Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Berisha takimin me eurodeputetin Tarquinio: Shqipëria po përballet me pasoja të rënda nga narkoshteti
Politikë

Berisha takimin me eurodeputetin Tarquinio: Shqipëria po përballet me pasoja të rënda nga narkoshteti

• 22 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi ditën e djeshme në selinë e PD-së një takim me eurodeputetin Marco Tarquinio, kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin.

Gjatë takimit, lideri demokrat e informoi eurodeputetin për shqetësimet e opozitës mbi situatën politike, ekonomike dhe kriminale në vend. Berisha e cilësoi narkoshtetin si problemin kryesor të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama për lidhje me strukturat e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Berisha theksoi se në takim u diskutua edhe ndikimi që këto zhvillime kanë në ekonomi. Lideri demokrat e vuri theksin mbi zhvlerësimin e euros dhe dollarit, rënien e prodhimit industrial, rritjen e sektorit të ndërtimit, si dhe emigracionin dhe rënien e lindjeve.

Read more:“I marrin paratë nga xhepat tuaj dhe i çojnë te Kopshti Eden”/ Osman Stafa: Pensionistët marrin ilaçe me lekë borxh, ky është momenti i shqiptarëve

Berisha theksoi gjithashtu se dosje gjyqësore kanë evidentuar lidhje mes strukturave të trafikut të drogës dhe zyrës së kryeministrit.

Në përfundim të takimit, kreu i PD-së tha se problemi nuk mund të zgjidhet vetëm përmes hetimeve të prokurorëve dhe kërkoi masa politike. Ai përsëriti qëndrimin e opozitës për krijimin e një qeverie teknike, duke e cilësuar atë si kusht për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Read more:Vlorë/ Përfundon loti i parë i rrugës së Smokthinës, deputeti socialist Sinaj: Selenica të qëndrojë bashki më vete!

Reagimi i plotë:

Të dashur miq,

Dje prita në një takim në selinë e PD, eurodeputetin Marco Tarquino, Kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri – BE për Stabilizim-Asocimit. Zoti Tarquino është një mik i Shqipërisë, që i përket grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.

E informova eurodeputin Tarquino se për Shqipërinë sot problemi më madhor me pasoja shkatërrimtare mbi demokracinë, ligjin, shoqërinë dhe ekonominë e Shqipërisë është narkoshteti i kryesuar nga Edi Rama, i pari dhe i vetmi në Evropë. Në këtë kuadër, sot Shqipëria është eksportuesja kryesore e kanabisit në Evropë. Kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit kryesorë të kokainës dhe ndër aksionerët kryesorë të tregut të saj në Evropë. Në Shqipëri ato administrojnë portet, të cilat aktualisht janë porte të lira për drogën.

Read more:Vlora Hyseni akuzohet se favorizonte Agasin/ A është cënuar siguria kombëtare? Noka: Ja çfarë ka dalë nga Shërbimi Informativ i Shtetit! Satelitët e Ramës i përdorin 2 bandat kryesore

Kartelet shqiptare të drogës në Shqipëri dhe në Amerikën Latine kanë lidhje direkte jo vetëm me policinë, gjykatat e prokurorinë, por kanë lidhje direkte të faktuara edhe me kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Ramën, i cili pret në zyrë përfaqësuesit e Sinaloas dhe, në kundërshtim me ligjin, u jep licencë për kazino dhe hotel me pesë yje. Dosjet gjyqësore kanë faktuar se zyra e kryeministrit organizon takime trilaterale, si për shembull në Aruba, mes trafikantëve të drogës, ndërtuesve shqiptarë dhe përfaqësuesve të tij direktë.

Pasojat më të rënda të narkoshtetit janë në ekonominë e vendit. Në Shqipëri, më shumë se në çdo vend tjetër në botë, janë zhvlerësuar euro dhe dollari. Monedhat më të fuqishme në planet janë zhvlerësuar përkatësisht me 32% dhe 35%, e po aq janë zhvlerësuar edhe eksportet e vendit. Për rrjedhojë, prodhimi industrial në Shqipëri, sipas Eurostat-it, ka rënë me 15.3%. Kurse treguesi i ndërtimit, sektor ku lahen paratë e drogës, është tri herë më i lartë se mesatarja e BE-së.

