve kemi parë një përkeqësim të situatës së medias. Numri i incidenteve është rritur në 45, nga 24 që ishte një vit më parë. Kemi parë gjithashtu përkeqësim të treguesve të lirisë së medias dhe të demokracisë, të cilët janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.

Një pjesë e kësaj situate lidhet me protestat, por edhe me presionin ndaj zërave kritikë kundër qeverisë. Kjo ndodh pikërisht në një kohë kur Parlamenti po diskuton një paketë ligjore për median, si pjesë e procesit të integrimit europian.

Read more:Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ PDK dorëzon në Kuvend nismën, kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Në komisionin e drejtuar nga opozita, i cili mbulon çështjet e medias dhe të drejtave të njeriut, kemi shprehur angazhimin dhe gatishmërinë tonë maksimale për të mbështetur ndryshimet ligjore në fushën e medias dhe për të kontribuar në hartimin e ligjeve.

Për fat të keq, kontributi ynë dhe propozimet ligjore për mbrojtjen e gazetarëve janë zhvlerësuar nga qeveria. Mazhoranca e rrëzoi në Kuvend propozimin e opozitës, megjithëse ai kishte mbështetjen e Bashkimit Europian. Në këtë mënyrë u refuzua një mburojë e nevojshme për gazetarët përballë kërcënimeve, padive strategjike SLAPP dhe formave të tjera të presionit.

Elementi i ri dhe veçanërisht shqetësues për periudhën që po raportojmë janë sulmet ndaj mediave kritike ndaj mazhorancës dhe ndaj atyre që kanë pasqyruar protestat.

Le të kujtojmë rastin e News24, e cila u largua me forcë nga ambientet që i ishin dhënë në përdorim, për t’u vendosur aty kompania KAYO. Sot News24 është një prej mediave që pasqyron qëndrimet e opozitës dhe protestat qytetare.

Read more:Rregullorja e re e GJKKO-së, BE për Report Tv: E rëndësishme transparenca e gjyqeve! Do monitorojmë procesin, të gatshëm të ofrojmë ekspertizë

Kemi gjithashtu rastin e medias opozitare Syri TV, e cila është sulmuar dhe targetuar. Po kështu, Euronews Albania u përball me mbylljen e një prej rrjeteve të saj sociale, megjithëse edhe ajo ka qenë një zë i rëndësishëm në pasqyrimin e protestave të qytetarëve, ashtu si Syri TV dhe News24.

Këto raste tregojnë vështirësitë me të cilat përballen mediat në Shqipëri dhe presionin që ushtrohet ndaj tyre për shkak të linjës editoriale.

Dua të ngre gjithashtu dy shqetësime që lidhen me pavarësinë e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të Radio Televizionit Shqiptar. Këto çështje kanë qenë pjesë e debatit parlamentar, ku ne kemi shprehur angazhimin maksimal për të gjetur zgjidhje. Një shqetësim tjetër është hapësira që i jepet opozitës në media, përfshirë RTSH-në, pavarësisht se përfaqësimi i saj garantohet me ligj.

Raportet ndërkombëtare kanë evidentuar gjatë vitit të fundit raste të intimidimit të gazetarëve dhe bllokimit të mediave investigative, të cilat kanë luajtur rol aktiv në pasqyrimin e protestave.

Read more:Rregullorja censuruese e GJKKO, kreu i avokatëve për Report Tv: Vijon bojkoti, do mblidhemi sërish, radikalizojmë qëndrimin tonë

Nuk duhet të harrojmë se një vit më parë u bllokua TikTok-u. Në këtë mënyrë, një pjese të madhe të të rinjve dhe votuesve iu mohua një platformë informimi dhe komunikimi. Kjo çështje është evidentuar edhe në raportin e OSBE/ODIHR-it.

Shqipëria ka sot, më shumë se kurrë, nevojë për transparencë, liri dhe llogaridhënie. Ne, si opozitë, kemi gatishmërinë të jemi pjesë e këtyre reformave. Megjithatë, nuk duhet harruar se niveli i perceptimit të rrezikut mes gazetarëve në vendin tonë ka arritur në 83 për qind.

Jam e bindur se zoti Tarquinio, duke pasur një përvojë të gjatë në fushën e medias, e kupton situatën reale për të cilën po flasim.

Prandaj besoj se raporti për median nuk duhet ta trajtojë këtë vetëm si një çështje ligjesh. Mbi të gjitha, kjo është një çështje e vullnetit politik. Kultura e sulmeve nga kryeministri dhe mazhoranca sa herë që nuk u pëlqen ajo që mediat investigojnë duhet të marrë fund.

Lexo edhe
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Tags: #Gazetarët #Hapesira #Jorida Tabaku #kayo #Kompania #Kultura #kuvend #liria e medias

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian
  • Microsoft ofron largim vullnetar nga puna për 60 mijë punonjës, kompania vijon riorganizimin e stafit
  • Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro
  • Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin