Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Vlora Hyseni ju fiku radarët e shtetit!”/ Gazment Bardhi: Ia keni dorëzuar me vetëdije shtetin gupeve kriminale! Agasi solli 12 deputetë në Kuvend me urdhër të Ramës
Politikë

“Vlora Hyseni ju fiku radarët e shtetit!”/ Gazment Bardhi: Ia keni dorëzuar me vetëdije shtetin gupeve kriminale! Agasi solli 12 deputetë në Kuvend me urdhër të Ramës

• 24 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke u ndalur te çështja e drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.

Bardhi tha se opozita kishte paralajmëruar më herët për emërimin e Hysenit, ndërsa akuzoi mazhorancën se në atë kohë i kishte kundërshtuar pretendimet e opozitës.

“E kuptoj sikletin tuaj që një nga çështjet më të rënda në Shqipëri ta trajtoni duke mbrojtur një të papërgjegjshme, sepse asnjë i përgjegjshëm nuk mund ta marrë fjalën dhe të flasë për 1994, kur sot në 2026 Shqipëri, vend i NATO-s, është provuar”, deklaroi Bardhi.

Ai iu referua gjithashtu pretendimeve të mëparshme të opozitës se Vlora Hyseni ishte emëruar për t’i shërbyer interesave të grupeve kriminale.

Read more:Takimi i Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Bardhi: Parlamenti refuzon komisionet hetimore, opozitës po i mohohen instrumentet e kontrollit

“Qeshnit atëherë kur ju thonim që Vlora Hyseni është emërim i Agasit, për t’i shërbyer krimit. Ju qeshnit dhe thonit: Rama zgjedh më të mirët. Ku e keni Edi Ramën sot?”, tha Bardhi.

Më tej, kreu i grupit parlamentar të PD-së ngriti akuza lidhur me pretendimet se Hyseni kishte ndihmuar persona të lidhur me botën e krimit.

“Hyseni jo vetëm ndihmonte kreun e organizatës t’i arratisej drejtësisë, por i thoshte: ‘Thuaju çunave të jenë të qetë, sepse për ty i fik radarët e shtetit’. Dhe vërtetë ia ka fikur radarët shtetit”, u shpreh Bardhi.

Read more:“Rama jep dorëheqjen”! Protesta e 116-të në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Shteti ka rënë

Ai e cilësoi situatën si një tregues të asaj që e quajti “narkoshtet”, duke akuzuar qeverinë se ka lejuar grupe kriminale të ndikojnë në funksionimin e institucioneve.

“Nëse kryeministrin e urdhërojnë grupet kriminale, këtu nuk ka më shtet. Ky është antishteti, ku narkosi cakton ministrat, drejtorët e agjencive kryesore në vend, drejtorinë e Kadastrës. Ia keni dorëzuar me vetëdije shtetin grupeve kriminale, sepse dini që janë ato që ju mbajnë në pushtet”, deklaroi Bardhi.

Bardhi përmendi edhe emrin e biznesmenit Ergys Agasi, duke pretenduar se ai ka pasur ndikim në politikë dhe në radhët e Partisë Socialiste.

Read more:“Kush ka punë me SPAK, e shkarkojmë”/ Poli Hoxha: Kryeministri me dy standarde, pse e mbron korrupsionin e Ballukut?

“A nuk ishte Agasi ai që ka sjellë në sallë 12 deputetë të PS? Me porosi direkte të Ramës, me SMS, ju e dini këtë”, tha ai.

Në përfundim, Bardhi tha se kritikat e tij nuk janë ndaj Partisë Socialiste si forcë politike në tërësi, por ndaj mënyrës se si, sipas tij, është transformuar qeverisja.

“Krimi nuk ka punë me PS-në. PS dhe PD janë asete kombëtare, me të mira e të këqija. Si mund ta shndërroni në organizatë kriminale? Ka bërë gjëra të këqija, por më parë ka bërë edhe të mira.
Çfarë duhet të ndodhë më në këtë vend që Rama të vijë e të japë dorëheqjen?”, përfundoi Bardhi.

Lexo edhe
Politikë

“Ballukut do t’i dalin të tjera vila, brenda dhe jashtë vendit! Pse Vlora Hyseni s’kishte zv/drejtor? Plani ishte i qartë”, Këlliçi: Agasi pa Ramën është askushi

Politikë

Denoncimi i qytetarit nxjerr emrin e “gruas së radhës” të Ergys Agasit në administratë: Kishin bashkëpunim. Zyrtarja gjobiste biznese që nuk kishin shkelje

Tags: #ergys agasi #gazment bardhi #grupe kriminale #Krimi #Kryesore #kuvend #Nato #opozita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Ballukut do t’i dalin të tjera vila, brenda dhe jashtë vendit! Pse Vlora Hyseni s’kishte zv/drejtor? Plani ishte i qartë”, Këlliçi: Agasi pa Ramën është askushi
  • Denoncimi i qytetarit nxjerr emrin e “gruas së radhës” të Ergys Agasit në administratë: Kishin bashkëpunim. Zyrtarja gjobiste biznese që nuk kishin shkelje
  • Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje/ Kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen
  • Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit!
  • Nga AKSHI te implikimi i ish-kreut të SHISH me Agasin/ “Kush mund ta besojë që Rama nuk dinte?!”, Këlliçi: Kanë rënë të gjitha kolonat e shtetit, duhet të japë dorëheqjen!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ballukut do t’i dalin të tjera vila, brenda dhe jashtë vendit! Pse Vlora Hyseni s’kishte zv/drejtor? Plani ishte i qartë”, Këlliçi: Agasi pa Ramën është askushi
  • Denoncimi i qytetarit nxjerr emrin e “gruas së radhës” të Ergys Agasit në administratë: Kishin bashkëpunim. Zyrtarja gjobiste biznese që nuk kishin shkelje
  • “Ka gjyqtarë që shkonin te Ergys Agasi”, Këlliçi: Në dosje janë të implikuar politikanë e prokurorë, do ta shihni…
  • Mediat: SPAK do marrë në pyetje dhe kreun e sapo komanduar të SHISH dhe drejtorin e operacioneve! ‘U kapën duke fshirë serverët e SHISH?!’
  • “Pa garë e transparencë”/ Tabaku: Rama po përgatit “KAYO”-n në shëndetësi, shqiptarët paguajnë gjysmën e faturës nga xhepi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Vlora Hyseni nën arrest, Balliu: Kam pyetur SHISH për raportet e zyrtarëve të institucionit me Ergys Agasin! Siguria kombëtare e vendit ka rënë 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Ballukut do t’i dalin të tjera vila, brenda dhe jashtë vendit! Pse Vlora Hyseni s’kishte zv/drejtor? Plani ishte i qartë”, Këlliçi: Agasi pa Ramën është askushi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza të forta ndaj biznesmenit Ergys Agasi, duke pretenduar se…

• 25 minuta më parë • 7 min lexim
Politikë

Denoncimi i qytetarit nxjerr emrin e “gruas së radhës” të Ergys Agasit në administratë: Kishin bashkëpunim. Zyrtarja gjobiste biznese që nuk kishin shkelje

Një denoncim anonim ka ngritur pretendime në lidhje me ish-drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës, Ina…

• 25 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje/ Kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e 29 shtatorit, e parashikuar të…

• 25 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by