Read more:“SPAK të shkojë te kreu i organizatës kriminale”/ Noka: Rama nuk fshihet dot më pas përgjegjësisë individuale. Hapi i ardhshëm i kryeministrit…

Pasojat më të rënda të narkoshtetit pasqyrohen me shokun demografik të pashembullt në historinë tonë. Po sipas Eurostat-it, në 10 vitet e fundit emigruan vetëm në zonën Schengen 1,099,000 qytetarë. Nëse shtohen edhe ata që kanë emigruar në zona të tjera, del se 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi. Regjistri i Gjendjes Civile tregon se lindjet sot kanë rënë nën nivelin e 100 viteve më parë, kur Shqipëria kishte nën 1 milion banorë.

Problemi madhor lidhur me narkoshtetin qëndron te mohimi i tij, dhe në fakt ky mohim është mbështetje e tij, me dashje apo pa dashje. Po kështu, ideja se narkoshteti në Shqipëri mund të çmontohet nga dy apo tre prokurorë nuk është aspak realiste. Qëndrime të hapura politike kundër tij dhe masa të tjera ndaj regjimit janë të domosdoshme.

Lexo edhe
Politikë

“Vlora Hyseni ushtare e shpifur e krimit të organizuar, Proda me super sniper në banesë”/ Berisha: Balluku, Agasi dhe Beqiri kanë vepruar nën urdhrat e Ramës

Politikë

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Rama të japë dorëheqjen, po vidhni pa pikë turpi

Tags: #aruba #Edi Rama #Ekonomi #euro #eurostat #Kryesore #Monedhat #pasojat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Vlora Hyseni ushtare e shpifur e krimit të organizuar, Proda me super sniper në banesë”/ Berisha: Balluku, Agasi dhe Beqiri kanë vepruar nën urdhrat e Ramës
  • Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Rama të japë dorëheqjen, po vidhni pa pikë turpi
  • Qytetarët mbushin Sheshin Skënderbej, nis dita e 115 e protestës kombëtare
  • “Ku ndodhet Vlora Hyseni? S’ka asnjë reagim apo shpjegim!” – Belind Këlliçi: Rama do të firmosë shkarkimin e një fantazme të arratisur!
  • Urdhër-arresti ndaj Vlora Hysenit, AFP: Një tjetër goditje për Ramën, qeveria përballet me tronditje të madhe politike
Nga të njëjtat tag-e
  • “Vlora Hyseni ushtare e shpifur e krimit të organizuar, Proda me super sniper në banesë”/ Berisha: Balluku, Agasi dhe Beqiri kanë vepruar nën urdhrat e Ramës
  • “Ku ndodhet Vlora Hyseni? S’ka asnjë reagim apo shpjegim!” – Belind Këlliçi: Rama do të firmosë shkarkimin e një fantazme të arratisur!
  • Urdhër-arresti ndaj Vlora Hysenit, AFP: Një tjetër goditje për Ramën, qeveria përballet me tronditje të madhe politike
  • “Tjetër goditje për qeverinë! Pas Ballukut, Rama shkarkon Vlora Hysenin”/ Reuters: BE po sheh me vëmendje mënyrën si kryeministri trajton rastet e korrupsionit
  • “Ka rënë siguria kombëtare”/ Rezart Kthupi për urdhër-arrestin e drejtueses së SHISH: Tronditëse, Hysenaj bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Vlora Hyseni ushtare e shpifur e krimit të organizuar, Proda me super sniper në banesë”/ Berisha: Balluku, Agasi dhe Beqiri kanë vepruar nën urdhrat e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë “Foltores së…

• 4 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Rama të japë dorëheqjen, po vidhni pa pikë turpi

Pasi kanë qëndruar për pak kohë në Sheshin Skënderbej, protestuesit janë nisur drejt Kryeministrisë. Me flamuj në duar,…

• 4 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Qytetarët mbushin Sheshin Skënderbej, nis dita e 115 e protestës kombëtare

Ka nisur edhe sot në 22 shtator protesta kombëtare kundër qeverisë, e 115-ta me radhë. Qytetarët kanë mbushur…

• 4 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by