Fier –Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Pojanit në afërsi të Parkut të Apolonisë.
Shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje, ndërkohë ka nisur ndërhyrja nga ajri.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
lajm ne perditesim…
Zjarr në fshatin Jorgucat të Gjirokastrës, flakët u përhapën pas rënies së rrufesë në majë të malit
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Jorgucat të Bashkisë Dropull të Gjirokastrës.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët nisën pas rënies së një rrufeje në majën e malit dhe u përhapën me shpejtësi.
Menjëherë në terren u angazhuan zjarrfikësit, të cilët po luftojnë me flakët, që po favorizohen edhe nga era e fortë.
Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Delisuf të Vlorës, flakët djegin sipërfaqe të mëdha me pemëtari dhe një stallë bagëtish
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë edhe fshatin Delisuf, në Njësinë Administrative Novoselë, në Vlorë.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët, të favorizuara edhe nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në zonë, ndërsa zjarrfikësit vijojnë përpjekjet për shuarjen e tyre.
Nga zjarri janë përfshirë kryesisht sipërfaqe me pemëtari, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe një stallë bagëtish.
Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur bagëti brenda, por balla bari për bagetinë.
Pamjet tregojnë sipërfaqe të mëdha të djegura, ndërkohë në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët po punojnë krah zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët.




