Tbilisi, Gjeorgji – Marko Kepi, shqiptaro-amerikan, pjesëtar i Trupave të Marinës së Shteteve të Bashkuara (U.S. Marines) dhe oficer i Policisë së Nju Jorkut (NYPD), është nderuar nga Parlamenti i Gjeorgjisë me një Certifikatë Mirënjohjeje dhe një çmim të veçantë për kontributin dhe mbështetjen e tij ndaj diasporës gjeorgjiane.
Gjatë vizitës së tij në Gjeorgji, Kepi zhvilloi takime dhe biseda të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve shtetërore, duke krijuar miqësi të reja dhe duke forcuar lidhjet ndërmjet komuniteteve shqiptare, gjeorgjiane dhe amerikane.
Kepi shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj Giorgi Tabatadze, Drejtor i Drejtorisë për Çështjet Ndërkombëtare Ligjore, Konsullore dhe të Diasporës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, për mbështetjen dhe mikpritjen gjatë vizitës.
Read more:Muhaxheri pret kampionen evropiane Distria Krasniqi, vlerëson suksesin në Tbilisi
Një falënderim të veçantë ai i drejtoi Kryetarit të Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, si dhe deputetit Irakli Zarkua, Kryetar i Komitetit të Diasporës, për vlerësimin dhe nderimin e dhënë.
Si shqiptaro-amerikan, ushtarak amerikan dhe oficer i NYPD-së, Marko Kepi u shpreh krenar për mundësinë që të vazhdojë të ndërtojë ura miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve, gjeorgjianëve dhe amerikanëve.
Read more:Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
Ky vlerësim përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në angazhimin e Marko Kepit për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve dhe mbështetjen e diasporave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.




